Vetëm ERTV pa emision sportiv!

16 Qershor 2018, 15:00Blog TEMA

Nga Lutfi Dervishi

Shqipëria nuk luan në Botërorin Rusia 2018, por kjo nuk ka penguar pothuaj të gjithë televizionet në Shqipëri, kombëtare dhe lokale të bëjnë emisione sportive!

Përjashtim këtu bën vetëm ERTV. Ndeshjet transmetohen vetëm në RTSH, por nuk guxon të hapësh ekranin se të gjithë televizionet, edhe ato informative bëjnë programe kushtuar Botërorit.

Formatet janë copy -paste.

Dhe meqë jemi te copy – paste, këtu copyright- kuptohet si right to copy! Vjedhja e pamjeve të Botërorit është e ndaluar me ligj dhe ligji është shumë i rreptë- por më të rreptë janë “bijtë televiziv të shqipes”, që nuk ju dridhet syri të vjedhin dhe të bërtasin që vjedhjen po e bëjnë për interes të publikut!

Nuk e di kush e pati idenë gjeniale se një emision sportiv është i sukseshëm nëse merr një “vajzë pak budallaçkë, pak bjonde dhe pak të veshur dhe e përdor si objekt tallje, balancoje me një djalë/burrë që flet budallallëqe me zë të lartë (mund ta lësh dhe pa mikrofon), hidhi pak kripë duke marrë një politikan në studio që shfaqet me një pamje më të menduar dhe më të vuajtur se të Sokratit, futi një moderator që i ka në majë të gjuhës shakatë pa kripë, qesh kur duhet të qash dhe ngrysy kur duhet të qeshësh, vijo me pyetje të hatshme të tipit: si mendon ti?

Si t’u duk? Si thua? Po ti për kë vë bast? Regjia më ndihmo pak se e harrova këtë…. Dhe ja ku bë emisioni sportiv! Ideatori i këtij formati duhet ta patentojë skemën dhe të kërkojë para për çdo program të “ri” sportiv që do të shfaqet në të ardhmen.

Ka vende si Kroacia, Kombëtarja e së cilës është në Botëror dhe ka një program sportiv! Por Shqipëria është edhe këtu rast “sui generis”.

Një pyetje pa lidhje?

çfarë kuptimi ka të ftosh analistë sportiv që para ndeshjes japin argumente pse do të fitojë Spanja dhe pas ndeshjes të japin argumente plot pasion se pse nuk fitoi Spanja?! Dhe në fund të thonë: e parashikova të vështirë këtë ndeshje dhe kështu doli!!!

Shvjeku diku thotë: o Zot, mirë që u çmendën, po pse të gjithë në një ditë”.

Megjithatë ngushëllimi është se 1 ditë nga Botërori kaloi dhe kemi edhe 29 ditë. Ana pozitive është se kemi 29 programe sportive. Shikim të këndshëm.

4 komente në “Vetëm ERTV pa emision sportiv!”

  1. Plaku Xhuxhumaku says:

    O Luto po ty nuk te detyron njeri ti shikosh mor zoteri.

  2. Plaku Xhuxhumaku says:

    Luto paske gjetur nje menyre shume origjinale per t’ia lepire bithen krieministrit.

  3. Cuku says:

    O Lyti shume mire e ke ,por ne fakt edhe te TVSH ,nuk shihen ato rubrikat sportive,,,
    Eshte e drejte qe vetem T.V.SH.duhet te jape ndeshjen dhe shume pak komente nga ata qe jane vertet analiste dhe ish sportiste te rangut
    Hysen Zmijani.,,,,Alfred Ferko. ,,,Rragamet,,,Ballgjinet ,,,Sefedin Braho. ,,,Millan Baci,,,,Rrapo Taho. ,,,Gjergj. Iljadhi,,,Sotiraq. Tegu,,,,Perparim Kovaci. Jani Kaci,,,,Perlat. Musta,,,,Adnan Ocelli,,,,Dhimitraq. Xhambazi,,,Ilir Lame. Agustin Kola. Astrit Hafizi. Fatmir Hima. ,,,,,
    Keta jane.ata qe duhen ne studio qe te ndiqeni me vemendje ,se kane dhene shpirtin ne fushe,,,,,
    Po ju ftoni Redina Jupin dhe Edmond Gezdarin dhe ca vajza kush e kush te nxjerre shalet,,,gjoksin dhe mundesisht zogun ne ekran
    Per te mos folur qe ftoni dhe politikane qe japin mend per sportin ,dhe prisni tju ndjekin ,,,,Une shof ndeshjen dhe e fik me vrap tv.se kam neveri ti ndjek lloj lloj qelbsirlluku neper rubrikat e gjithe t.v.
    Te pakten kursej energjine elekrike,,,,
    Keshtu qe ndjekja varet nga te ftuarit dhe jo nga shalet,pseudo specialiste dhe pseudo gazetare dhe neveri per politikanet,,,

  4. eli says:

    I ke rene ne koke Lutfi!Na e shpifen.Po me keq me duket ajo biondja qe moderon emisionin pas ndeshjeve.Viola Spiro.Nuk ka fjali qe te mos beje te pakten nje lapsus,plus qe e ka te pa mundur qe te shqiptoje nja dy germa,ndersa ato qe i thote i thote me goje hapur pa i levizur buzet!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje