"Nderi" i Bashës dhe protestat e PD-së kundër qytetit

19 Qershor 2018, 13:04Blog TEMA

Nga Flogert Muça

Mëngjesi i ditës së sotme ka dhuruar për publikun një tjetër shfaqje të shëmtuar, ofruar si përherë nga politika agresive dhe desktruktive. Në Komisionin e Medias  ku kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ishtë thirrur për të dhënë argumentat e tij mbi projektin e Teatrit të ri Kombëtar, situata e krijuar na ka kthyer në vëmendje edhe një anë tjetër fytyrën e dhunshme të PD-së kur bëhet fjalë për ndonjë projekt ambicioz që pritet të ndërtohet.

Edhe njëherë PD-ja ka treguar se është ajo aktorja kryesore e lojës ‘anti-teatër’, duke  dalë vetë  si përsonazh kryesor në skenë duke qenë se aktorët e kanë kuptuar stratëgjinë e saj dhe kanë filluar tërheqjen.

Sot në Komision, deputeti demokrat Flamur Noka, ka tentuar të qëllojë brenda seancës kryebashkiakun Veliaj. Noka është ngritur në këmbë dhe është përplasur me punonjësit e Gardës.

Kjo në fakt nuk është suprizë për qytetarët edhe pse është në çdo rast e neveritshme. Është skema e përhershme që Partia Demokratike përdor kur bëhet fjalë për të penguar çdo projekt në bashkimnë e Tiranës. PD ka sulmuar çdo projekt të bukur të Tiranës, duke filluar nga këndet e lodrave te “Sheshi Skënderbej”, “Pazari i ri” e “Bulevardi i ri”… Njëlloj po ndodh edhe me Teatrin Kombëtar.  Ajo që ndryshon janë personazhet që PD zgjedh për të luajtur rolin e ‘gangsterit’. Kjo ndodh duke përdorur që nga anëtarët e Këshillit Bashkiak e duke përfunduar me deputetët.

Rastet janë të shumta, por njëri është më pikanti e ilustruesi më i mirë. Bëhet fjalë për atë të këndit të lodrave të Liqeni Artificial. Atëherë ‘i përzgjedhuri’ ishte deputeti Genc Strazimiri i cili doli me pistoletë në protestën e organizuar për të mos lejuar ndërtimin e atij këndi lodrash që sot fëmijët gëzojnë në park. Asokohe, Strazimiri tha se ishte një kllëf celulari e jo pistoletë, duke e ofenduar për të dytën herë publikun që shihte qartë në foto revolen. Por as kjo nuk të bëri përshtypje e dinim  që bëhej fjalë për të njëjtën parti që çadrat i qinte pistoleta në Bulevard, ditën kur u vranë katër protestues të pafajshëm.

Sot Partia Demokratike kishte zgjedhur si personazhe Nokën, Balliun e Salianjin. Po të ishte duke  u ndërtuar Teatri ata do të ishin më kazma në dorë për ta shkatërruar, përsa kohë sot u përplasën me gardën për të nxjerrë me dhunë kryebashkiakun e Tiranës.

Arsyeja?

Sikleti i opozitës e cila kalon bën të tilla veprime nuk vjen vetëm nga mungesa e vizionit të saj, por më së shumti nga frika se punët e kundërshtarit nxjerrin zbuluar kryetarin e tyre i cili kur drejtonte kryeqytetin  nuk nguli as një goshdë në mur. Ishte i përhershmi Flamur dhe ithtarët e rinj të Bashës (Balliu e Salianji) të cilët i dolën sot në mbrojtje kryetarit të tyre, Lulzim Bashës, i cili  pas çdo punë që bën Veliaj del zbuluar paaftësia e tij për të ndërtuar një vepër të vetme në qytet.

Pikërisht për këtë arsye, opozita po e përdor Teatrin dhe aktorët e tij  për t’i mbrojtur surratin kryetarit të tyre i cili nuk mbahet mend për asnjë punë në qytetin e Tiranës.

Duket sikur e bukura i vret sytë, por në fakt është edhe më shumë se aq.

Çdo gjë që ndërtohet në Tiranë zbulon e rikujton të qytetarët paaftësinë e Bashës për të punuar. Ndaj edhe sot deputetët e PD-së ishin të detyruar të bënin gjithçka që Veliaj të mos jepte asnjë argument. Për këtë, duhen mirëkuptuar!(lexo.al)

5 komente në ““Nderi” i Bashës dhe protestat e PD-së kundër qytetit”

  1. Albi_I says:

    Nuk e paska njoftuar njeri autorin qe Veliaj ne fakt NUK KA qene i ftuar, ka hyre me force, dhe ka filluar te flase vete.

    Po keshtu eshte kur kaq di e kaq ben.

    1. Zigur Qarri says:

      Natyrisht qe jan te informuar se Veliaj nuk ka qene i ftuar,por jan udhezuar
      ta anshkalojn,si anashkalon Veliaj thelbin e problemit,vjedhjen e prones
      publike.Ne nje Shtet normal,Veliaj do te prangosej ne nje rast te tille.

  2. Bardhi Tolabi says:

    Po ty Albi-I,nuk te paska njoftuar njeri se,ky Veliaj,ka qene I ftuar nga maxhoranca,si nje e drejte e saj e parashikuar ne rregulloren e parlamentit….
    Po keshtu eshte kur kaq di e kaq ben…

  3. Halimi says:

    Kete Muçeën me e sha, do thot jam faktor. Me e lavderu, do thote jam gjení.
    Keshtuqe më mire me i var [email protected]!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje