Kryeministri Rama e ka nisur diten e pare te javes duke ndare me ndjekesit e tij ne rrjetin social facebook shkrimin e revistes zvicerane per vendin tone dhe fteses si nje nga destinacionet qe nuk duhen humbur.
“MIRËMËNGJES ?dhe me këtë artikull të revistës zvicerane “TravelNews”, dedikuar turizmit dhe të apasionuarve pas udhëtimeve, që e rendit Shqipërinë në kalendarin e vendeve në planet që nuk duhen humbur pa u vizituar gjatë vitit, ju uroj një javë të mbarë ?”– shkruan Rama.
TravelNews: Shqipëria mes destinacioneve të vitit 2018
Revista zvicerane “TravelNews” që i dedikohet turizmit profesional dhe gjithë të apasionuarve pas udhëtimeve rendit Shqipërnië në kalendarin e saj të vendeve që duhen vizituar.
Duke renditur disa prej vendeve më të veçanta të planetit me muajt më të përshtatshëm për t’i vizituar “TravelNews” e lidh Shqipërinë me muajin qershor në një artikull që i dedikohet udhëtimeve për vitin 2018.
Shqipëria, vendi që kufizohet me detin Adriatik në perëndim është mi e lirë se sa Kroacia dhe pret më pak turistë se sa Mali i Zi.
Ajo ofron verietet mbreslënës vargmalesh dhe zonash arkeologjike në të cilat koha nuk ka ndryshuar.
Përveç florës dhe faunës shumë të pasur, Shqipëria është gjithashtu shtëpia e shumë parqeve kombëtare.
Çmimet e hoteleve janë jashtëzakonisht të lira, plazhet nuk janë të mbytura me turistë dhe yjërat e kristaltë janë njësoj si vendet që ëndërron të vizitosh në Karaibe.
Nga ana tjetër, 300 ditë diell flasin vetë, atëherë përse të mos udhëtosh për në Shqipëri?/ ATA
Harram mengjesi,o kryeminister pse nuk nxjerr pamje nga geto e Yzberishit qe jetohet si ne gazermat ushtarake te Gerhotit italian?
Mashtro te huajt por ne shqiptaret e dime se je dinak i peshtire.
Je i pa afte si kryeminister prandaj merresh me punen e tellallit si Osman Gazepi!
Aq poshte e ka administraten ky kryeminister sa vete ben foto sikur eshte i punesuar te ministria e Turizmit
Po Klosin pse nuk e heq prej aty o mortja qe s’te ha?
Sa i kane kushtuar taxpagueseve shqiptare keto publireportazhe? Ne bukurite e Shqiperise nuk keniasnje merit. Shikoni pak neper bolget e turisteve cka thone per vloren,s’ia vlen me u ndal aty…kjo eshte puna juaj
Lol Shqiperia ka 3 here me shume turiste se mali i zi.
Duket qartesia dhe saktesia e kesaj gazete.