"Njolla që Klan vendosi mbi Fevziun"

9 Qershor 2018, 13:11Blog TEMA

Nga Andi Bushati

Telenovela popullore e largimit apo qëndrimit të Blendi Fevziut në TV Klan u mbyll në mënyrën më të shëmtuar të mundshme.

Një deklaratë pompoze e televizionit kombëtar pas rinegocimit të marëveshjes mes pronarit Frangaj dhe drejtuesit të Opinion, jo vetëm nuk i fshihte notat e triumfalizmit, po në mënyrë perfide përpiqej të njësonte imazhin e televizionit me atë të gazetarit më të famshëm të tij.

Them perfide dhe aspak dinjitoze sepse jam i bindur se e gjithë loja tërhiq e mos e këput e largimit të Fevziut nga ekrani ku ka milituar prej 20 vjetësh, ka pasur një qëllim të qartë dhe të vendosur: të ndahej nga imazhi në degradim të pandalshëm i një televizioni që është shndërruar në një makineri shplarjeje truri përmes spektaklesh bajate dhe telenovelash turke, po aq sa dhe në një armik të së vërtetës përmes shitjes së informacionit për qëllime biznesi.

Si një njeri që ka punuar për vite në këtë projekt që filloi si një ëndër gazetarësh, por degradoi në një interes familjarësh, si një njeri që kam marrë pjesë në emisionin Opinion për vite me radhë dhe që kam vijuar t’a ndjek me vëmendje edhe kur lidhja e shkurtër e biznesit me politikën ma bëri të pamundur të jem pjesë e tij, unë kam qenë i bindur se pavarësisht disa akrobacive të vogla, Blendi Fevziu nuk do të largohej kurrë nga Klani.

Ndryshe nga shumë të tjerë të cilët i kanë parë kritikat publike të muajve të fundit që Fevziu po bënte ndaj linjës editoriale të televizionit, ndaj përjashtimit të të gjithë gazetarëve me integritet, ndaj kthesave të befta politike gjithnjë në favor të pushtetit, ndaj estradizimit ekstrem të ekranit, pra ndryshe nga ata që i kanë interpretuar këto qëndrime si një shantazh financiar ndaj pronarit, si një përkëdhelje për më shumë influencë, unë kam qenë i bindur se e gjithë kjo bëhej edhe për një gjë tjetër, sidomos për një gjë tjetër: që Fevziu të mos njësohej totalisht me Klanin, që imazhi i tij të mos barabitej me atë të televizionit ku punonte.

Duke e njohur nga afër, e di se kjo ka qenë një konstante e tij. Atëherë kur TV Klan ndiqte të njëjtin zakon që përsërit me të gjithë liderët e opozitës,-përjashtimin e tyre- Fevziu bëri çështë e mundur ta rikthente ish- liderin e opozitës pas viteve 2000, Berisha, në “ekranin kampion të pushtetit”.

Kur TV Klan në shërbim të Metës kryeministër i kishte shpallur luftë katharsistit Fatos Nano, Fevziu e bindi këtë të fundit t’a jepte në Opinion, intervistën e paharuar për divorcin e tij politik dhe familjar.

Kur Edi Rama nuk lodhej së përsërituri në çdo konferencë shtypi ‘të fala Sandrit’, Fevziu jo vetëm si ndërpreu kurrë marëdhëniet me opozitarin socialist, por e kandisi atë të hynte në studion e Klanit duke bërë më parë edhe një deklaratë publike.
E njëtja gjë po ndodh sot edhe me Lulzim Bashën.

Pra mjaftojnë këto shembuj për të treguar se në të gjithë karierën e tij gazetareske, megjithëse paradoksalisht një pjesë e madhe e identifikon me Klanin, Fevziu ka bërë të gjitha përpjekjet që publiku të mos e perceptojë kështu.

Ndonëse i është dashur të heshtë kur bashkëpunimi okult mes pronarit të vet dhe politikës këputi kokat e miqve të vet, ndonëse ka parë që t’i largohen para syve nga përgjegjësitë gazetareske në Klan, Andi Bejtja, Sokol Balla, Alfred Peza, Fatos Lubonja, Armand Shkullaku dhe unë vetë, ai është përpjekur të mbyllë hundët dhe të tregojë për sa ka mundur se nuk do donte të ndodhte kështu.

Kohët e fundit, kur degradimi u bë më i madh, kur Klani kaloi nga shërbimi i neveritshëm për Berishën, nga daljet e Frangajt në publik duke bërtitur: “qeveria jonë”, nga manipulimi i videove sikur protestuesit e 21 janarit ishin vrarë nga turma, – të gjitha këto për të marë reklama të shpikura nga qeveria dhe jo vetëm kaq, – pra kur kaloi nga këto qëndrime në prehërin e Ramës, për të thurur të tjera plane për kulla, rrugë dhe para direkt nga xhepi i taksapaguesve, edhe reagimi i Fevziut u rrit në përpjestim të drejtë.

Ky është shpjegimi që unë kam edhe për qëndrimet e tij të vitit të fundit dhe për kritikat publike që ai i ka adresuar pronarit të vet për drejtimin që po merrte televizioni. Ai donte të tregonte thjeshtë se ishte i ndryshëm. Donte që emri i tij të mos përmendej automatikisht përkrah atij të Frangajt.

Fevziu nuk donte të ndahej me të thjesht, donte të diferencohej prej tij.
Por, këtë herë loja u bë më e rëndë. Sepse në dëshirën e vet për t’u distancuar maksimalisht, Fevziu prodhoi edhe fabulën që e dinte se nuk do të realizohej kurrë, atë të një divorci përfundimtar me Klanin dhe kalimin në Top Channel.

Ky ndoshta qe gabimi i vetëm i tij.

Sepse një lojë e shpënë në ekstrem nuk mund të pjellë rrezultat neutral.

Dhe tani që gjithçka ka përfunduar, tani që Fevziu ka bërë një pakt të ri me Klanin, të gjitha diferencat e vëna në pah me aq mundim janë zeruar sa hap e mbyll sytë. Tani, para tyre, publiku do të mbajë mend një gjë tjetër: pamundësinë e Fevziut për t’u ndarë nga një ambjent ndaj të cilit ai donte të tregohej si i ndryshëm.

Dhe sikur kjo të mos mjaftonte, me deklaratën e fundit të Klan, ku njoftohej pakti i ri Fevziu – Frangaj, strategjisë së drejtuesit të “Opinion”, i ngulej dhe thika e fundit pas shpine.

Në mënyre perverse aty qe nënvizuar e zeza mbi të bardhë se historia e shkuar dhe e ardhmja e ndritur e televizionit janë pazgjidhshmërisht të lidhura me ato të gazetarit të vet kryesor.(Lapsi.al)

15 komente në ““Njolla që Klan vendosi mbi Fevziun””

  1. Liza says:

    I dashur Andi,
    Me vjen mire qe te shoh me keto artikuj. Ajo qe une konstatoj eshte se ju i kuptoni mire problemet por hera heres te duhet te devijosh pak, madje te dalesh nga vetja. Kete here super.

    1. Katerina die Große-Madona prej Sauku says:

      Ani i bukuri jem,
      Problemi osht se MUT osht bo Klani i Sandrit dhe,… KAK Top Channeli i Loces se Tanit.
      Te venosesh Drejtor Tpolitikanin e deshtu Ben Blozen ne krye te Topeve osht njisoj si Degjenerimi total dhe perdhunimi qi u bon Klani teleshikuaseve shqiptar me Fevzo MEDIOKRIN, Arditin e Muho Asllanit,dhe Veselja e Panave qi i perdor femijet si lodra defrimi per te rritunit.

  2. Xheni says:

    Fekalet e kane vendin vetem ne hale…….

  3. Kroi says:

    O Andi na thuaj cfare po ben ky Blushi mor burre se Fevziun e kuptuam qe sa hapi gojen qe nuk do ikte nga sandri. Eshte aq jo inteligjent prandaj e zgjidhi trashe fillim fund teatrin. Po Blushin ku po e con mushka. E ka te qarte ky njeri se cfare ka marre ne dore ? Ceshte ky improvizim cdo dite se po le nam.? Edhe shoferi i Vjollces dinte me shume. Pse e mori Yllin Rakipin kur dihej qe do ta hiqte ? Me keto lojra te shemtuara mafiozesh do beje tv ky? Pse nuk del te flase ne publik? Pse nuk tregon a ka nje strategji ky burre per te shpetuar tch apo eshte aty te rrjepe cfare te rrjepe? Nejse. Blushi eshte nder te paktet qe e ka shume te parashikueshem fundin e punes qe merr persiper.

    1. Myself says:

      …sepse @kroi…ne TV shikueshmeria eshte gjithcka dhe fevzo me idliocity, mediokritet, banalitet etc arrin ti terheq masat te cileve u mungon niveli per fat te keq te bojkotojne ate lloj show qe e shikon vetem aty …
      ..blushi kishte nevoje per fevzo dhe jo anasjelltash..sespe te ishte per moral (gje qe ai nuk e ka) fevzo do te kishte ikur..ai ndenji sepse nga ana tjeter nuk ka pare siguri ne top…..me fragaj mund te zihet por e njohin mire njeri tjetrin dhe frangaj ja degjon zerin..ne klan ka liri veprimi dhr sic thote populli frangaj nese mishin ja ha kocken ja ruan…ne te kundert , mardhenia me blushin eahte platonike..dhe perderisa nuk te lidh interesi je ok me te, por ama ai ka pare sa I paqendrushem eshte dhe si i trajton shoket blushi qe do te jete vete I pari dhe mb igjithcka. Fevzo do humbiste ate qe kishte ndertuar per 20 vjet ..dhe do ishte thjesht vasal I blushit ..mender lepe-peqe.

      ..kurse per andin cte them…vasal i blushit…e shoh si zedhenes te tij asgje me shume…nga nje gazetar mediocre dhe te varur qe noton ne ate mocalin mediatik sa nga nje krah ne tjetrin, dhe sidomos kur pergojon sa njerin —tjetrin….te tregoje sa i ndershem eahte….meh….

      ….PS….kur ishim me pushime ne alb pame qe vinte ora e mbremjes te gjithe shqyenin syte per te pare turqit ose programet politike…ajo ishte ora qe ne dilnim dhe shijonim tir…
      #sad

  4. On says:

    Radioskopi , bravo.

  5. Zgalem says:

    Nga ky shkrim nuk kuptohet asgje : Shosh e mos gatuaj . Nje corbe , qe refuzohet nga c’do njeri normal . Corbe si vete medja , e viteve te tranzicionit . Medja , kjo ngrehine pa bosht , ka ne brendi intrigen , mashtrimin , parate . Popullin dhe perfaqesusit reale te tij I perdor si figurante , per te plotesuar emisinet feminore , qe kane vlere , brenda mureve te studjos . Sado private , dikush duhet ta reformoi , kete medie te semure . Nje gje eshte e sigurte , Blushi , nuk mund te lozi ndonje rol pozitiv . Ai ishte guri I fundit , qe ju hoq godines se medias . Zgalem

  6. Gjyshi says:

    SHREKU ( fevziu) e drodhi mire kesaj rradhe.ka mesuar shume nga gomeret qe sjell ne studio.

  7. K9 says:

    Mos ki merak se nuk i rruhet njeriu për ju! Gjithologë tavolinash dhe qenër cirku në duart e pronarëve të televizjoneve dhe bosëve të mafias që pastrojnë paret me mendimet tuaja të “pavarura”, duke paguar kotësinë tuaja në një vit, sa 15 vjet punë të një mësuesi, në një vend që nuk prodhon asgjë, përveç drogës.
    Nuk impresjononi njeri. Jeni po i njëjti brum, po të njëjtët pinjollë blloku, po të njëjtët shokë, po i njëjti bark, apo edhe më keq “intelektualë” talebanë të zbritur në selitë e partive. Jeni e njëjta gjë me politikanët që shaheni, putheni, pështyheni, por në një nivel hierarkik shumë më të ulët në sistemin tonë politik, atë të pastruesve të haleve politike.
    Një satrap delirant si Edi Rama, shoku i të gjithë juve, por pak më i zgjuar, arriti të kuptonte nivelin e neverisë që analistë si puna juaj, kishin arritur në 28 vjet të mbillnin në opinionin publik dhe me një fjalë të vetme , “Llum kazanesh”, ju shpartalloi pa më të voglën rezistencë, duke u bërë tinzarisht aleat dhe zëdhënës i të gjithë pakënaqësisë sociale që shkaktoni ju në popull.
    Ju vetëm politikës kriminale dhe mafjes nuk i prishin punë. Jeni vëllezër siamezë. Pa ekzistencën e këtyre të dyjave as që do egzistonit. Janë ata që ju mbajnë, ju paguajnë, ju hedhin sa në një tavolinë në tjetrën, ju fshehin dosjet e bashkëpunimit me sigurimin, ju shesin për heronj të rezistencës antikomuniste, ju shesin për elitë intelektuale.
    Por ajo që nuk kuptoni është se jo vetëm klasa politike aktuale ka marrë fund, por bashkë me të edhe ju të gjithë.
    Askush nga ju nuk arriti të bëj diferencën intelektuale apo morale nga llumi ku jetojmë. Përkundrazi e degjeneruat të vërtetën në diçka vulgare, irrituese dhe bajate.
    Jeni me plot gojën një Llum Kazani!

  8. Fevzokracija says:

    Po pomponi nje burec derdellites, nje intrigant anadollak sikurky te ishte ndonje figure historike. 99% Te Shqiptareve as nuk i kercet fsre per Fevzon. E dine vetem e thjesht nje zagar qe pahuhet per te lehur dhe per te grabitur prona.Ata qe e njohin me nga afer e dine se cfare soji zuzaresh i perket duke filluar nga Torka dhe deri tek e gjyshja, por boll se na cate b……..me Fevzot dhe shoket e tij. Ne Shqiperi ka akoma njerez te ndershem qe rojne me djersen e ballit. Shqiperia ne periudha te ndryshme ka percjelle boll bejlurcina por nga anet tona i thone: Sinapi nuk behet kure lis

  9. Cuku says:

    Mos or burre
    Cna the
    I paskan vene njolle Fevziut,,Lubonjes,,Shkulmakut,,dhe ty,,
    Po pse gazetare jeni ju ?
    Ju jeni ca bythelepirsa te neveritur,
    Klani po mos kete Ardit Gjebrene dhe
    Top. Cenell te mos kete Filip Cakulin jane te deshtuar
    Ndersa ju te tjeret ta neverisni kur lepini bythen e radhes,,,,,

  10. Ana says:

    Pa dashur te marr pjese ne debatin nese Fevziu largohet apo jo nga tv. Klan(gje qe nuk ja vlen,sepse edhe emisjoni Opinion ka kohe qe eshte kthyer ne emision ,qe vlen shume per te deshiruar,me te njejtit opinioniste,me shume zhurme ,se argumenta , e tjer)do desha te theksoja se ty Andi inatet apo merite personale te errin syte per te vleresuar te verteten.E kam fjalen per disa nga spektaklet e tv Klan, qe ti te gjitha i quan bajate dhe pa vlere.Une do thosha te kunderten.Bajat tu duk spektakli’Virtuozet” qe ka qene nga me te bukurit deri tani dhe qe me vjen keq qe ne median e folur apo te shkruar u kalua pa analiza,debate(bile nje i tille mund te ishte bere dhe ne emisionin Opinion)Ai spektakel ishte nje shkolle e vertete per te gjitha televizionet per menyren si ishte ndertuar,nivelin e larte artistik, etjera.Si eshte e mundur ti qe e quan veten analist te mos gjykosh drejt dhe ti thuash te bardhes e bardhe dhe te zezes e zeze.Pastaj si mund te thuash, qe meqe kryeministri nuk shkoi per nje kohe ne tv Klan,nuk duhet te shkonte asnjehere ,ne nje kohe kur kete duhet ta vleresoje pozitivisht si per tv. ashtu dhe per kryeministrin.Jo Bushat,Jo.Neqoftese nuk te ofrojne ty ne tv Klan,kjo nuk do te thote se gjithcka ne kete tv eshte e keqe.Nje fjale e urte thote.Shokun mos e duaj po hakun ja ruaj’.

  11. Wagner says:

    Sajon Berisha ndonjë intrigë dhe ju të gjithëve ju mbledh tek Fevzua, që nga Lubja deri tek dreqi, që të tirrni gënjeshtrat, spihunllëqet apo intrigat e tij. Po Berisha është dinak dhe e di që nuk e bëni se jeni berishiste, por se është shumë e lehtë tju përdorë duke ditur që do të kapeni gjithë histeri, pas çdo maskarallëku që thur ai kundër Ramës.
    Ju ka kthyer në çerra të intrigave të veta. Nuk ju do, por ju përdor si do. Fevzo mban shkopin e dirigjimit, kështu që lëvizja e tij në një massmedia tjetër, ishte një përpjekje dhe strategji politike e massmedias të Blushit dhe fijeve që Fevzo lidh mes intrigave të politikës, mafjes dhe ju gaztorëve të tavolinave . Kështu që Blushi, me ju nuk dukej as berishist, kur do tju lëshonte kundër Ramës, duke përdorur intrigat dhe shpifjet e Berishës, që ju tirrni gjithë pasion dhe kompetencë. Po Fevziu ka padronë që ja masin mirë tullën. Kështu që mrekullia nuk ndodhi.

  12. anton ledhi says:

    domethene ky VZIU quhet KAMELEON FEvziu

  13. @autori says:

    Analize e sforcuar per te kuptuar nje te vertete te thjeshte:
    Media shqiptare ne pergjithesi dhe TV KLAN me Fevziun brenda,
    ka kaq shume njolla dhe papasterti, sa kjo qe thote Bushati nuk bie fare ne sy..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje