ANALIZA: “Shembja e Teatrit Kombëtar për të ndërtuar kulla si përdhunim publik, çfarë do ndodhte po të kishte guxuar Berisha”

20 Qershor 2018, 13:02Blog TEMA

Nga Agron Gjekmarkaj

Tepër potere, zhurmë, fjalë, projekte, mbledhje e sqarime po harxhon pushteti  i Rilindjes për të justifikuar një hajdutllëk të madh, por të thjeshtë, shembjen e Teatrit Kombëtar, dhënien e truallit të tij dhe tokës përreth në zemër të Tiranës për të ndërtuar kulla.

Kjo histori po konsumohet në sy të të gjithëve si një përdhunim publik. Me trishtim duhet pohuar se nëse kjo qeveri ia del ta bëjë këtë, ky do të jetë një rezultat, të cilin ne e meritojmë si shoqëri.

At Zef Pllumi, të cilin për modë Kryeministri Rama pretendon se e kishte mik, përdorte një thënie, e cila me gjasë i plazmohej nga eksperienca dhe dija e tij e thellë, mbi historinë e vendit, “popullit tonë me ia shti opangën në gojë nuk bëzan e në kët pikë nuk jam dakord me popullin tem”.

Po kaq e duhur tingëllon tjetra sentencë e dalë po prej Fratit të kujtimeve se, “Asht i mjerë ai popull që nuk zotnon bijtë e tij të këqinj”.

Shpeshherë, personalisht dua të besoj se ky është një mega truk për të tërhequr vëmendjen e opinionit publik nga skandalet në administrimin e Ministrisë së Brendshme prej të ngratëve Tahiri dhe Xhafaj, siç janë ca të tjera me më pak dem si poturet, atletet, leksionet ndaj Europës, bisedat me Tërmetin, muhabeti dhe romuzet ndër livadhe, sepse më duket tepër e rëndë për ta pranuar si akt logjik!

Por i pazakontë mbetet edhe si provokim dhe merret me mend si do të duket nëse kjo ëndërr e keqe, në të cilën kemi rënë kaq keq, do të bëhet realitet! Edi Rama me këtë tendencë sillet si një bahçevan me domatet e veta, të cilat i regj, i bën salcë, sallatë, i shet apo i le të kalben në arë! Mbase pa të drejtë u biem në qafë dy qyqarëve Erjon Velisë dhe Mirela Kumbaros.

Ata nuk e dinë fiks çfarë ka në kokë shefi. Një gjë e dinë mirë, njëri për të marrë të drejtën e rikandidimit në Tiranë dhe tjetra, për të vazhduar që të duket ende si ministre, i duhet bërë hyzmet vullnetit të Ramës pa mëdyshje, pa ndoshta e pa sikur, me nxitim, me zell, me tamah, duke rendur, duke u çapitur, duke u kacavjerrë në çdo qosh, cep, degë, litar që shakaja e fatit u hedh nga lart!

Herë mbledhin artiste e here arkitektë, të cilët i kanë nën hyqëm dhe ju kërkojnë të vikasin; poshtë Teatri, rrofshin kullat, poshtë Robert Ndrenika, rroftë Edi Rama, poshtë Mirush Kabashi, rroftë Erjon Veliaj, poshtë Roza Anagnosti, rroftë Mirela Kumbaro…dhe ata nuk zhgënjejnë…me zë të qëruar tundin… urraaa… urraaa… rroftë…rroftë…dhe me ashikllëk këndojnë “bleri kavallit ti, barku em si bilbili që këndon në gem!”

Kush nuk e di që arkitektët punojnë për ndërtuesit që në rresht trokasin në derën e Erion Veliajt për interesat e tyre?! Zjarrfikësit ku e marrin rrogën?

Mbi kurrizin plot jel të Teatrit Kombëtar me banali i teatrove po luhet, tragjedia etike publike!

Ngjashëm si fenomen kur dënohej elita e kombit në vitet ‘40… nëpër salla këndohej “hakmarrje rini dëshmori thërret”! Edi Rama sot është adhuruesi më i madh i vlerave minimale e po kaq ngutshëm përdoruesi më i suksesshëm i veseve të tranzicionit! Aferim i qoftë!

Burrë i Zoti! Gjynah që nuk e shemb edhe Kryeministrinë, ministritë si të vjetra, se e para është ndërtuar në vitet ’40, ndërsa këto në 1932, 10 vjet para Teatrit po më arkitekt italian dhe t’ia japë firmës “mali”, “deti”, “barku”, “llapa”, “lëbyrja”, “babëzia”, “kazani” e “sahani” për ta zbukuruar këtë vend e nxjerrë në selamet!

Si askund tjetër në Shqipëri, prej varfërisë a prej shkaqeve të tjera historike e kulturore, njerëzit me pushtet, që kanë në dorë, kandidimet, karrierat, vendet e punës, tenderat, koncesionet, lejet, trojet etj., kanë vullnet si dreqi për të vjedhur, por e kanë bezdi t’u thuash hajdut, zymtohen po t’ua nënvizosh injorancën, hakmerren po t’ua luftosh arrogancën dhe sidomos kur ju cenon mundësitë për pasurim të mëtejshëm, të sulmojnë egërsisht me fjalët si zhalloga a lëvore lisi, po aq kur në territorin që kanë pushtuar iu vizaton gënjeshtrat, me të cilat na ushqejnë. Kjo është raca e edepsëzëve!

Teatri po bie pre e tyre! Kryeministri ka përgatitur projektligj me çirakët e tij! Nëse do ketë sukses që të na gëzojë tamam të përgatisë edhe një projektligj tjetër, ku në tekstet e shkollës të studiohet “jeta dhe vepra” e Erion Veliajt dhe Mirela Kumbaros, “orbita diellore pas pyllit orbital të Tiranës”, këngët që populli bën për to, të tipit “Moj Mirelë moj lanete, shembe teatrin, na bëre për vete” si dhe urdhër të posaçëm për Ditmir Bushatin, që t’iu shpjegojë europianëve krahas trashëgimisë kulturore si isopolifonia, qeleshet dhe furkat, mendimin bashkëkohor të vetë Ramës, Kumbaros dhe Veliajt si lokomotivë integruese!

Koha për të bërë një krahasim ka ardhur. Nëse kjo batërdi, ndërtimi i kullave dhe shembja e Teatrit do të ndodhte kur Kryeministër ishte Sali Berisha dhe kryetar bashkie Lulzim Basha, a ka ndokush fuqi ta mendojë së çfarë do të punonte propaganda e Ramës me të gjitha instrumentet mbështetëse!

Do të akuzoheshin ata dhe familjarët e tyre për barbarë, malokë, dhunues, të lidhur me mafien e shumëçka tjetër. Pas banderolës “Fajin e Ka Saliu”, me mjekër më të gjatë se zakonisht, me zë të rëndë, Rama do të mbante fjalim kundër diktaturës plot me apele zulmëdha popullit për rebelim. Ai do të identifikohej me artin, Saliu me errësirën.

Do të dilnin veteranët në mes të vapës, si për reformën në drejtësi, meqenëse në gjirin e tyre si shtresë janë strehuar kriminelët dhe sadistët më të mëdhenj që ka nxjerrë ky komb e janë të ndjeshëm dhe të etur për amshim, siç dolën për të mbrojtur rrethrrotullimin te “Zogu i zi”, ku ndonjë ra edhe dëshmor me pankarta, ku do të shkruhej “Rroftë Cobo Rrapushi!”

Do të vinin bujqit e Myzeqesë duke lotuar me ofshamë për këtë kob e tmerr që i kanosej vatanit, duke lënë bereqetin në arë t’u kalbej!

Vete Erion Veliaj me biçikletë, bashke me cucat e ‘99-s, do shpërndante proklama derë më derë, në të cilat do të shkruajë: “Mbroni teatrin, mbroni demokracinëkushtrim”!

Disa deputete gra ato me patetiket, do visheshin me të zeza nëpër studio për zezonën ku përgatitej të binte arti. Një enciklike për teatrin do të shkruhej ato ditë nga kardinalet e rrugës se vetme. Heronjtë e heshtur të trashëgimisë e të monumenteve, siç deshën të prangosen në kangjella kur Bujar Nishani qethi gjethet, do të lidheshin mbi çati si Prometeu, duke pritur buldozerët e Saliut e të Lulit për t’u shndërruar në heronj.

Tani ata hanë skropin dhe pilafin e hyqymetit dhe bulçinjtë i kanë të zënë e fjala s’u del dot. Gromësijnë qafirët nga yndyra e tasqebapit! Artikuj të shumtë do të digjnin gazetat me zjarrminë e tyre nga titujt e përflakur, me përkufizime si dhunë, barbari, korrupsion e shume gjetje të tjera befasuese.

Tani, falë indokrinimit ideologjik, edhe ata heshtin dhe as u bëhet vonë, “se partia dhe djali tënë” dinë se çfarë bëjnë! Idealistët zhgënjehen gjithmonë dhe batakçinjtë i citojnë gjithmonë në fjalime, siç bëjnë me Fishtën, Konicën, Gurakuqin etj.

Kjo karakteristikë është në natyrën e fenomenit. Gjithsesi, ata shpresojnë që nja 10 burra e gra të rebelohen për të thyer rregullin. Do të zhgënjehen, por nuk do përtojnë së thirruri: “fryjeni barkun o edepsëzër, bëjeni lodër e kacek dhe bjerini për të gëzuar këtë milet, që ju meriton e me gazep ju ka!”.

22 komente në “ANALIZA: “Shembja e Teatrit Kombëtar për të ndërtuar kulla si përdhunim publik, çfarë do ndodhte po të kishte guxuar Berisha””

  1. petriti says:

    Cfare qelbesire

    1. Tralala says:

      Berisha I ka bere Kullat or ti, Po leket e teatrove I ka mbajt per vete

  2. ENDRI says:

    TY STE LEXOJ POR VETEM TE KOMENTOJ. SIKUR TE KISHTE GUXUAR BEISHA???
    PO KU PJERDH BERISHA O KARILALES. BERISHES PO TE JU NGRINTE NE MENGJES PASI I FUSTE NJE TE SHPLARE GRIDES PO TE JU TEKTE E MERTE ME LLAPE EDHE TEATRIN.
    PO TI JE NJE MUT MUTI QE TE BEN TE MOS TE NDJEKESH EMISIONIN PO QE TI PREZENT. EDHE DUKESH QE JE KOKRRA MALOKUT.

  3. Pedro i ri says:

    Produkt katuni.
    Berisha nuk mund te bente me mire sec ka bere.
    Nuk e njihte artin dhe sportin.
    Fshatar hesapi

  4. taku says:

    Po edhe nga Teatri Kombetar marke vesh ti or Gjithollog,,,,
    Ti nuk ke pare ne jeten tende asnjehere teater,pervec « teatrit » me dhite kur I kullosje ne mal,,,,
    Ti ke filluar te krihesh mbas moshes 40 vjec,,njelloj si Mark Marku,,,,

  5. mik says:

    Armata e kothereve – filloni te shani A. Gjekmarkajn si : Berishist, PD-it’s, MALOK, Injorant, Pedofil e tj tj, ku fantazia Juan do prodhoje.
    PUNE TE MBARE.

  6. mik says:

    Armata e kothereve – filloni te shani A. Gjekmarkajn si : Berishist, PD-it’s, MALOK, Injorant, Pedofil e tj tj, ku fantazia juaj do prodhoje.
    PUNE TE MBARE.

  7. h says:

    Ti duhet te flasesh per vrasje,gjakmarrje,kanun,male,dhi shyte,shtigje malese,etj,etj.
    Kultura dhe teatri eshte argument per njerez te kulturuar dhe fisnike.

  8. arjan says:

    Mirditoret jane shquar per njerez te zgjuar por karakteristika me e mire e tyre eshte qe kane nje krenari individual dhe jane anti konformizmit e sidomos me pushtetet. Por jo te gjithe. Ne kohen e komunizmit ishin disa mirditor me fanatic se Enveri vete.
    Shifni ket “figurinen” qe me te drejten e tij eshte i pa kenaqur me qeverisjen por sapo lavderon ate te kalumen menjihere “shplahet” nga akuzat parimore qe ben per te pamoralshmen. Per shume problemet te drejta qe ngre ne shkrimin e tij, do doja ta konsideroja “shoqeri civile” ket “figurine” por ktij I ka ngel ora ke Sala. Mjere ti per menjen qe ke.

    1. Lee lee says:

      Mre e the ne kthese futet me te katert.Se njef frenin.Dhe te kujton Manfredinin ne shprehje admirimi.DHIOMIDHI SHIKONTE DETIN . HENA E PLOTE I CUCURISTE NE VESH DHE NJE VALE MALLENGJIMI I PERSHONTE TRUPIN …ARGOS ..SA E MUNDON TRUPIN E DROBITUR KJO FJALE MAGJIKE.

    2. Lee lee says:

      Po qe eshte Maserati ne krahasim me keta Varshavat e PD duhet pranuar

  9. xoni says:

    Asgje nuk do beje mor malok se nga maloku varesh, kultura juaj eshte shpella dhe si i tille ato di ti vleresoshe. Si malok qe je perse nuk ngrihesh per HECet qe po prishin valbonen apo se e di kush po i ben dhe ske bythe ti kundervhesh, plere i pa fytyre.

  10. Loku says:

    Ku je mor i zgjuari Saliut po ku ishe kur e bene teatrin bingo ti bashke me aktoret ku ishe ti kur moret si zaptues godinen e Shqupit ku ishe ti kur Basha donte te bente Xhamine e madhe me kulle ngjitur !? ti je nje varikars si Fari Balliu qe nuk e lexon as vet gazeten 55

  11. Shabani says:

    Hahahaaaaaaa! Si guximi qe mori luli dhe donte te bente Xhamine me qender biznesi. Ikni ore kellira

  12. Rr. B. Gramshi says:

    Qe ne titull te analizes kupton nje lloj kompleksi qe “rraca” juaj vuan.
    Ajo qe perpiqesh te na serviresh eshte qe kompleksin qe ju mbartni vete t’ia kaloni krahut tjeter.
    Por rasti konkret nuk justifikohet me demagogji mbasi objektet e arkitektures urbane ndertuar ne kohe apo etapa te ndryshme jane konkrete.
    Dhe konkretisht po te shohim se cfare eshte realizuar ne sundimin e mbretit tend Sali do te rradhisnim; kjoskezimin e parqeve, lulishteve dhe cdo hapsire te mundshme duke i kthyer ato ne vatra infeksioni, ndertime te pa kontrolluara duke filluar nga shtesat tmerrsisht te shemtuara te godinave egzistuese qe kulmojne me ndertimet ne terenet sportive pa kursyer edhe ato te shkollave, xhunglat urbane ne gjithe vijen bregdetare me Bathoren ne krye, etj.etj.
    I vetmi investim te themi rentabel ishte Rruga e Kombit e cila rezulton me kosto shume te larte dhe si per ironi pa cilesine e kerkuar.
    Per te gjitha sa me siper Saliu mbetet nje malsor pa vizionin dhe kulturen minimale te qyteterimit qe duhet te kete nje lider shteti, vizion i cili te mungon edhe ty qe natyrisht nuk eshte per fajin tuaj por per edukaten fillestare te ambjentit ku eshte ngjizur “rraca” juaj.

  13. ο γατοσ 1/2 says:

    Sa gjate i bie mor mik .E lashe per gjysem.Lere fantazin ne vend tjeter .Mer dhe ide nga komentet e njerzve mat pulsin e kohes .Comandante e ka hedh firmen fillo qe aty beje lecke si banor i ketij vendi si njeri qe smer dot fryme nga smogu .Si prind qe skalon dot trotuarin .Si banor i Bathores dhe i Babrus.Si qytetar i coroditur nga ky handikap vlerash fallco..Thjesht or mik ne kete kauze te gjith si njerez me vlera jo si specie laboratori sic i trajton Rama dhe para tij Sala.Tjetri thote do e prish do zgjedh projekti qe dua do ta marri firma qe dua .Boll me bacen erresires dhe kllounet e PD

  14. Zigur Qarri says:

    Kisha Vite pa lexuar nje analize te nje niveli kaq te larte intelektual(si ato te Konices apo Arber Xhaferrit) dhe te nje niveli
    kaq te larte gjuhesor (si ato te Ardian Vehbiut).Nje skanim te tille shoqerise dhe politikes shqiptare,radhe here lexon.
    Rrespekt Zoti Gjekmarkaj,rrespekt!

    1. ο γατοσ 1/2 says:

      Ti je per ne Afganistan .Eshte e kote te harxhoj njeriu impulset me ty

  15. Panorama says:

    Po ta rrembente Rama teatrin, per ta kthyer ne prone te PSse, sic beri Sali talebani me SHQUPIN edhe mund te qaheshe, por deri sa te ndodhe kjo cudi, vazhdi e pastro halet e SHQUPIT dhe ne kohe te lire, bej ndonje gojore kufomes se dekompozuar te Salì kermes!
    Megjithate me mire se kushdo ta mat kaptinen, urine, lavirllekun, oreksin vete PDja, qe te ka vene ti pastrosh tavolinen djalit te Fahriut, Mulit, Strazos, ti besh gojore Salehut dhe ti sherbesh si lavire mbreterimit te Shkelzen idiotit mes luksit dhe paprekshmerise.
    Je gati ti besh te gjitha. Ta marresh ne bythe, tju lepish jarget, te ushqehesh me te vjellat e tyre. Te duket vetja i djathte, por ne fakt je sa viktime aq edhe infeksion mesjetar i politikes, gazetarise dhe mendimit intelektual. Nje lloj jashteqitje feudale, klanore, hipokrit, injorant, i sodomizuar dhe frustruar, megalloman dhe pompoz, i uritur dhe grykes, i nenshtruar dhe i paskrupullt, tipiku i berishistit. Nje fat i madh per Ramen, por nje dem i tmerrshem per te djathten.

  16. gac says:

    Po Berisha ka guxuar te te vrase.Jo me te ndertoje apo shndertoje ku ka dashur.

  17. K9 says:

    Me duket e drejte qe nje intelektual te mbaje qendrim kritik ndaj qeverisjes, por te glorifikosh nje kriminel qe i ka lare duart me gjak, qe ka shkaktuar tragjedi biblike, qe ka vjedhur, shqyer e shitur territore, kjo eshte e papranueshme.
    Por ajo qe eshte akoma me e ndyre dhe kriminale eshte qe nje fanatik i tille si artikullshkruesi, glorifikues, mbeshtetes dhe inspirues i terrorizmit, shantazhit, urrejetjes, krimeve, mafjes, fashizmit berishist, meson ne nje institucion publik femijet tane, duke u paguar nga taksat tona.
    Larg talebanet nga tempulli i dijes!
    Ftoj te gjithe lexuesit dhe qytetaret ta denoncojne publikisht kete maskarade, duke kerkuar fuqishem shporrjen e te tille kamikaceve dhe agjitatoreve te ekstremizmit, nga institucionet publike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje