Po tani që është vërtetuar se çështja “Babale” është e manipuluar, a do t'i arrestojnë pinjollët e Beogradit?

19 Qershor 2018, 19:27Blog TEMA

Nga Spartak Ngjela

Korrupsioni kryeministror shqiptar Berisha-Rama duhet të eliminohet sa më shpejt që të jetë e mundur; sepse është pengesë reale kundrejt reformës në Shqipëri.

Të gjithë fqinjët e Shqipërisë në Ilirikumin Perëndimor janë hedhur në sulm për të mbrojtur korrupsionin shqiptar. Se te ky i kanë shpresat për të mos lejuar forcimin reformator të Shqipërisë sipas përkrahjes së politikës amerikane.

Edhe manipulimi i çështjes “Babalja”, dhe kërkimi i “fakteve të reja” gjithashtu, një përpjekje e tillë është, dhe e koordinuar edhe me politikat e trembura nga aleanca shqiptaro-amerikane për Ballkanin Perëndimor.

Po tani që është vërtetuar se çështja “Babale” është e manipuluar, a do t’i arrestojnë pinjollët e Beogradit?

Ç’do bëjë prokuroria e Krimeve të Rënda: me shqiptarët do jetë, apo me korrupsionin që ka vjedhur Shqipërinë dhe vetë shqiptarët?

Sipas të dhënave të perëndimorëve, në çështjen “Babalja” ka qenë edhe Rama i implikuar.

Edhe pse aktualisht ky korrupsion nuk ka fare forcë, nëse do ta zgjerojmë analizën në funksion të kohës, atëherë na duhet të themi se korrupsioni kryeministror shqiptar krijon pengesë të madhe në synimet e politikës së ardhëshme të Shqipërisë.

Tani është e kuptueshme për këdo se Rama dhe Berisha do të penalizohen për nga reforma në drejtësi. Por pikërisht për këtë, të bashkuar siç janë, këta do të mundohen të krijojnë pengesa dhe trazira në Shqipëri, në mënyrë që të bllokojnë Reformën në Drejtësi dhe politikën aktive amerikane.

Gjithmonë do të mundohen të nxjerrin fakte kundër njëri-tjetrin, por vetëm me një qëllim: destabilizimin e Shqipërisë.

Gjithsesi, në këtë linjë nuk janë vetëm, sepse janë të përkrahur edhe nga Moska, Beogradi dhe Stambolli.

Të tre këta shtete, bashkë me korrupsionin kryeministror shqiptar, nuk mund ta pranojnë forcimin e Shqipërisë sipas skemës së politikës amerikane dhe gjermane.

Forcimi i Shqipërisë dhe Kosovës sigurisht që nuk mund të jetë i pranueshëm nga Rusia, Serbia dhe Turqia, por ky forcim është vetë qëllimi amerikan në këtë zonë.

Qëllimi i politikës amerikane në çështjen shqiptare në Ballkanin Perëndimor, që tani është kuptuar, ka ngritur tensionin në Beograd; sepse Beogradi është aneksuesi i trritoreve të gjëra shqiptare; Rusia sepse nuk mund të lejojë forcimin e Amerikës me anë të botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor, i cili sigurisht që bëhet me një Shqipëri të fortë; kurse Turqia e Edoganit ka frikën nga rreth 9 milionë shqiptarë që janë në Turqi, por sidomos për mospranimin absolut të islamit radikal në Shqipëri.

E gjithë kjo tablo kundërshtuese e ka shpresën te çifti korruptiv Rama-Berisha që të mposhtë reformën shqiptare. Po është përpjekje e kotë.

Është pamundësi absolute të mendosh që një skemë amerikane force të mundet sot. Amerika kërkon një shtet bilateral Shqipëri-Kosovë të fortë dhe do ta bëjë. Po Si?

Hapi i parë është çelja e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Prandaj kjo është një gjë e sigurt më 28 qershor.

Hapi i dytë është eliminimi i të gjithë klasës politike të korruptuar të Shqipërisë.

Hapi i tretë është eliminimi i të gjithë klasës politike të korruptuar në Kosovë.

Hapi i katërt është ngritja e shpejtë e ushtrisë si armatë moderne në Shqipëri dhe në Kosovë.

Hapi i katërt është ristrukturimi modern i shtetit dhe i tregut shqiptar në Ballkanin Perëndimor, pasi të jetë strukturuar tregu i përbashkët Shqipëri-Kosovë

Kjo është arsyeja që sot janë të shqetësuar të gjithë krahët e reaksionit antishqiptar edhe në Beograd, edhe në Athinë. Si pasojë e këtij shqetësimi gazeta dhe ministra, akuzojnë se po kërkohet të krijohet Shqipëria e Madhe.

Në fakt këta e thonë këtë si tezë, sepse kjo ka qenë teza gjermane e Luftës së Dytë Botërore. Dhe me këtë kërkojnë të evokojnë nazizmin.

Veçse, pikërisht për këtë po bëhen qesharakë, sepse këtu lindin këto pyetje:

A mund të ketë Shqipëri të Madhe pa shqiptarë? Jo, kjo nuk mund të mendohet.

Por: atëherë, a ka shqiptarë dhe toka shqiptare të aneksuara nga sllavët dhe grekët? Po ka, dhe këta janë territore që kapin një sipërfaqe rreth 50 mijë km2 dhe një popullsi disa milionëshe shqiptarësh.

Po atëherë, kuptohet se nuk po kërkohet një Shqipëri e madhe pa shqiptarë, por një Shqipëri me kufijtë e saj etnikë në ringritjen e botës shqiptare. Dhe kjo sigurisht që do të bëhet, sepse atëherë përse shqetësohet reaksioni antishqiptar sllav dhe grek?

Gjithsesi hapat e sotëm janë një politikë e re në Ballkanin Perëndimor, për të garantuar një politikë të re perëndimore me anë të dy shteteve shqiptarë në Ballkanin Perëndimor.

Poltika angleze gaboi kur ndihmoi në prishjen e Austro-Humgarisë dhe në krijimin Jugosllavinë. Tani kjo politikë është goditur dhe politika amerikane ka ndërruar kahjen e saj drejt shqiptarëve.

Është arsye shumë e madhe kjo sepse shqiptarët janë sot shumica e popullsisë së Ballkanit Perëndimor. Por nuk janë sllavë; dhe i kanë brenda vetes të tri fetë e mëdha dhe resurse të mëdha ekonomike.

Përderisa politika amerikanë në këtë zonë sot është synim ballkanik, ky synim arrihet vetëm me shqiptarët.

Po korrupsion i shqiptar?

Ky ka qënë pengesa, por kjo pengesë tani për politikën amerikane është tejkaluar.

Prandaj na duhet të theksojmë se në 28 qershor fillon marshi funebër që çon në varrim korrupsionin kryeministror shqiptar. Përpjekjet e tyre drejt politikave të tjera janë të kota.

Megjithatë po kuptohet se korrupsioni shqiptar në pushtet është i grupuar dhe punon nëpër politikat antishqiptare. Ka shenja që gazetaria dhe politika e ekstremit antishqiptar në rajon, kërkon destabilizimin e Shqipërisë.

Nuk kanë krijua asnjë rrezik deri tani, por fakti që lëvizin duhet ta shtyjë politikën amerikane që të veprojë sa më shpejt kundër korrupsionit shqiptar.

39 komente në “Po tani që është vërtetuar se çështja “Babale” është e manipuluar, a do t’i arrestojnë pinjollët e Beogradit?”

  1. Qytetari dixhital says:

    Le ta zeme se ke te drejte te thuash mendimin tend,por kur thua se sipas te dhenave te perendimit ne ceshtjen babaleja ka gisht Rama kalon cdo mase.
    Te keqen o Spartak, a ka mundesi te na hapesh pak syte dhe na thuaj si i ke siguruar keto te dhena? Vetem kujdes se mos dalesh karagjos si Babalja qe shpiku Babalizmin.

    1. R says:

      O avokat u bere njelloje si BABALE turp kur flet keshtu dhe une nuk pata durimin ta lexoja kete shkrim

  2. Haka Tekizoti says:

    Ngjela ka kohë që i bie fyellit në një vrimë dhe prej kohësh melodia e tij është monotone. Ai bë bashkë si të njëjta dy palë krejtësisht të kundërta në çdo pikpamje, po sidomos ndaj atdheut, ku njëri e ka shitur me kohë që kur ka shitur shpirtin te serbët, ndërsa i dyti duket se e do Shqipërinë më shumë se Ngjela karrigen, për të cilën shet shpirtin e jep edhe jetën.

  3. Mario says:

    Shko kokrra .arit,e mos e fut Ramen ne nje thes me Berishen.A se kupton qe je bere i neveritshem !!??.Pse nuk thu pederast qe Rama e mori shtetin me nje tuf borxhesh nga ato qe e lan.Ktu ngrije zerin injorant,e mbi te gjitha vendosjen e atij rregulli ku partia qe ti militonje e ku ti kurre nuk fole ,i ipte kurajo atyre qe kurre per te mos paguar asgje.Shko laj gojen shkerdhat para se ti lepish koqet Rames.BthQ

  4. Iliri says:

    Avokati ne shkrimet e tij ngateron inatet personale ndaj Rames me ngjarjen per te cilen ai shkruan duke e bere te pa vertet mendimet e tij.Qe te thuash qe ne ceshtjen babale eshte dhe Rama i perfshire ben qe cdo njeri qe e degjon mendon se avokati nuk duhet degjuar me .Ca gjera i thote mire por kur fantazon humbet kuptimi

  5. another dimension says:

    Pse jepni hapesire per te komentuar kur nuk i postoni komentet qe me te vertete kan dicka per te thene?

  6. Ilir says:

    Ore keti dhe shokekeve te tij si ai Lubonja qorri, ai….ja ka bere shume mire. Kokra e debilit. Avojat leshi. As nje gjyq nuk ka zhvilluar.

  7. Shqiptari nga Kosova says:

    O Taku , hajt mo burre se nuk je me pro amerikan se Rama..!

  8. PD veting says:

    O Zot, po sikur janë në garë se kush është më idiot, më delirant, më denigrues, më pështyrës dhe më hajvan midis Saliut, Lubonjës dhe Ngjelës!
    As etikë, as përgjegjësi, as profesionalizëm, as kompetencë, as zotnillëk, as vetëkontroll , po dekompozohen publikisht duke u përlyer me jashtëqitjet e tyre, duke qelbur dynjanë.

    1. Zhele says:

      O budalla, edhe Rama ka gisht ne çeshtjen ” Babale “, ti je psikopat, turp kush te degjon e lexon ty mor legen

    2. Bureto says:

      Të tre të përmendurit janë me background komunist. E urrejnë Ramën se ai u futi tmerrin në 1991 kur deklaroi në Refleksione se PPSh, duhet nxjerrë jashtë ligjit dhe fajtorët duhen varrur. Berisha luajti atëhere, rolin e tij si antikomunist, si i dërguari i Ramizit në lëvizjen për demokraci, por edhe sepse regjimit i kishin rënë brekët, ndërsa Lubonja e Ngjela e kanë në ADN e tyre komunizmin. Ata ishin dhe mbeten antienveristë (arsyet dihen), por jo antikomunistë. Sot po ta keni vënë re, armiku kryesor i tyre është Rama, por lufta e tyre kundër tij vërtitet rreth absurdit. Ngaqë ai nuk ua var, kjo i ka tërbuar edhe më shumë.

  9. Tirana. says:

    Sparti,ketu pajtohem me ju se berisha dhe rama duhet eliminohen nga politika,e kuptushme me gjykim dhe denime per dhunim kusgtetute,e rama per trafik internacional droge.
    A,ps te gjithe jane pjelle dreqi sllavo serbo-ruse,dhe ndaluar si parti ne shqiperi.

  10. mik says:

    Ngjelen komentuesit e akuzojn si tra la la, por ta analizosh ai ka te drejt.
    Asgja tjeter te mos jete, vetem mos arrestimi i Berishes mbas gjithe ketyre akuzave, tregon qe kjo qeveri ( konkretisht Rama ) , ose shpifet karrshi Berishes dhe PD-s, ose jane ne nje kauze bashke.
    Komentues, harroni vetem per nje moment shperblimin e kotheres, dhe lexojeni me vemendje per nje moment.

  11. art says:

    Shkrim ma *arit nuk kam pa nojhere………………prape Beogradi edhe Rusia, kaq miq paskan pase ne kete ane te botes mor aman, na çate *rapin me keto budallalleqe

  12. koli says:

    asgje.gje avokakat. Kauza eshte e apur per njerez te ndershem:Xafaj e fseu me pergjigje ambigue faktin qe i vellai ish i denuar 7 vjet ne Itali. Pergjigjet e Ranmes e Xafes ishin:germoni se do gjeni…
    per plehhra si ty ,pa dinjitet ,pa konsistenca, megalomane…eshte normale qe ministri i brendesem te fshehi nje fakt te tille ne kuadrin e vetingut ne polici..
    karragjoisz burre…

  13. Emigranti says:

    Iku dhe Ngjela,e ka marre heret virusin ne tru,ngjan çdo dite e me shumë me Lubonjen….????. Kolege tek 7 penxheret kanë qene,s’ke çfar t’ju bësh…..po çfarë kusuri kanë qytetaret te lexojne marrinat e tyre….?????

  14. Vertetoj says:

    Di dite pas pergjimit ” babole”,ne vizion plus doli rama dhe na tha se shume shpejt do kete te dhena tronditse per kokainen e kapur dhe se do shikonim e degjonim nje emer shume te madh te pd- se te perfshire…
    Nuk ma do mendia se vidio- pergjimi eshte ai qe u publikua.Nejse,çu qi ropt ,se keta punet e tyre i kane ne rregull.
    Informacion nga brenda: kur shikoni noken,salinjar- kurven dhe thuthuqin qe revoltohen pa asnje kuptim…do te thote qe qeverria ato dite behet gati per koncesion.
    Pasi ndahen perqindjet…çdo gje “harrohet”.

  15. Jimi says:

    Njeri halucinant!

  16. Cobo says:

    Na merzite me keto hartimet e tua.

  17. ALI ABDULLAI says:

    TE NDERUAR KOMENTATORE.
    VETEM NJE GJE ESHTE E VERTETE: SPARTAK NGJELA SHKRUAN GJITHNJE DUKE PERSERITUR VETVETEN. MENDIMET I KANE SHTERUAR. BASHKE ME NENDIMET EDHE PARATE. KETO SHKRIME I BEN VETEM PER TE SIGURUAR DISA HONORARE>

  18. Kam kohe qe e vras mendjen ,qe pse radhitet edhe Rama me ata kopuket !!!!?
    No comment !

  19. Bureto says:

    Të tre të përmendurit nga PD vetting,janë me background komunist. E urrejnë Ramën se ai u futi tmerrin në 1991 kur deklaroi në Refleksione se PPSh, duhet nxjerrë jashtë ligjit dhe fajtorët duhen varrur. Berisha luajti atëhere, rolin e tij si antikomunist, si i dërguari i Ramizit në lëvizjen për demokraci, por edhe sepse regjimit i kishin rënë brekët, ndërsa Lubonja e Ngjela e kanë në ADN e tyre komunizmin. Ata ishin dhe mbeten antienveristë (arsyet dihen), por jo antikomunistë. Sot po ta keni vënë re, armiku kryesor i tyre është Rama, por lufta e tyre kundër tij vërtitet rreth absurdit. Ngaqë ai nuk ua var, kjo i ka tërbuar edhe më shumë.

  20. return of the saint says:

    Ngjela duhet perkrahur gjithmone se eshte pro amerikan po analiza qe ka bere ka boshlleqe te medha dhe kjo per faktin se nuk eshte specialist i fushes goditja e korrupsionit shqiptar behet per arsye krejt te tjera megjithate pergezime se je i vetmi ze perendimor une do te jepja nje mendim riorganizo partine me specialiste te mbaruar ne perendim Jane me mijra qe presin organizohen rreth nje boshti pro perendimor

  21. Shqiptar nga Kosova says:

    “ Asgje te re nga fronti i Spartak Ngjeles..”

  22. return of the saint says:

    Boto komentin

  23. Lennard says:

    Ta kam thene njehere Z.Ngjela.Ne rradhe te pare kemi per te mbarue pune me Sali Gerdecin,Lul-Hajdutin dhe Like Bajgen me gjithe Baxhellen e Tij .Pra Mos u Hallakat shume se po qe i Ngaterruem Rama iken Kollaj ma vone

  24. Albana says:

    Ngjela eshte patriot dhe ka shume te drejte ne analizat e tij. Njerezit e zgjuar e kuptojne se cfare ka ndodhur ne Shqiperi gjithe keto vite dhe cfare perfaqsojne emra sI Berisha, Rama, Meta, Mejdiu e shoke. Shpresoj qe koha e shqiptareve patriot dhe te mire te vije.

  25. Franci says:

    Po ky Taku eshte budalle apo ben vete.
    Edhe nje femije e kupton qe ky video pergjim u krye kunder Rames ndersa ky tarallaku thote qe ka bashkepunuar edhe Rama.
    Te jete kaq idiot avokati ? Jo , te gjitha i ben me qellim….do te mjegulloje fajtoret e vertete duke i bere gjithmone te gjithe njelloj ashtu si beri me komisionin per ngjarjet e v.1997.Eshte njeri i keq !!!!

  26. Kajo says:

    Taku, te lepish gjithe histeri pandoflat e ambasadorit amerikan, nuk te ben me pro perendimor se shqiptaret e tjere, qe as duan tja dine se csurrat kane ambasadoret!
    Perkundrazi te ben me anadollak, orjental, servil, delirant , sharlatan dhe qesharak.
    Muzike e vjeter 500 vjet, kjo e jotja…

  27. Petrit says:

    Ore je ne terezi ti Z.Ngjela apo ke rjedhur nga mente e kokes,kam kohe qe te shoh ne kete gjendje..bjeri vetes pas..

  28. h says:

    Ky eshte tipiku i shqiptarit qe i kaloi jeta me “ëndrra në beze”.
    Germania do sjelli ndihma,svicrra do beje investime,suedia ka gati te sjelle lekët,
    amerika do na shpetoje, etj etj.Nderkohe jeta hiken dhe ne shpresojme.
    Shpresa eshte per te dobtit dhe pashpreset.

  29. Befana says:

    Lepires i Like floririt.
    I ka marr nje grusht pare per kete shkrim idioti.

  30. Taku says:

    Ky i shkreti ka shkarre. Inatin e madh qe ka kunder Rames nuk le vend pa e futur, nje resht nje resht, mjafton qe ta permendi dhe Ramen.
    U bere gazi i botes a ditezi, do te ngresh dhe Veren nga varri e do te te turet me nje kopace kokes.

  31. @autori says:

    Deri te korrupsioni kryeministror, jemi ne rregull sepse perkon me opinionet e nderkombetareve.
    Megjithese, ke dy vjet qe bertet “u kapen Hajdutet”, por deri me sot nuk kemi pare ndonje Hajdut ne qeli.
    Kur vazhdon me ndryshime kufijsh dhe Shqiperi etnike, del kundra strategjise euro-atllantike.
    Europa dhe Amerika nuk jane shprehur ndonjehere se jane per Shqiperi te madhe, perkundrazi.

  32. Guri says:

    O Taku, je thjesht një bole e Ramës! Po si mo, e ka sajuar Rama Babalen?! Ueeee, ti je rëndë fare për Zotin! Ore, se mos i ka futur vetë Rama ata që e rrahën dhe e lanë për të vdekur në trotuar Ramën në 1997?! Epo kjo s’ka bythë ku të rrijë, ti o Taku bolja definitivisht je një delirant që bën si diskret i madh, dhe sikur të gjithë oficerët e FBI dhe CIA të raportojnë ty se kush është njëri e kush është tjetri, dhe se ç’do ndodhë. Ik ore debil….!!!

  33. ASHIQARE says:

    Spartak , kur te te kuptojne shqiptaret , do jete teper vone..mos e rruje fare , shqiptaret jane mesu si puna KAVAJSVE..vari lesht…gjo e trashe o daje shqiptari,rrace muti ..se kuptojne qe po thu,,,qe RAMA sdo fusi njeri ne burg, se te gjithe pjerdhin me i poc….cdo gjo luhet theater nga politkanet shqiptare ,qe ky milet te kujtoje se bo zihen me njoni tjetrin politikanet

  34. ASHIQARE?? says:

    Spartak , kur te te kuptojne shqiptaret , do jete teper vone..mos e rruje fare , shqiptaret jane mesu si puna KAVAJSVE..vari lesht…gjo e trashe o daje shqiptari,rrace muti ..se kuptojne qe po thu,,,qe RAMA sdo fusi njeri ne burg, se te gjithe pjerdhin me i poc….cdo gjo luhet theater nga politkanet shqiptare ,qe ky milet te kujtoje se bo zihen me njoni tjetrin politikanet

  35. Gjithe qorrat xhahilë
    mblidhen ketu bojne llogje

    (per pejgamber meron , per zot edvinin)
    knoqen me njoni tjetrin,
    Ululokan si ajo hyneria e Beratit:
    Aman vetem edvinin te kemi se si do marrem fir one!!!!!!!

  36. alphade says:

    Gjithe “analiza” e Avokatit eshte nje fekale ! Ve ne nje plan Berishen dhe
    Ramen,por “harron” dy hajnat e tjere : Bashen e Rruges se Kombit dhe
    Ilirin e Floririt . Nje mut muti ! Dikur kisha mendim tjeter kur analizat e
    tij me dukeshin objektive,ndersa tani me sa duket ka marre ndonje grusht
    parash nga kacafortat e presidentit dhe kryetarit te partise. Ik more pis ..!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje