Faqja e Blendi Fevziut ka bërë një shënim, pas publikimit të disa fotove të Ben Blushit nga ana e Sali Berishës.
Bëhet fjalë për një takim që Blushi ka zhvilluar me gjyqtarin Dvorani dhe që sipas Berishës dhe mediave pranë PD-së, ka pasur si qëllim gjyqin e Vjollca Hoxhës për pronësinë e TCH.
“Ben Blushi ka gati 1 vit që është shkëputur nga jeta politike në vend.
Prej disa muajsh ai i është rikthyer “dashurisë së vjetër” gazetarisë, duke drejtuar një prej mediave më të mëdha në vend siç është Top Channel.
Por edhe pse ai vendosi të mos ishte më protagonist në jetën publike, duket se mediat kërkojnë ta rikthjenë në vëmendje, madje duke shkelur edhe rregullat bazike të privatësisë.
Duket se Ben Blushi po “përgjohet” në mënyrë aspak korrekte, nga njerëz anonim të cilët çdo takim të tijin nëpër vende publike, po e kthejnë në lajm dite.
Rasti më flagrant, ishte një shkrepje nga video e kamerës së sigurisë së një hoteli, ku Blushi takohej me një person që thuhet se është gjyqtar. Pa kurrëfarë informacioni, e shesin si një “kapje mat”, a thua ish-deputeti është një njeri pa jetë sociale, dhe çdo takim i tiji me njerëz është befasi për ata që e njohin.
Por akoma më e rëndë është fakti se pamjet janë marrë në mënyrë të paprecendetë nga kamerat e sigurisë së hotelit, vepër kjo e cila është e dënueshme edhe me ligj.
Ky është një rast skandaloz, i cili tregon shumë se sa lehtësisht e cenueshme është privatësia e një individi, ku edhe pse është një rast i pastër i shkeljes së ligjit, askush nuk merr masa”, thuhet në shënim.(TemA)
O gazetari Blendi, shkruhet “rregullat baze” dhe jo bazike..bazike ka kuptim ne kimi. mire o gazetar ? Dy fjalite e para te lexova dhe nuk ja vlente te shkoja me tej te lexoja mediokritete!
“Skandal” shkruan Tema e Rilindjes qe ka ulur gazetarine ne banalitet medirokritet
Ju lumte per denoncimin
Nxirni fariun duke ngene pilaf dhe beni editorial opoziten
Blushi dhe te tjeret nuk kane jete private pervec se ne shtepite e tyre!
Nuk thone kot ; QENI LEH ATJE KU E USHQEJNE:
Po paska edhe te tille qe fillojne para se te filloje ushqimi.
Dhe çfar ushqimi!?
Qerosi ben pyetjen kush po e shkel ligjin? Dhe asnje fjale nuk thote per spiunin e vjeter komunist salih qe eshte ideusi dhe frymezusi i spiunllekut dhe i te gjitha te keqijave ne keto 28 vjet.
Dhe ti o qeros je nje nga ushtaret me medioker dhe besnik i salihit qe po shplan trurin e analfabeteve antishqiptar te vetquajtur demokrat me tesera komuniste. Ju jeni frymezusit e krimit dhe vjedhjes qe po ndodhin cdo dite dhe qe po shkaterron shoqerin shqiptare.
Jane emisionet tuaja qe cdo mbremje kamikaz te isisit shqiptar po i shplajne trurin qe nga te rinjte dhe deri tek pleqte qe po dalin me rrocke ne dore dhe vrasin dashnoret,vjedhin dyqane e banka,kapin vajzat minorene dhe bijat e tyre.
Ju qe predikoni se u be deti kos dhe o burra te hame.
Ju qe krijuat rrumpallen dhe nuk dhate llogari,tani terhiqni bythen dhe beni te cuditurin se si po ndodhin keto …..