Racizmi, kompleks, por nuk na justifikon

15 Qershor 2018, 11:03Blog TEMA

Nga Ben Andoni

Shqipëria nuk i shpëton dot kompleksit të racizmit. Duke e provuar për vite me radhë në kurrizin e saj, shqiptuar nga lloj-lloj konjukturash, popujsh, politikash, përcaktimi i është bërë gati si pjesë e identitetit në shekullin XXI. Nuk duhet shumë për ta kuptuar, kur shikon steorotipet e kinematografisë së huaj, që individin shqiptar e identifikon më së shumti me varfanjakun, ta paditurin dhe shpesh kriminelin. Por, ndërsa mund “t’i falet” disi popujve perëndimorë, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për fqinjët me të cilët kemi ndarë shekuj histori dhe jemi përballur me të njëjtat stuhi historike. Akoma më e pafalshme me mik-armiken e përjetshme Italinë, që stereotipin shqiptar, paçka shumë rasteve pozitive, shpesh e identifikon me lloj-lloj racizma të neveritshme.

Për fat të keq, vetë Evropa nuk e ka kaluar dot racizmin, atë që amerikanët për shkak të historisë së tyre, e kanë zhvilluar krejt ndryshe. Jo më kot dhe debatet që ata bëjnë për emigrantët janë të një natyre krejt tjetër. Shumë të ashpra në kohën e presidentit Trump, por gjithsesi, emigrantët e huaj konsiderohen në masë si komunitet që po i ndërfutet të mirave materiale të qytetarit amerikan.

Larg këtyre, evropianët e sodit kanë shkarë drejt ksenofobisë, pasi racizmi i kthen instinktivisht në kohën e Holokaustit, kohë kur Gjermanët dhe shumë satelitë të saj bënë masakrën e tmerrshme ndaj popujve të tjerë të pushtuar. Gjithsesi, duhet të ndalemi pak këtu: ksenofobia është e konservuar në Evropën Lindore edhe për një fakt të madh sepse vendet e kësaj pjese të kontinentit kanë qenë të ndara prej Perdes së Hekurt të Luftës së Ftohtë.

Vendet e Evropës Lindore, sidomos në shekullin e shkuar, nuk ishin cak për emigrantët sepse politikisht ishin të mbyllura, kurse vendet e Perëndimit përgjatë të gjithë këtij shekulli u bënë një hapësirë e madhe, ku mund të qëndronin emigrantë nga lloj-lloj vendesh të kontinenteve të ndryshme e me çfarëdo lloj ngjyrash e identitetesh.

Shqipëria është e mbetet pjesë e Lindjes, paçka se identiteti dhe vokacioni ynë i dëshiruar shkon kah Perëndimit. Kompleksi i madh i racizmit, shtuar sidomos pas viteve ’90, ka lënë gjurmë të thella dhe është pjesë e nënvetëdijes sonë. Kuptohet se një pjesë  e madhe mundohet ta fashisë falë kulturës, etikës dhe një lloj empatie. Koha dhe praktika e zakonshme tregon se në masë shqiptarët janë jo thjesht ksenofobë por racistë mirëfilli. E kupton këtë në përballje të ndryshme, e deri në sintaksën që përdorin deri personalitete me pushtet. Të mendosh, nga ana tjetër, se çfarë është bërë me emigrantët e gjorë që tentonin nga Vlora të shkonin drejt Perëndimit apo me njerëzit me ngjyrë që punojnë në vend apo më thjesht me minoritetet si Romët dhe Egjiptianët në Shqipëri, ti bindesh për këtë argument.

Por, më e hidhur dhe pjesë e këtij argumenti është ajo që po bëhet në ditët e sotme me debatet që lidhen me ardhjen e refugjatëve nga vendet e nxehta të luftës. Të gjithë i përvishen qeverisë, ndërsa z.Rama është detyruar t’u kthehet tashmë evropianëve se Shqipëria nuk mund të korrigjojë gabimet e të tjerëve.

Në fakt, Shqipëria nuk mund të korrigjojë por është pjesë e këtyre politikave, që po e tërheqin për inerci drejt një pjesë civilizimi që e kemi ëndërruar dhe që kostot i ka jo veç historike por dhe shumë ekonomiko-sociale. Mu këto nuk përballojnë dot shqiptarët, sepse ardhja e refugjatëve duket na sjell ndërmend kohët që zhgaraviteshim vetë për pak mundësi më shumë tej jetës së mjerë që kishim bërë. Ndaj, refugjatët e gjorë që vijnë dhe që duan të largohen nga një vend “post-luftë” si yni, duhet të mirëpriten. Është jo thjesht humane por haraç i asaj që duhet të paguajmë për vërshimin tonë në Evropë e kudo. Mbase vetëm kjo do na shpëtojë nga kompleksi i frikshëm i racizmit tonë. (Javanews)

5 komente në “Racizmi, kompleks, por nuk na justifikon”

  1. Illyria-Shqiperia says:

    Ore ju beni vete ose qellimisht mundoheni te manipuloni publikun. A mund te thoni ju, qe po na kerkohet te vije nje pjese x e refugjateve dhe ne nuk po I pranojme sepse qenkemi raciste. A po na kerkohet ne qe keta qe duan te vijne me “deshiren e tyre” duan te integrohen, dhe ne nuk po e pranojme kete fakt se qenkemi raciste. Ne fakt po na kerkohet krejt e kunder ta, dhe ju tu vije turp qe genjeni ose manipuloni. Po kerkohet qe vendi te kthehet ne kampe, geto, ku te rrine ata me te rrezikshem it, analfabetet, qe nuk kane kaluar filtrin e be. Mendoni ju se be po te le shkencetaret, inxhinieret. Be kerkon ta ktheje Shqiperine thjesht ne territor kampesh, ku ta kete te lehte te izoloje ata, dhe ne bashke. Po te sjellin ata qe do te perzeje Turqia. Po ti sjell ty se te konsideron popull Barbar, ardhacak musliman. Po ti sjell ty se ska ndermend te te qase ne shtepine e saj. Kurre. Ju kazan mediatike qe nuk late fjale pa e quajtur popullin tuaj, Naimit e Vasos do tu vinte turp nga ju, qe na quani raciste. Njeriu krijon personality tin e tij ne shoqeri dhe jo komuniteti I tij I prejardhja.shume jevgj Jane krenaria e Kombit, qe ne racistet I kemi shpallur. Romet ne asnje vend ne note nuk behen me komunitet e tjera, ashtu dhe tek ne. Kjo eshte specifika e tyre, por Jo racizmi yne. Kazan jeni, e kazan do mbeteni. Turp te keni!

  2. a.f. says:

    Racizmi shqiptar eshte me i theksuar se ai europian ne pergjithesi. Mjafton te permendesh racizmin e para viteve 90 per “magjypet” (jevgjit) te cilet diskriminoheshin nga “gaxhojte” qe pervec lekures se bardhe nuk eshte se kishin cilesi te tjera njerezore me te mira se jevgjit. Vlen per tu permendur edhe racizmi “islam” per “caponet” shqiptare, qe shoqerohet zakonisht me racizmin “iliriano-pellazg” kundrejt racave te tjera “inferiore” te Ballkanit. Por edhe mbas viteve 90, racizmi shqiptar perqaset me vlerat me negative, te cilat manifestohen ne egersine dhe kercenimet e perditshme qe “te fortet” (hajdutet qe u bene te pasur) ushtrojne kundrejt me te dobteve, sidomos me te varferve.
    Cudia ndodh kur shqiptaret raciste shajne Europen, Ameriken, te cilave u puthin kembet kur jetojne atje..

    1. undefined says:

      Pirdh pirdh se lirohesh korrak i Anastasit

  3. T. Voda says:

    — SHqetsimi i komentusit te pare, ” Illyria-Shqiperia”, eshte me se i drejt .
    Per shume arsye Shqiperia ne asnje menyre nuk duhet te te pres e te mbaje refugjate , ne vecanti ata qe vine nga vendet arabe apo te lindjes mesme. –Politika te tilla synojne ta kthejne shqiperine realisht ne nje vend ARABO-MYSLIMAN . SYnojne ta kthejne shqipeerine ne nje ”poligon”, ne nje ”kopesht eksperimental” , ne nje qender me ”Cibane ” dhe vatera ”infeksioni”.

    — Shqiperija ka 3 dekada qe popullata e saj boshatiset, rrudhet dhe plaket nga dita ne dite. –Mbas viteve 40 shqiperia per 3 dekada u trefishua . Minimalja soot Shqiperia duhet te ishte mbi 6 milion . Aktualisjht skane mbetur as gjysma. Me sa duket ustallaret qe kane planifikuar shperberjen e kombit shqiptar PO PUNOJNE duke ndjekur politikat e zevendesimit .

    –OOPOPULLL- THIRRI MENDJES SA NUK ESHTE AKOMA SHUME VONE..!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!..
    xxxxxxxxxxxxx — T . Voda — NY–USA

  4. Pellazgos says:

    Zoti Andoni,haraci nuk vleresohet duke pritur fatkeq qe bombardohet atdheu,pasuria,familja e tyre,por te gjitha shtetet Evropiane duhet ti mbyllin deren ketyre fatkeqeve nga bombat e amerikaneve dhe cifuteve.
    Eshte diktatore Asadi? Po Mubaraku plot 43 vjet ne Egjypt a nuk ishre i tille?
    Libya vendi me i zhvilluar i Afrikes Veriore e shkaterruan Sarkozi Italianet dhe Amerikanet.
    Pse?
    Ti mbyllin deren fatkeqeve me shprese te mbarojne bombardimet,ndryshe ato vazhdojne se qellimet dihen kur vetem nje popull i “zgjedhur” dhe nje Gjenocid mbeshtetet ga “Demokracite” perendimore.
    Semundjen duhet ta luftosh qe ne fillim,te perpiqesh te ndalosh aresyen e zhvillimit dhe jo ta luftosh me ilace qe qellimi eshte vetem fitimi.
    Duhet nje gjyq nderkombetare per gjithe ato krime gjoja per “Pranveren Arabe” konflikte me emrin e Maqedonise kur diget qe edhe vete Gligorovi i Shkupit deklaronte qe ne nuk jemi Maqedonas dhe nuk kemi lidhje me Aleksandrin e Madh.
    Atehere pse ngulin kembe Evropianet dhe Cifutoamerikanet kur vete thone qe jane Sllave?
    Kaq idite na kalojne neve ne Ballkan?
    Cti bej une servilave te Erdoganit qe e quajne veten “Pellazge”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje