“Peshku i madh” Fatmir Hoxha dhe Gjykata Kushtetuese e boshatisur

18 Qershor 2018, 14:54Blog TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

Fatmir Hoxha ishte ndër gjykatësit e parë që ngecën në rrjetën e të famshmit Vetting. Duke qenë një nga gjykatësit më të lartë në vend (gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese), shumë shqiptarë e ndoshta edhe disa ndërkombëtarë, do të kenë menduar se, me vendimin për shkarkimin nga detyra të gjykatësit Hoxha, Vettingu ka kapur një “peshk të madh”. Në fakt, në këtë rast, nuk kemi të bëjmë fare me një “peshk”, ndërkohë që “peshqit” e vërtetë mund t’i shpëtojnë rrjetës së Vettingut…

Për ta shtjelluar këtë argument, le t’i hedhim një sy vendimit të zbardhur të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit – i njohur ndryshe si Komisioni i Vettingut – rreth gjykatësit Hoxha.

Nga ky vendim, rezulton se e vetmja pasuri e familjes Hoxha, është apartamenti ku ajo banon në Tiranë, i blerë në vitin 2011. Për blerjen e këtij apartamenti, gjykatësi Hoxha ka përdorur të ardhurat nga shitja e apartamentit të mëparshëm në Shkodër, një kredi afatgjatë, një borxh marrë kunatit, si dhe kursimet bankare të familjes gjatë shumë viteve të punës.

Gjykatësi Hoxha nuk ka në pronësi, as ndonjë automjet – një veturë të vjetër që kishte, e ka shitur për 200 mijë lekë para disa viteve – dhe as ndonjë apartament ekstra në qytet, në plazh ose në mal (ndryshe nga shumica dërrmuese e zyrtarëve të lartë shqiptarë). Ai është vlerësuar pozitivisht nga Komisioni i Vettingut – si nga ana morale edhe profesionale. Por sidoqoftë, për çudi, ky komision vendosi ta shkarkojë atë nga detyra.

Ja cilat ishin argumentet e dy anëtareve të komisionit, që votuan kundër gjykatësit Hoxha (njëra votoi pro).

1 –  Borxhin e marrë nga i kunati (28.500 euro), gjykatësi Hoxha e kishte raportuar çdo vit në deklarimin e pasurisë në ILDPK, por nuk e deklaroi më atë, që nga dita kur e shleu tërësisht.

2 –  Kunati i gjykatësit Hoxha, nuk kishte dokumentacion provues për burimin e të ardhurave të dhëna hua. Nga ana e kunatit, është deklaruar se, ai nuk ka qenë i regjistruar pranë organeve tatimore, pasi nuk ishte detyrim ligjor në kohën kur ka siguruar të ardhurat nga veshjet e përdorura. Sidoqoftë, kunati i kishte të gjitha dokumentet bankare në lidhje me paratë e tij, që tregonin hyrjet dhe daljet e tyre në bankë.

3 –  Gjykatësi Hoxha nuk kishte dokumentacion provues për të ardhurat nga shitja e mobilieve dhe orendive shtëpiake të apartamentit të tij të mëparshëm në Shkodër (ato i kishte shitur me pará në dorë, siç bëjnë pothuaj të gjithë shqiptarët e ndoshta edhe shumica dërrmuese e njerëzve në botë).

4 –  Nga analiza e burimeve dhe shpenzimeve të vitit 2011 (kur gjykatësi bleu apartamentin e banimit në Tiranë), komisionit i rezultonte një diferencë prej 1.7 milionë lekësh që, duke iu referuar shitjes së apartamentit në Shkodër dhe mobilieve e orendive të përdorura, komisionit iu dukën të pajustifikuara mjaftueshëm nga gjykatësi Hoxha.

5 –  Gjykatësi Hoxha nuk kishte deklaruar në vitin 2003, një depozitë bankare të së shoqes (330 mijë lekë), lapsus të cilin ai e kishte korrigjuar në vitin 2004 e në çdo vit pasardhës.

E pra, duke parë këto argumente të Komisionit të Vettingut, duket qartë se, në këtë rast, nuk kemi të bëjmë me një “peshk të madh”. Këtu thjesht kemi të bëjmë me një komision “të zellshëm”, që është kacavirrur pas teknikaliteteve për të kapur me çdo kusht një “peshk”.

KOMISIONI I APELIT

Gjykatësi Hoxha, siç është e kuptueshme, e ka ankimuar vendimin e Komisionit të Vettingut në Komisionin e Apelit. Ky i fundit, mund të zgjedhë të mbështetet vetëm në dokumentacionin e administruar në Komisionin e Vettingut dhe të marrë kështu një vendim të bazuar thjesht në teknikalitete. Por ai mund të zgjedhë të bëjë edhe një verifikim të ngjashëm me atë që në SHBA quhet “background check” – ku pyeten edhe fqinjët e zyrtarit rreth mënyrës së tij të jetesës.

Një verifikim i tillë do të kërkonte që, një punonjës i Komisionit të Apelit të shpenzonte vetëm një orë, duke pyetur shitësen e dyqanit të lagjes së gjykatësit Hoxha, kamerierët e kafenesë së lagjes së tij, punonjësit e sallonit ku ai sheh ndeshjet e futbollit, si dhe disa fqinj. Nga një verifikim i tillë, do të rezultonte se, gjykatësi Hoxha dhe familja e tij bëjnë një jetë më se modeste, që nuk ngjason fare me atë të shumë zyrtarëve të lartë shqiptarë – bëhet fjalë për një jetesë në sintoni me rrogat mujore dhe me këstet e kredisë që paguan.

Gjykatësi Hoxha i çon në shkollë publike dy djemtë e tij, ndryshe nga shumica e zyrtarëve të lartë, që i çojnë fëmijët në shkolla të shtrenjta private. Kurimet speciale mjekësore të familjarëve të tij, ai nuk ka mundur t’i bëjë dot në klinika private, brenda ose jashtë vendit – siç i bëjnë shumica e zyrtarëve të lartë shqiptarë. Madje, në qoftë se ikën rroga e tij, familja mund të mbetet edhe pa shtëpi, sepse apartamentin mund t’ia sekuestrojë banka që i ka dhënë kredinë.

Dhe nga e di unë këto gjëra? Thjesht banoj në të njëjtin bllok apartamentesh me gjykatësin Hoxha.

Për ta përmbyllur, kur të shqyrtojë ankimimin e Fatmir Hoxhës, Komisioni i Apelit duhet t’i bëjë pyetje vetes, nëse ky gjykatës është i pastër moralisht, i aftë juridikisht dhe, mbi të gjitha, i pakorruptuar. Sepse bash kjo pyetje është në themel të procesit të Vettingut. Unë kam bindjen që, në qoftë se Komisioni i Apelit do të fokusohet në thelbin e kësaj pyetje (e jo në teknikalitete), përgjigjja do të jetë një “Po” e fortë! Përndryshe, me teknikalitete mund të boshatiset jo vetëm Gjykata Kushtetuese, por edhe të gjitha gjykatat e prokuroritë e Shqipërisë…(AFP.al)

8 komente në ““Peshku i madh” Fatmir Hoxha dhe Gjykata Kushtetuese e boshatisur”

  1. Ankuesi says:

    Zaloshja analisti i rikes na mbroka hajdutin se e paska komshi dhe duhet me i bo noi qoke…mos e bofsh piken e hajrit. I duken teknikalitete. ptu

    1. BE 2025 me apo pa Negociata says:

      Jeni te forte qe keni durim apo ta keni seriozisht qe lexoni anal istat shqyptare te cfaredo ngjyre. Ajo qe me shqeteson mua si qytetar nuk jane memdimet se sa fjalet perkatese ose termat qe perdoren nga ky Anal is ti apo Donaldi I Luluve qe nuk shkojne me tej se “peshqit”….. dmth peshku i vogel , peshku i madh kur dihet qe ne Shqiperi ka si Peshq dhe Peshkaqene, qe ndryshojne vetem nga gjatesia dhe trashesia.

  2. says:

    Në Belgjikë emri Marc dhe në Shqipëri emri Fatmir po ndyn vëndin.

    1. Kopshtari says:

      Nuk eshte emri qe ndyn nje vend apo nje njeri, por marrezia e atyre qe perdorin fjalet e pafajshme per kete qellim

  3. alphade says:

    Ore tru- tutkall Zaloshnja pse argumenta jane keto per te justifikuar
    grabitjen e ketyre hienave te drejtesise. Hajduteria e ketyre makute-
    ve nuk ka limit dhe Ti i bashkohesh kesaj bande plackitese. Zaten
    hajdutet i mbrojne hajdutet me cfaredo lloj “argumenti” duke i para-
    qitur gjykatesit dhe prokuroret, avokatet dhe noteret si viktima ,nder-
    kohe qe gjuthe shqiptaret i njohin fare mire keto monstra. Me sa du-
    ket ky Zaloshnja duke mbrojtur keto grabites,mbron veten . Edhe ky
    eshte nje hajn si gjithe keta.

  4. MERO BAZE JA FUT KARIN NE BYTH SKENDER MINXHOZIT says:

    Edhe ju ZALOSHNJA JE BERE SI MERO GELBAZA BAZE DHE SKENDER KURVA MINXHOZI DUKE LEHUR TE KOL BALLA POR TI BYTHQIR NUK JE VETEM BYTHLEPIRES

  5. Devolliu says:

    Nuk eshte lapsus te harrosh parate pa i deklaruar.
    Lapsus eshte te shkruash 8 ne vend te 3, keshtu qe nuk ka justifikim.
    Nese nje gjyqtar i larte nuk e di se cdo qindarke e fituar dhe e shpenzuar duhet deklaruar atehere ai nuk mund te beje drejtesi ne rastin kur nje qytetar ben te njejtin gabim. Diferenca midis qytetarit dhe gjyqtarit eshte se te parit po i gjeten para te padeklaruara ja konfiskojne, te dytit jo.

  6. Korçari says:

    O Zaloshnja; me që e paske kaq qejf këtë komshiun Fatmir Hoxha, bëje krushk, por për ne që i njohim bëmat e tij ai është një HAJDUT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje