Gjonaj në Strasburg: Reforma në Drejtësi, thelbësore për zbatimin e Konventës së të Drejtave të Njeriut

27 Qershor 2018, 19:09Kronika TEMA

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka marrë vlerësime pozitive dhe mbështetje të plotë për zbatimin e reformës në drejtësi dhe forcimin e shtetit të së drejtës gjatë takimeve zyrtare që ka zhvilluar në Strasburg me zyrtarët e lartë të Këshillit të Evropës.

Ministrja Gjonaj është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Europës, z.Thorbjørn Jagland . Impresionuese, e ka konsideruar Reformën në Drejtësi, z. Jagland. “I kam ndjekur me vëmendje zhvillimet në Shqipëri dhe mund të them se reforma është impresionuese”, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i KiE.

Çështja e pronave, zbatimi i rekomandimeve të mekanizmave monitorues të Këshillit të Evropës dhe rezultatet e suksesshme të raportit të Greco për Shqipërinë, ishin çështjet kryesore që u diskutuan në takim.

Pjesë e axhendës së vizitës së ministres Gjonaj ishte dhe takimi me Presidenten e sapozgjedhur të Asamblesë Parlamentare, znj. Liliane Maury Pasquier. Presidentja ka përgëzuar ministren Gjonaj për punën e bërë deri tani me Reformën në Drejtësi.

Ajo siguroi se do të raportojë mbi progreset e bëra dhe konfirmoi se në shtator do të vizitojnë Shqipërinë reporterët e Asamblesë Parlamentare për të raportuar mbi arritjet konkrete të Shqipërisë.

Nw takimin me Presidentin e GJEDNJ, z. Guido Raimondi vlerësoi rëndësinë që ka Reforma në Drejtësi në rritjen e besimit të publikut ndaj sistemit gjyqësor. Në takim u theksua se Reforma në Drejtësi është thelbësore për zbatimin me efikasitet të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut (KEDNJ) në sistemin gjyqësor kombëtar.

Pjesë e diskutimeve ishin edhe çështjet që presin për t’u shqyrtuar në GJEDNJ si dhe angazhimi serioz i qeverisë shqiptare për ta bërë mekanizmin e kompensimit të pronave një mekanizem efektiv. Ministrja Gjonaj e siguroi Presidentin për masat që qeveria ka ndërmarrë për ekzekutimin e vendimeve të GJEDNJ.

Ministrja Gjonaj pati mundësinë të takonte edhe Presidentin e Komisionit të Venecias, z.Gianni Buquicchio, i cili e vlerësoi si të suksesshme reformën në drejtësi krahasuar edhe me vendet e tjera të rajonit, që aspirojnë të bëhen pjesë e familjes europiane. Ai shprehu konsideratën e tij për mënyrën se si procesi po zhvillohet dhe tha se ishte shumë krenar për punën e mirë që është bërë së bashku me Komisionin e Venecias. Në të ardhmen pritet që Komisioni i Venecias të japë kontributin e tij në reformën zgjedhore.

Ministrja Gjonaj i informoi gjerësisht zyrtarët e lartë të Këshillit të Europës me ecurinë e deritanishme të zbatimit të reformës. Ajo u shpreh se pas përfundimit të procesit të vettingut të kandidatëve, në muajin shtator parashikohet fillimi i ngritjes së institucioneve të reja.

Në takime u konfirmua fryma e mbështetjes për vijimin e zbatimit të Reformës në Drejtësi dhe një sërë reformash që qeveria ka ndërmarrë në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe forcimit të shtetit të së drejtës.

Reforma e pronës ka qenë një tjetër çështje e rëndësishme e trajtuar në takimet zyrtare të Ministres Gjonaj në Këshillin e Europës.

Ministrja Gjonaj është shprehur se qeveria ka marrë një sërë masash për këtë çështje duke e kthyer mekanizmin e kompensimit të pronave në një mekanizëm efektiv edhe nëpërmjet plotësimit të bazës ligjore të ligjt për trajtimin e pronë, në zbatim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe në përputhje me qëndrimin e Komisionit të Venecias.

4 komente në “Gjonaj në Strasburg: Reforma në Drejtësi, thelbësore për zbatimin e Konventës së të Drejtave të Njeriut”

  1. Amla says:

    Hartimi dhe zbatimi i reformes ne drejtesi e ka futur shqiperine ne nje kapitull te ri ne syt e botes.

  2. Mia says:

    Sa mire te vjen kur jeton jashte dhe shikon vleresimet qe mer vendi jot per reformat qe kryen.

  3. danjel says:

    Reforma ka bere hapa te medha, imagjinoni sikur mos ta kishin penguar PD me shok si reforme sa shpejt do kishte ecur zbatimi.

  4. Ledjo says:

    Normal. Eshte nje reforme qe askush nga vendet e rajonit nuk e ka bere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje