Muç Nano: Ah sikur të vinte një ditë, kur shqiptarët të shkonin me serbët ashtu siç shkojnë me italianët. Por ne kemi “babë” Erdoganin, që do të na turqizojë

15 Qershor 2018, 10:50Blog TEMA

Mustafa Nano ka vijuar letërkëmbimin e tij me gazetarin serb, Zoran Panoviç.

Në këtë shkrim të radhës tek Mapo, Nano ndalet tek arti dhe feja.

Shkrimi i plotë i Nanos  

I dashur Zoran,

Festivali europian i këngës, të cilin ti e përmendje në letrën tënde të fundit, u ndoq me kërshëri të veçantë këtë herë prej shqiptarëve. Në këtë event muzikor të kontinentit tonë që po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm, merrnin pjesë, përveç Eugent Bushpepës që përfaqësonte Shqipërinë, edhe dy shqiptarë të tjerë. Është fjala për Ermal Metën dhe Entela Furerajn, alias Eleni Fouriera. I pari përfaqësonte Italinë dhe e dyta Qipron. Që të dy janë formuar si artistë jashtë vendit të tyre të origjinës, Shqipërisë pra, të cilën e kanë braktisur qysh fëmijë për të kërkuar gjetkë një fat më të mirë. Janë disa qindra-mijëra shqiptarët që e kanë lënë vendin dhe kanë ndërtuar një jetë të re në Europë pas përmbysjes së regjimit komunist. Dhe shqiptarët kanë një marrëdhënie të çuditshme me vendin e tyre. S’e kanë për gjë ta braktisin fizikisht vendin e tyre, madje e bëjnë me qejf këtë gjë, shpeshherë është gjëja e vetme që duan e dinë të bëjnë, por nuk ka burrë nëne t’ua heqë mendjen se janë shqiptarë. Mjaft të shohësh këngëtaret me famë botërore Rita Ora, Dua Lipa e Bebe Rexha, të cilat kanë merak të tregojnë se janë më shumë shqiptare sesa artiste. “Hej miq, do jem në Prishtinë me rastin e 10 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, dhe do këndoj për ju, falas, në sheshin Nënë Tereza”, shkruante Rita Ora në Instagram në shkurt të këtij viti. Dhe Dua Lipa e pasonte: “Gëzuar Pavarësinë e Kosovës! Paçim sa më shumë përvjetorë të pavarësisë për të festuar. Unë jam krenare që jam shqiptare”. Edhe këngëtarja amerikane Bebe Rexha nuk e lë pas dore “atdhedashurinë”. Madje, futbollistët shqiptarë që luajnë për kombëtaren e Zvicrës, si Xherdan Shaqiri, njëri prej Xhakajve (Graniti) etj., duket se vuajnë prej një kompleksi të renegatit. E prandaj, bëjnë herë pas here gjeste publike, nëpërmjet të cilave duan të fitojnë kredenciale patriotike në vendin e prindërve të tyre.

Suksesi i këtyre vajzave e djemve me origjinë nga Kosova (duhet shtuar këtu edhe Era Istrefi që do të këndojë këngën zyrtare të Kampionatit botëror të Futbollit, në Rusi, tok me Will Smith-in e Nicky Jam-in) është pasuar nga suksese të tjera më lokale në fushën e muzikës, siç është ky i artistit italian Ermal Meta dhe i artistes greke Eleni Fouriera, dhe të gjitha këto kanë krijuar një ethe patriotike mes shqiptarëve. Ne, ca prej pafuqisë e prapambetjes sonë, ca prej izolimit të gjatë komunist, kemi vuajtur shumë për afirmim ndërkombëtar. Për një kohë të gjatë kemi pasur vetëm Ismail Kadarenë e, në një farë mënyre, Nënë Terezën. Në fakt, kjo e fundit nuk ishte një prodhim shqiptar. Ajo ishte me origjinë shqiptare, dhe këtë gjë e ka pohuar edhe vetë më shumë se një herë, por ajo u bë çfarë u bë jashtë çdo ndikimit shqiptar. As shqip nuk dinte. Për rrjedhojë, neve na mbetej vetëm Ismail Kadareja, e kështu na dukej vetja edhe më të vegjël sesa ishim, sidomos krahasuar me ju serbët, që keni qenë më kompetitivë në arenën kontinentale apo planetare. Në kohën që ne kishim vetëm Kadarenë, ju kishit Emir Kusturicën, Goran Paskaljeviçin, që e përmend edhe ti, disa futbollistë e basketbollistë, e mbi të gjithë Novak Gjokoviçin, të cilin qejflinjtë tanë të gjëegjëzave antroponimike e nxjerrin shqiptar prej fisit të Gjokajve.

Duket se, në terma të imazhit në planin ndërkombëtar, fara shqiptare po i gëzohet një momentumi. Janë të shumtë ata që janë kapur nga një ngazëllim patriotik pikërisht për këtë arsye. Gjatë Eurosongut, portalet dhe faqet e para të gazetave të Tiranës nënvizonin me të madhe “dominimin shqiptar” të festivalit. U publikuan vazhdimisht foto të tre artistëve me origjinë nga Shqipëria, të cilët kishin pozuar së bashku duke bërë shqiponjën me dy duart, gjë që është shndërruar për ne në një gjest identifikues, siç janë tre gishtat për ju. Madje, ndonjë gazetë greke ia mori për keq Elenit këtë gjest. E shkreta Eleni! U detyrua të jepte një deklaratë, në të cilën shprehu luajalitetin dhe dashurinë ndaj Greqisë, e në të njëjtën kohë tha se e donte edhe Shqipërinë. Në Itali, Ermali nuk pati probleme të tilla. Ngaqë italianët nuk shfaqin ndonjë shqetësim prej simbolikave etnike shqiptare. E vërteta është, Zoran, që ne shqiptarët kalojmë shumë mirë me italianët. I duam shumë. Dhe me shumë gjasë, na duan edhe ata, s’ka gjë se në periudhën 1990-2010, krimi i markës shqiptare ishte një hall i madh për italianët. Ajo kohë tanimë është kapërcyer. Ah, sikur të vinte një ditë, në të cilën shqiptarët të shkonin me serbët ashtu siç shkojnë me italianët. Të jetë e mundur vallë?

Janë edhe turqit, me të cilët nuk shkojmë keq. Por ndërsa italianët i duam nga qejfi, turqit i duam nga halli. Sigurisht, kemi lidhje të forta historike me turqit, që kanë lënë shenjë edhe në ethosin tonë kombëtar, por elita shqiptare në ditët e sotme, ashtu si në çdo kohë gjatë shekullit të shkuar, i mban sytë nga perëndimi. Ka patur një konsensus, megjithatë, për ta parë prore Turqinë si një vend mik, apo si një aleat strategjik. Në rrethanat, kur me fqinjët e tjerë kemi pasur marrëdhënie të vështira, shqiptarët nuk mund t’i lejonin vetes luksin të silleshin ftohtë me turqit, apo të refuzonin dorën e shtrirë të këtyre të fundit. Pas rënies së komunizmit, kur shqiptarët po kërkonin që ta bënin vendin e tyre “si gjithë Europa”, riafrimi me turqit ishte një nga gjërat e para që ndodhi, edhe në respekt të lidhjeve tradicionale, por edhe sepse Turqia ishte demokratike, anëtare e NATO-s, dhe kandidate për t’u bërë anëtare në BE. Mirëpo sot gjërat janë koklavitur pak, ç’është e vërteta. Turqia e Erdoganit nuk është më demokratike, me NATO-n ka një marrëdhënie hiq e mos këput, dhe i ka prerë shpresat për anëtarësim në BE. Përveç kësaj, dhe kjo është më e keqja, Turqisë së Erdoganit i interesojnë shqiptarët vetëm si një rezervuar mysliman. Investimet më të mëdha të Turqisë në Shqipëri janë në fushën e fesë. Ata kanë financuar ndërtimin e dhjetëra xhamive, mes të cilave edhe të xhamisë që po ndërtohet në qendër të Tiranës. Kjo e fundit është projektuar për të qenë më e madhja në Ballkan, gjë që jep idenë e një Islami pararojë në Ballkan. Mirëpo myslimanët shqiptarë nuk e kanë “merituar” asnjëherë këtë “medalje”. Sepse, ndër myslimanët e Ballkanit, shqiptarët kanë qenë më pak myslimanët. Kështu janë edhe sot e kësaj dite.

Edi Rama, por edhe Sali Berisha përpara tij, nuk ia prishën asnjëherë qejfin Erdoganit. Dhe sot jemi në situatën, kur i vetmi interes i Edoganit në Shqipëri është afirmimi i fesë islame, më saktë, turqizimi i kësaj feje në Shqipëri. Kjo gjë është bërë shqetësuese. Sidomos për elitën e Tiranës (Kosova është një rast më vete në këtë drejtim; shqiptarët atje janë më fetarë), e cila është në shumicën e vet dërrmuese laike. Dhe këtu kam parasysh edhe elitat politike. Në Prishtinë ka shumë politikanë që shkojnë në xhami herë pas here. Ndërsa në Tiranë numërohen me gishtat e njërës dorë politikanët besimtarë. Të tjerët bëjnë vizita nëpër faltore të ndryshme gjatë festave fetare, por këto vizita janë gjeste politike, e jo shprehje besimi. Fetë dhe besimin në Zot ata i përmendin thjesht si një ekspedient. Dhe prandaj, herë pas here shtiren si besimtarë. Ose evidentojnë me pak mburravecëri natyrën shumëfetare të gjendjes së tyre civile apo të origjinës së tyre. Edi Rama, fjala vjen, është në thelb ateist, por i ka pëlqyer që njerëzit të dinë se ai është pagëzuar qysh i vogël si katolik, se është rritur mes një edukate e fryme ortodokse, dhe se gruaja e tij është myslimane. Në fakt, gruaja e tij nuk është hiç myslimane. Thjesht familja e saj është e traditës myslimane. Në krahun tjetër, Sali Berisha e ka pasur zakon t’i mbyllë herë pas here fjalimet e tij me fjalët “Zoti e bekoftë Shqipërinë”, por këtë e ka bërë jo sepse beson, por sepse ka dashur të ngjajë si i djathtë e si amerikan. Lulzim Basha, pasardhës i Berishës në krye të partisë demokratike (konservatore) shqiptare, bën të njëjtën gjë. Po t’i pyesësh këta të dy nëse besojnë në Zot, apo jo, përgjigjja e tyre me shumë gjasë do të ishte: Besoj në mënyrën time. Kjo është disi e ngjashme me atë që tha së fundmi Vuçiçi në Baku, Azerbajxhan: “Unë jam besimtar, por jo ndonjë besimtar i madh”. Kjo është, me ç’duket, natyra plastike e besimit në Ballkan.

E di, Zoran? Edhe Erdogani, sado paradoksale të ngjajë, nuk duket se është më besimtar se Rama e Vuçiçi. Dikush më ka treguar (dhe ky dikush është i besueshëm) se gjatë vizitës që Erdogani bëri në vitin 2013 në Prizren (Ka qenë hera kur tha se “Turqia është Kosovë e Kosova është Turqi”, gjë që nuk u prit mirë në Beograd), ishim me mijëra shqiptarët që dolën për ta pritur. Një turmë re madhe bërtiste “Erdogan, Erdogan”, dhe thuhet se Thaçi, për të fshehur xhelozinë e vet, i është drejtuar mikut të rëndësishëm me fjalët: “Shih sa shumë që të duan!”. Por “sulltani” turk nuk u ngashërye shumë prej këtij fakti. Përkundrazi. “Unë, njësoj si ata që më duan, do përfundoj në një gropë jo më shumë se dy metra të gjatë”, ia ktheu Thaçit. Është e qartë pra se, edhe për Erdoganin, vdekja është fundi i gjithçkaje, dhe me këtë tregon se nuk është fort mysliman. Një mysliman beson të kundërtën, beson se vdekja është fillimi i gjithçkaje.

E megjithatë, është Erdogani që e ka shpallur veten kampion të Islamit në këtë anë të botës. Ndoshta në gjithë botën.

50 komente në “Muç Nano: Ah sikur të vinte një ditë, kur shqiptarët të shkonin me serbët ashtu siç shkojnë me italianët. Por ne kemi “babë” Erdoganin, që do të na turqizojë”

  1. Devolliu says:

    Shko mor idiot !

    1. "provokacja" says:

      Anal ist trap, sebia per krimet qe ka bere kunder shqiptareve nuk eshte penduar dhe as ka kerkuar falje, vetem nje tru thate me komplekse inferioriteti do miqesi me ate qe do ti bej varrin!

      1. zhaku i pamposhtur says:

        O muçi boj qef mor daj boja. ..veç mos harro se kto që po thu ngeleni në letër. ..sot nuk kemi qeverri që të kapte për leckash e ta tregonte atë ‘zëmërgjerësinë’tënde. ..ti je një kopil i kurdisur dhe sigurisht që duhet ti thuash ato që the mirëpo përpara se të miqësohemi me serbët ata duhet të tregojnë ku i kanë ato varrezat masive ku gjenden kufomat e mijëra shqiptarëve. ..muçi nuk ka çmim ky shkrim që ke bërë sot. .do vij dita kur të japësh llogari..Rama dhe saliu nuk janë më të fuqishëm se qoftëlargu enver. ..thonë se është portokalle. ..

    2. "provokacja" says:

      Anal ist trap, sebia per krimet qe ka bere kunder shqiptareve nuk eshte penduar dhe as ka kerkuar falje, vetem nje tru thate me komplekse inferioriteti do miqesi me ate qe do ti bej varrin!!

    3. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane identiteti i Turqise ne Shqiperi , Evrope e me gjere..........'' says:

      Ce more cironke nuk te pelqen tyne,te verteten po thote Mucua,ju jeni turq dhe si te tille nuk ju do asnje gjiton……..

    4. Adi says:

      Nje corbe mediokriteti ku Ismail Kadare dhe Nene Tereze futen ne nje vend me Rita Oren dhe kultura ngaterrohet me sportin dhe show biz-in

  2. BUM says:

    MORE ky mos eshte ai qe shpiku aeroplanin,,, jo jo mercedesin,, jo jo vajti i pari ne hene,,, jo jo shpiku,,,,,,,,,,,,,,kinezin,,,jo,,,,,,,,,

  3. O Muc Nano! Fajin nuk e ka Erdogani! Shum pak shqiptare besojne tek Turqia! Fajin e ka politika dhe me konkretisht Sali & Co. Per interesa meskine,shpetimi nga denime dhe te tjera i hedhin idene popullit qe Erdogani po manipulon Ramen! Eshte Saliu dhe Meta e keqja e Shqiperise!

  4. pa vlere says:

    Aahhh O Muc Nano,
    vjen mosha dhe rrjedh koka!
    Te them nje fakt te thjeshte:
    Turqit ishin pushtues, por shume, shume Shqiptare jane shkolluar dhe zhvilluar ne Turqi. Lufta e fundit me Turqit ka qene diku para 600 vjetesh, ndersa me Serbet akoma nuk jane bere 20 vjet, qe dmth gjaku bie ere akoma..

    Nje kuriozitet kisha me ty, Muco: Ke ndonje te vrare nga Serbet nga familja apo te aferm?

    1. Edi says:

      Ne djall ti qe do Turqit se ne lufte gjithe jeten kmi pasur me ta. Me djall ai qe do serbet se gjaku i foshnjave nuk eshte thare akoma… ju plehra.

  5. V.f.l.p says:

    Nuk do na vij e keqja kurre nga turqia,zoti MUSTAFA.Nuk ka rendesi se c’far feje ka nje popull mik.Ja ne karieren tende nga drejtor P.T.T ne skrapar ne analist,”thashethemexhi”nuk te pengoi emri mysliman.Pa me thuaj investimet greke pervec bankave “investim strategjik”dhe kishave ?Thua per xhamin ne tirane,po per kishen ne korce.Po te mos ishte Tansu Ciler ne 97-en ti do quheshe Mihalis sot,dhe po te doje mos e nderroje emrin,do ta shikoje pastaj demokracin e grekut.

    1. ''....nese gervish sadopak nje muslimon shqipfoles,do te zbulosh ''arabin'' qe ai fsheh mes veti.......! says:

      sunit i piset,qelb ere turku……………….

      1. toni says:

        A ka me te qelbur se turkospermat e pontit te vetshpallur grek!?

      2. toni says:

        A ka me te qelbur se turkospermat e pontit dhe gjakprishurit qe mohojne kombesine te vetshpallur grek!?

    2. mik says:

      V.F.L.P = V.F.L.T ( vdekje fashizmit, liri turkut ).

  6. Phoenix says:

    Ah sikur te vinte ajo dite sikur ti te kuptoje qe nuk duhet te shkruash. Na hape.barkun me keto gargare

  7. DIBRAN says:

    Ti, qe po ben moral !
    Po te shkruaj disa rradhe, per te kuptuar se ne cfare HALEJE ke rene duke bere moral!
    Jam nga trojet e DIBRES, andej nga kane ardhur menxyrat , tmerret, vrasjet makabre te paimagjinueshme mbi popullsine civile!
    Vij nga andej nga ku ti nuk mund te perfytyrosh gjemat, lotet, dhimbjet,shperfytyrimet njerezore qe kane ndjekur dekada me radhe ato ane!
    Je rritur ne ato vise ku baballaret, gjysherit tuaj nuk kane provuar krimet cnjerezore serbe!
    Prandaj te ben goja-HALE si jashteqitje mengjezi!
    TURP qe nuk njeh as edhe me te voglen dhimbje per keto njerez shume te vuajtur e te lincuar deri ne asgjesim
    fizik, moral e shpirteror!
    Kur prinderi e mi rriteshin jetime,, prinderit dhe gjysherit tuaj rrinin nen hije te pemeve dhe tregonin”trimerite’ qe benin me grate e tyre naten neper dysheke e rrogoze!
    TURP , per ty qe ke mundesine te shkruash dicka dhe te bythlepish dicka!
    Kur versuleshin vrastaret serbe ne Diber, kur babait tim i vrisnin ne moshen 9 vjecare prinderi ne lulen e rinise, gjyshi yt
    kaperdisej kembe mbi kembe dhe kendonde shtruar me raki perpara!
    Kur kriminelet serbe nenes sime 5 vjecare i masakronin me bajoneta e thika babane e semure 32 vjecar dhe nenen 26 vjecare shtatzene,kur oborrin e shtepise e kish mbuluar gjaku i ketij cifti te ri dhe gjema mbulonte mamane time, duke pare tmerr ne sy , shpirt e zemer, babane tend e mbante ne preher gjyshi yt dhe i tregonte perralla e histori “trimerie” !
    Kur masakrohej nje fshat t tere dhe hidheshin ne te njejtin varr plot 17 jete te keputura ne mes nga vrastaret serbe, kur masakroheshin, pergjakeshin,vriteshin, cnderoheshin te gjitha fshatrat e DIBRES, KUKESIT, MALESISE SE GJAKOVES, KOSOVES,SHKUPIT,TETOVES,GOSTIVARIT dhe kudo qe kishte shqiptare, pjesa tjeter e Shqiperise bente sehir!
    Hanin, pinin, kendoni, benin qejf , pinin raki dhe hidhnin valle rreth zjarrit !
    Asnjehere nuk iu ndodh afer ketyre fatzezeve asnje zone apo krahine tjeter shqiptare!
    Ata mundohedhin te vetem qe te ndalonin hordhite sebe qe te kalonin me ne perendim apo jug!
    ATA ISHIN MBUROJA JUAJ, or MUC!
    ATA JANE HERONJTE E KETIJ KOMBII, qe ju KURRE, KURRE NUK I NDIHMUAT!!!!!
    Ti qe i shkruan te dashurit tend Zoran, une po te them:
    Ai eshte nipi i VRASESIT te gjyshes sime nga babai !
    Eshte nipi i VRASESIT te gjyshit tim nga babai !
    Ai eshte nipi i VRASESIT te vellezerve te gjyshit tim duke lene jetime plot 9 femije nga 3 deri 12 vjec !!!!
    TMERR , or MUC !!!!!
    Ti nuk munda ta imagjinosh, sepse nuk te lidh asgje me keto lule pranvere te rritur pa prinder!
    Ai eshte nipi i VRASESIT te gjyshes sime nga nena !
    Ai eshte nipi i VRASESIT te gjyshit tim nga nena !
    Gjyshi kriminel i te dashurit tend, Zoran, ka masakruar me qindra shqiptare !
    Ti KURRE nuk ke degjuar ashiqare,direkt nga goja e atyre ish-femijeve te rritur jetime
    historite-makabre qe kishin vuajtur !
    Ti KURRE nuk mund te imagjinosh se cfare dhimbje kishte ne SHPIRTERAT e tyre !
    Ti KURRE nuk ke degjuar gulcima dhimbjeje te pafund te atyre njerezve qe jetonin perkujtime te tilla!
    Ti KURRE nuk ke pare LOT-DHIMBJEJE te tille !
    ….Ehhhhhhhhhh……… !!!!!!
    Kujt i them dhe une !
    Historia, ne vetvete permban edhe dhimbje te pafund……..
    Mos linconi VARRET-DHIMBJE !!!!!
    MUC !
    Ti vazhdo e bej moral……….
    Je rritur si prijesi i kopese…….
    Mbaje fort per dore nipin e VRASESIT te shqiptareve ne udhetimin tend…….
    Po te paguan per sherbimin……

    1. dummy user says:

      Pa dashur te te kundershtoje per ato cfare ke shkruar, sepse i besoje deri ne nje qe jane te verteta. Dua te te them se nuk vjen asnje gje nga urrejtja. Sa me pare kjo urrejtje te kalohet, aq pak oborre te mbushura me gjak do kete ne vazhdim. Sic nuk jemi ne shqiptaret te gjithe hajduta dhe vrases, jam i bindur se dhe ne anen tjeter po ashtu ka njerez te mire.

      Pse do me pelqente te ndryshonim ne te paret? Sepse keshtu do tregonim qe je jemi me me kulture se ata. Dhe kete sdo tua tregojme atyre, por femijeve tane. Per kete duhet te ndryshojme.

      Gjithe te mirat

      1. mik says:

        Edhe une, pa dashur te te kundershtoj po te them : Nuk mund te bahesh i qyteteruar duke humbur dinjitettin. Nuk mund te bahesh i qyteteruar duke anashkeluar historine tande. Koka e falur nuk pritet, por ku asht falja, kush te tha : me fal, per te gjitha ato krime qe i kemi bere kombit shqiptare ?! Patjeter qe nuk jam per hakmarrje, lufte apo dicka te tille, por ama, duhet te kemi pak dinjitet. Nqs nuk kerkohet falje, atehere si do te falesh ?
        Mustafa Nano kujton se asht i pari ILUMINIST Shqiptar !! Sa qesharake !!
        M. Nano duket qe asht intelektual, por pa dinjitet.

  8. Trimi says:

    O Muc pi raki Skrapari,ti ke pir raki Mare dhe i merr gjerat perciptas ajde te fala Zorranit.

  9. Xhixhi says:

    Uuuu te mart purtha shalet o Muc goxha krahasim qe na bere .

  10. Luis says:

    Muci Mos po krijon ndonje lidhje me kete kengetarin serb Se pothuaj po e masturbon me keto fjale nese po Ska problem Se ligjin ne e kemi ne shqiperi e uroj e Kane dhe ne serbi e zoti ju bekofte me nje majmun gjysme serb e gjysme hale se ste them dot shqiptar ty mor bq

  11. H says:

    E vërteta historike është se sikur mos kishte ekzistuar perandoria osmane, sot nuk do kishte shqiptarë. Edhe pse shqiptarët nuk e dinë. Qëllimi gllabërues i të gjithëve filloi me rënien e perandorisë. Mos rrini nëpër kafe gjithë ditën por studioni. ( jo tek kristali)

    1. Adi says:

      Po pse o qelbesire? Turku i krijoi shqiptaret?!!! Shqiptaret ishin ketu para turkut dhe pushtimi turk vetem e nderpreu zhvillimin e popullit shqiptar. Shkatrrim qytetesh, 10-era mijera te masakruar, 100- ra mijera te emigruar ne Itali e kudo. Ketu vetem cobeneret qe rrinin ne shpella ngelen dhe u perzien me mbeturinat e Perandorise qe u ngulen ketu nga pidhi arushes dhe moren si shperblim tokat e shqiptareve. Dhe mbas 500 vitesh turqit lejuan shkolla ne cdo gjuhe po vetem ne shqip jo. … dhe na dalin ca qelbesira tani (sigurisht mbeturina azapesh nga rrethinat e mosulit) qe na japin mend. Ptu qelbesire e ndryre

      1. undefined says:

        Kurse ti kurva e forumit je nga ata “autoktonet” e paket qe “mbeten” keryre aneve hahahahahaha ik moj kurve laj breket se qelbesh era shurrre dhe mjaft na cave tullumbacin me perralla me lesh grekofilesh kokrra e ….q….

    2. mik says:

      Pergjigje per ” H ”
      Mbas vdekjes se Skenderbeut, traktati i vitit 1479 ne mes te Venedikut dhe Sulltanit, njohu pushtimin Otoman te Shqiperise.
      Dritaria e botes perendimore iu mbyll Shqiperise. Ishte koha kur era e Rilindjes dhe idete fisnike te humanizmit po krijojshin nje Evrope te re, me etje garantuese per njohuri te reja , per hapsira dhe nje bote te re, me nje zhvillim te lire, te pa-kufizum te shpirtit kerkues e thellesisht njerzor.
      Pamvarsisht nga faktori fetår – qe mbetet gjithnje nje ceshtje intime per cdo ndergjegje personale – Okupacioni Otoman e ka nxjerre Shqiperine nga historia e kontinentit Evropian, dhe e ka denu qe te jete nje krahin e harrume brenda nje Perandorie te mbyllun me kulture te kundert nga ajo e Evropes qe po rilinde ne Perendim.
      Nga : SAMI RREPISHTI
      Nqs Shqiperia asht sot ne kete gjendje, asht vetem prej pushtimit Otoman.

      I dashur H, nqs do flasesh dokrra, ma mir shko atje nga e ke origjinen, ose beju pjese e ketij kombi me krenari.

  12. Marku says:

    Serbia seshte asgje tjeter vecse nje shtet I ndertuar ne menyre artificiale me ane te gjenocidit dhe spastrimit etnik ndaj kombit shqipetare. Ky “intelektuali I moderuar dhe kozmopolit” me origjine nga marsi, pervec shqipetareve le te pyes edhe Kroatet,Boshnjaket , Sllovenet dhe Hungarezet se cfare mendojne per talibanet primitive serbe dhe nenes se tyre Rusine. Ekspansionizmi sllav ne trojet shqipetare ka qene dhe eshte rreziku me I madh qe I kanoset kombit fisnik shqipetare, ndersa njerez si puna e ketij prototipit te mesiperm sjane asgje tjeter vecse sherbetore te ketij ekspansionizmi.

  13. Juglindori nga Korça says:

    Shqiptaret , si specialiste per gjithçka , i japin mend edhe shkencetareve , gjuhetareve , historianeve , profesoreve , doktoreve etj. , edhe pse per vehte mund te jene vetem me nje shkolle te çale fillore dhe me zor shkruajne gjuhen shqipe . Nuk e marr vesh çfare ka ne shkrimin e M. Nanos , per t’a share , ofenduar e denigruar autorin . Nano eshte vertet nje analist erudit . Eshte nje shkrim i bukur , i thjeshte , i kuptueshem , me plot te verteta , qe nuk ka asnje qellim te keq per te akuzuar ndokend . Atehere ku eshte e keqia ? Po mire , more zoterinj te mesiperm , po kur ju qenkeni kaq kritike te zote , shkruani edhe ju neper gazeta , neper portale artikujt tuaj , madje shkruani edhe libra , po mundet (M.Nano ka botuar 4-5 libra) . E kini fjalen tek Turqia , qe Nanua nuk ka ndonje konsiderate te veçante ? Mundet . Prandaj nje prej “dijetareve” te mesiperm (V.f.l.p) , na nxjerr Turqine si shpetimtare te Shqiprise dhe popullit shqiptar , konkretisht Tansu Çiller , e cila na paska shpetuar nga greku , ndryshe Mustafai do te thirrej Mihal .
    -Se pari , emri Mihal , tingellon shume me mire se Mustafa . Mihal eshte nje emer i shperndare ne gjithe Evropen kristiane e demokratike .
    -Se dyti , shqiptaret i ndruan vete emrat kur shkuan ne Greqi , nuk ishte nevoja t’i mbronte Turqia , perndryshe Muhametet e Mazllemet , do te emigronin ne Turqi , nuk do shkonin pa ftuar , nga malet , pa dokumenta e pa identitet , ne Greqi , qe sipas teje na paska qene armiku yne (nje milion shqiptare , tek armiku ?!)
    -Se treti , kush te paska thene , ku e ke lexuar , ku e ke degjuar , qe Greku donte te na pushtonte dhe na mbrojti Turqia ? Kush qeveri shqiptare e kishte autorizuar Turqine ? Kishte ndonje marrveshje Turqia me vendin tone per te na mbrojtur ne raste agresioni ? Asnje gje nuk eshte e vertete . Keto te gjitha jene pjella te fantazise se turkoshakeve shqiptare , natyrisht te njerezve injorante e te pa shkolle , qe nuk dine asgje , se si funksionon bota .
    Po mire , kaq gje te thjeshte nuk kuptoni , pse do te na pushtonte Greqia neve ? Si mund te sulmosh e pushtosh nje vend fqinj , demokratik e sovran qe nuk te bije ne qafe ? Bota ka arbitra te fuqishem , ka superfuqi , ka BE , kush te lejon te besh sipas qefit ? Greqia nuk na ka pushtuar asnjehere ne histori , edhe pse , pas 5 shekujsh , pasi thyen qafen otomanet , filluan kontradiktat Shqiperi-Greqi , per shkak te qendrimit pro otoman te shqiptareve pergjate erresires otomane , kontradikta qe vazhdojne ne mase fare te vogel edhe sot . Keshtuqe , perallat me Turqi e me Tansu Çiller , ti zoteri , shko e thuaja hoxhes ne xhami dhe jo lexuesve te Temes .

    1. nacionalisti says:

      Djale, ha kernacka dhe pi bira e mos jep mend per shqiptaret, se si e nderrove emrin ti e te tjere pune per ju. Po per problemin e shqiptareve mos jep mend.
      ajo qe ka thene zoteria me lart per Kryeministren turke eshte e vertet o koqja e vogel e korces.
      Sepse ajo zonje, doli ne konference shtypi (po te kerkosh e gjen) dhe tha perafersisht se:

      NESE FUTET NJE USHTAR GREK NE TERRITOR SHQIPTAR BALLKANI DO NDRYSHOJE RRENJESISHT

      Sepse o koqja i vogel pe korce qe ha kernacka e pi bira , 1997 nuk ishte thjesht nje renie e shtetit nga piramidat, ishte nje kombinim situatash, kuuuuuuuuu agjenturat (te gjitha pa perjashtim) bene punen e tyre. Dhe greke me KOLONEL JANULLATOSIN ne shqiperi dhe bythqira si puna jote qe nderruan emrat kishin gati planin per tu futur ne shqiperi me demek, MBROJTJEN E JETES SE VORIOEPIRIOTEVE. Afruan disa divizione ne kufi, bythqirat si puna jote mezi prisnin qe te nderhynin greket dhe doli ajo ZONJA ME KOQE E TURQISE dhe ju uli breket.

      1. ... says:

        Turku te rruan hajdarin

        1. Shko provoje jevgjit Selaniku ta shohesh te s’emes sa te vlen lekura ne Qipro i ke po te shkerdhejn ketu e 40 vjet lopthi c’fare pret “heleni” Anastasit

      2. Juglindori nga Korça says:

        Ti je nacionalist ? Ti je nje turk i pjerdhur . Une nuk kam edukaten e kulturen tende qe te te pergjigjem me te njejtat fjale te qelbura . Sa per kernackat , me ka mare malli vertet , sepse kam 25 vjet qe jetoj ne Gjermani dhe rralle vij ne Korçe , ndoshta nje ose dy here ne vit . Ate konferencen e Kryeministres turke , do t’a kesh pare ne ender , nga dashuria qe ushqen per turkun e qelbur . Asnje kryeminister , apo kryetar shteti nuk mund te beje deklarata si ato qe pretendon ti , se askush nuk ka te drejte te nderhyje ne punet e brendeshme te tjetrit , e aq me teper nje vend si Turqia , qe per 500 vjet erresire , na la 5 shekuj mbrapa Evropes .

        1. mik says:

          Interresant !! Ne gjuhen shqipe, njeri mbron Turkun e tjetri Grekun !! Po Shqiptari ku asht ?!
          Gjithsesi, historia e jone, as per Grekun e as per Turkun nuk flet fjale te mira.

  14. rexha 10 says:

    MIQESIA NUKE MVARET NGA AKTIVITETET, QE BEJNE ARTISTET,APO SHTETET MESE TYRE. MIQESIA E SHTETEVE PERBEHET NGA MARDHENIET RECIPROKE NE INTERES TE DY APO DHJETE SHTETEVE.
    POLITIKA E JASHTEME NUKE MUNDE TE JETE KURRE NJE BISNESE I NJE SHTETI . SICE BERI ZOTI SALI BASHKE ME LULIN. ATA SHITEN DETIN.
    PO TE PYES zoti MUSTAFA .PSE GREQIA MIKE NUKE E KA HEQUR AKOMA LIGJIN E LUFTES ME SHQIPEN’?
    PSE ,JUGOSLLAVIJA NUKE JA JEPE TREPCEN KOSOVES?
    QE TE KRIJOS H MIQESI ME NJE SHTET,,,,PA E CENUAR SOVRANITETI INTEGRAL ,dmth KUFIJTE E NJE SHTETI.
    TE KENE INTERESA RECIPROKE TE DY PALET
    PA I HYRE NE POLITIKEN E MBRENDESHME TE NJE SHTETI TJETER. PRA ,ZOTI MUSTAFA ,PO NUKE RESPEKTOVE THJESHTE RREGULLAT E POLITIKES ,NUKE MUNDET TE JESHE KURRE NJE FQINJE I MIRE. ARMIKUN PRITE KE DERA THOTE POPULLI.

  15. @autori says:

    Persiatje te renditura estetikisht, por duke qene brenda ndjesive dhe maredhenieve personale, nuk e kapercejne pragun e shkrimeve te pershtatshme per nje gazete me orientim te theksuar ne interesin politiko-social te publikut.

  16. llaman says:

    Muco , si gjithmone open mind! Urime! Por nje verejtje kam, pse e “shite” Respublicen?

  17. Pellazgos says:

    Zoti apo zonja rexha 10,Greqia nuk e heq Ligjin e Luftes me Turqine e vogel qe quhet Albania me nje popullsi me Identitet Myslimane ne shumice,sepse cdo gjurme dhe Arkeollogji historike eshte Greke ne Albanistane.
    Nuk ka as edhe nje fakt historike qe perpara Osmaneve te kete patur lufte midis Epiroteve dhe Grekeve.
    Mos harrojme qe sipas historianit te pare Marin Barletit ky vend quhej Epir dhe Skenderbeu Epirote.
    Mirepo keta myslimane qe jane shumice nuk duan Vorio Epirin por Albanistanin e Erdoganit,prandaj nuk e duan Greqine dhe Vorio Epirin.
    Para muslimaneve ka qene thjesht 1100 vjet Bizant Greke ketu ne Ballkan.nje Fe Orthodhokse kishim te gjithe pa perjashtim,pamvaresisht qe kjo Fe ka ardhur me dhune si te gjitha Fete qe jane Organizata politike te shteteve qe i kane ne zoterim
    Shqipetaret myslimane duhet ta ndajne mendjen,qe nuk jane thjesht myslimane por percares te ketij kombi Pellazgjik me Greket qe jane te padiskutueshem pronare te historise mijevjecare dhe lidhje me Peellazgjine.
    Emri Pellazgji nuk eshte fort i dashur nga myslimanet shqipetare,e perdorin vetem per propagande qe asnje historiane apo njeri me llogjike mund te pranoje qe keta kane lidhje me historine.
    Kombi eshte mbi te gjitha,nuk mund te jesh edhe Ilyre edhe Katolike apo Myslimane,jane krejt te ndryshme.
    Mos harrojme qe edhe sot Arbereshet e Epirit e quajne Hora greqisht dhe jo Atdheu api vendi “shqip”.

  18. Arber says:

    Paske pjerdhur o muc. Jane ata qe na urrejne o devil.

  19. alphade says:

    Shenim: Vertete beson Muci se Edi Rama ka per “babe” Erdoganin apo e
    ben per demagogji ?! Une kam mendimin se nje sere gazetaresh qe pu-
    nojne “per nje euro me shume” sajojne te tilla alibira se gjoja Rama po
    ben “martese” me Erdoganin ?! Gjepura ! Rama luan politiken e tij shume
    “finoke” per t’i bere ca presion Perendimit, per te siguruar ndonje investim
    serioz dhe per te sfiduar ca Greqine ne momente te caktuara kur disa veni-
    .zellos u prishet terezia e na sulmojne dhe Edi u tregon “dhembet e turkut”
    Kjo eshte e gjitha. Dikur rilinasit tone thonin: “Feja shqiptarit eshte shqiotaria”
    dhe Edi kete leitmotiv e ka zevendesuar me : “Feja shqiptarit eshte Europa” !
    A ka thenje me te qarte se kjo?! Por dashakeqesit,sigurisht do vazhdojne te
    shpifin e trillojne derisa te gremisen nga skenat politike: Gjithe kopeja bandi-
    teske eshte ngritur kunder barrikades se pakapercyeshme me vota te PS dhe
    arsenali i tyre ne keto rrethana eshte vetem shpifja: sepse sic ka thene greku i
    lashte : ” Shpif,shpif se dicka do mbetet” ?! Por ne rastin Rama asgje s’do te mbetet
    sepse tashme shqiptaret i njohin dhembe e dhemballe bandes destruktive te Mons_
    stres se Vicidolit. Nuk i shpetojne dot Vettingut dhe sekuestrimit te pasurise! RECI !!

  20. MERO BAZE JA FUT KARIN NE BYTH MUSTAFA NANO says:

    KY KARI MUSTAFA NANO KY ESHTE NJE BYTHQIR DHE BYTHLEPIRES SI TE KISHTE DALUR NGA E NJEJTA BYTH ME MERO GELBAZEN OSE SKENDER MINXHOZIN APO ESHTE RRITUR DUKE LEPIR BYTH SI LORENC VANGJELI- IK MORE QELBESIRE MUTI SHKO ANDEJ NGA MERO BAZE TA FUT PAK KARIN NE BYTH PASTAJ JE NE RREGULL JUVE’

  21. nora says:

    ngele katunar tere jeten o Muco
    je maskuar si intelektual po ke harruar bishtin e katunarit jashte

  22. Arber says:

    Kokerra budalles.!!!! Me injorant dhe me debil se arian çani dhe mustafa nanon s’kam pare.!!!!

  23. Shqiptar Kosove says:

    Ky Nano si duket serbi i pare ne jete qe ka pare eshte ky Zorani.

  24. Arberi says:

    O pis milet, pthy fara flliçt he nanen shkau ta shkerdheft bashk me turkun

  25. Ismail says:

    O ti Mustafa,emrin e ke shum te Mire qelluar ,respekt per ate qe e ka vene,por cfar ke me Turqine edhe me Erdoganin?pse nuk cohesh te kritikoshe Politikanet qe e kane kthyer vendin ne mender Vend?por gjen kohe e hapsire ne gazete per te share Turqine.
    Ste mjaftojne keto vite per te kuptuar Genocidin serb kundra koaovareve? E ke te fresket fare apo te duken afer 500000 vjetet e turkut.
    Hiqi kap Elena Ekonomise Turke edhe Turqise Hiqi Syzet.

  26. Laku says:

    BRAVOOOOO e madhe Muç Nano.Kjo eshte e verteta.Le te shanje keta morrat qe lajne kembet dhe nuk lajne koken.

  27. samet says:

    Oh mor MUC, po ti me te vertet qenke MUC (= Mazë i Peles)
    Shpejt do te dekorohesh nga Vucici ashtu si Esat Pash Toptani nga Pashiqi, e bajshe me shndet MUCI, Mazi i Peles.

  28. rexha 10 says:

    zoti PELLAZGOS: NUKE DUA TE POLEMIZOJ ME JUVE, SEPSE UNE KURE KAME THENE QE:POPULLI THOTE ,QE ARMIKUN PRITE TEKE DERA,DUHET TE KUPTOSH JO HISTORINE E SHEKUJEVE TE KALUAR ,PORE TE ARDHMEN E VENDEVE FQINJE. TE GJITHE SHTETET KANE BERE LUFTRAT E TYRE ,POR SOTE U BENE TE GJITHE BASHKE.
    NUKE MUNDET TE ECESH PERPARA ,DUKE SHIKUAR TE KALUAREN. TE RESPEKTOSHE FENE E TJETRIT ,NUKE DO TE THOTE NDARJE ,POR BASHKIM..
    NUKE PO TE KUPTOJ zoti PELLAZGOS,SE CFARE HYNE FEJA TEKE HISTORITE E TUA .
    ME RESPEKTE I NDERUAR

    1. undefined says:

      Mos u lodhe me njerez qe jane me komplekse inferioriteti mos humb kohen kot si puna ketij paranoidit….Pellazgos…leri te argetohet ne injorancene vet

  29. another dimension says:

    Ky eshte njeriu me budalla ne sferen publike shqiptare. Nje ordiner pa asnje vlere. Lere pastaj kur merr persiper te flas ne emer te shqiptareve ky GOMAR!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje