FOTOT/ Njihuni me "misteret" e Karaburunit: Shpella të stërmëdha dhe shkrime marinarësh në vështirësi

28 Qershor 2018, 11:33Turizëm TEMA
FOTOT/ Njihuni me "misteret" e Karaburunit: Shpella të

Shpella të stërmëdha dhe shkrime marinarësh në vështirësi, këto janë ndoshta vendet më të bukura në Shqipëri dhe më të vështirat për t’u arritur.

Nga Gjergj Erebara

Një gisht toke që del në det, gadishulli i Karaburunit nuk është asgjë tjetër veçse shkëmbor.

Për aq sa shqiptarët mbajnë mend, ai është përdorur si një kullotë dimërore për dele dhe dhi; plazhet e vogla të bukura, më së shumti në anën perëndimore, dalin në lajme më së shumti si baza të fshehta për trafikantët e kanabisit ndërsa shumica e tyre janë të aksesueshme vetëm me varkë ose përmes një ecjeje të gjatë e të lodhshme.

Ato kanë emra që ngjallin ndjenjën e misterit – njëri quhet Gramata, ose Gjiri i Shkrimeve, një tjetër është i njohur si Gjiri i Raguzës, një qytezë në Sicili dhe emri me të cilin njihej më parë qyteza e Dubrovnikut kur ishte një qytet-shtet.

Një pllajë mbart emrin Ravena, emër i një qyteti tjetër italian.

Pak rrugë të paasfaltuara të hapura nga ushtria shqiptare ecin përgjatë anës lindore të gadishullit, por ato janë ende të paaksesueshme për civilët për shkak se baza e Pasha Limanit e flotës detare shqiptare gjendet në krye të rrugës.

Mënyra e vetme për të mbërritur në plazhet e virgjëra të Karaburunit është përmes gomoneve. Këto janë foto nga dy udhëtime të vitit të kaluar.

Udhëtimi i parë u nis nga gjiri i Vlorës me një kosto prej 2,500 lekësh për person, udhëtim që na çoi në Shpellën e Haxhi Aliut dhe në një nga të paktat plazhe në anën lindore të gadishullit, ku një restorant i vogël shërben mish ose peshk zgare, sallatë, djathtë të fortë të bardhë të zonës dhe patate të skuqura.

Në cepin verior të gadishillit, rreth 15 kilometra nga Vlora, shpella e Haxhi Aliut është kaq e madhe sa mund të mbajë një anije të vogël se disa gomone njëherësh. Zakonisht nevojiten 30 minuta për të mbërritur atje, në varësi se sa shpejt është i gatshëm të ecë kapiteni.

Ky është një vend i mbushur me mite mbi piratë dhe tregime më moderne për trafikantë droge apo trafikantë qeniesh njerëzore që e përdorën atë për t’u fshehur si nga moti i keq ashtu edhe nga policia.

Ka disa gomone që nisen çdo ditë gjatë verës; vizitorët mund të notojnë në ujërat me salinitet të lartë ndërsa dritat vallëzojnë në tavanin e stërlartë të shpellës.

Udhëtimi i dytë na dërgoi nga fshati Dhërmi në anën tjetër të gadishullit të Vlorës te Shpella Blu dhe te Gjiri i Gramatës, ose i Gramës, ndoshta vendi më i bukur në bregdetin shqiptar.

Varkat drejt Gramatës janë më të rralla dhe më të shtrenjta; në kontrast me ujërat e qeta të Gjirit të Vlorës, Deti Jon dhe Kanali i Otrantos është shpesh i egër. Udhëtimi mund të kushtojë rreth 150 euro për deri në gjashtë apo shtatë vetë.

Mënyra tjetër e mundshme për të mbërritur është një marshim i gjatë përmes një shtegu të ngushtë nga plazhi i Rrugëve të Bardha por kjo mund të zgjasë deri në gjashtë orë dhe duhet të kujdesesh të marrësh ujë me vete.

Gjiri i Gramatës është e vetmja zonë e mbrojtur nga stuhitë në një segment brigjesh shkëmbore dhe e ka marrë emrin nga mijëra shkrime dhe simbole të gdhendura në gurë nga marinarët që kanë falënderuar zotat e tyre prej mijëra vitesh.

Studiuesit kanë identifikuar gjuhë të ndryshme në shkëmb, përfshirë greqiste të lashtë dhe të mesjetës si dhe latinisht. Studiuesit në fillim të shekullit të 20 menduan se disa prej shkrimeve i përkasin civilizimit etrusk në Italinë e lashtë.

Disa nga mbishkrimet janë shuar me kalimin e kohës ose janë vjedhur, ndërsa të tjera janë vandalizuar nga vizitorë të mëvonë, përfshirë rekrutë të ushtrisë shqiptare që shërbyen aty kur Shqipëria ishte një vend komunist.

Përveç fjalëve, shkëmbi mbart edhe shenja heraldike, duke i dërguar udhëtarët e kohës sonë shekuj më pas. Ata bëhen dëshmitarë të një fakti tashmë shpesh të harruar – se udhëtimi me det është i rrezikshëm.

4 komente në “FOTOT/ Njihuni me “misteret” e Karaburunit: Shpella të stërmëdha dhe shkrime marinarësh në vështirësi”

  1. PETRO says:

    Shpellaref nuk lene vend pa futur turinjte dhe pa perdhosur shqiperine me mediokreditetin e rtyre mendor e fizik.turpi me i math qe ka mbizoteruar esadistet e shqiperise te shekullit te njezetenje..Ne karaburun ndodhet gjiri i shen Vasilit ,nje vend shume i pershtatshem per ankorim e per pushim si dhe per shfrytezimin e xdetit per tu lare per arsye se ka nje siperfaqe te konsiderueshme te sheshte nje bregdet horizontal per te qene nje port i vertete pershfrytezimin turistik. te vendit per te vajtur ne karaburun e pikerisht ne gjirin e shen vasilit eshte me e pershtateshme te shfrytezohet rruga detare.Karaburuni eshte shkembor por eshte i mbuluar me pyje dushku e valanidhi si ekstrat per regien e lekureve.kam qene atje atehere kur akoma nuk ishte bere rruga per te shkuar nga ana e orikumit e cila shkon deri ne anen tjeter te karaburunit lart ne koder ku jane bere fortifikimet per mbrojtjen e vendit nga sulmet e mudeshme armike.Ravena e karaburunit eshte nje vend per kullote i jashtezakonshem ku kendon thelleza dimer e vere.JO SHUME LARG qytetit te orikumit rreze malit ne fund te detit aty ku eshte fundosur vaporri i kryqit te kuq italian gjate luftes italo greke ne thellesi te detit duket qyteti i vjeter i orikumit i fundosur nga nje termet i cili ka lene shenja qe duken dhe sot me krijimin e lagunes qe ndodhet ne lindje te orikumit.por ky termet nuk ka prishur kishen e shen marise qe vendesit e quajne kisha e narmeroit e cila ndodhet edhe sot pas kaq qindra vjetesh ne me s te ferrave pa u kujdesur njeri por dhe asnjeri nuk ka guxuar qe ta prishi,.laguna e orikumet eshte e pasur me peshk ashtu sikunder edhe deti dhe eshte nje vend i pershtatshem per gjuetine e shpendeve e kafesheve te egra.Karaburuni njifet si vendi per gjuetine e derrave te eger te cilet ushqehen me lende.atje shkonte per gjueti kryeministri mehmet shehu..Karaburuni do te vije dita qe do te behet i banueshem per arsye se e vetmja gje qe i mungon eshte uje gje we cila mud te zgjidhet me lehtesi.SHQIPERIA NEN UDHHEQJEN E QEVERIS RAMA DO TE ECE PERPARA E DO TE ZHVILLOI PA PRECEDENCE TURIZMIN SI FAKTOR PER PERPARIMIN E SHQIPERISE..ng PETRAQ BANI KANADA 28 QERSDHOR 2018.TE FALA GAZETES DITA E JU UROJ SHENDET E MIRESI POR I REDAKTONI SHKRIMET QE BOTONI MOS I LINE TE ALLAKATURA E QE U SHERBEJNE ME TEPER TE HUAJVE SE SHQIPERISE,EDHE NJE HERE JU PERSHENDES JUVE VAZJHDUESIT E SHKRIMIT PERPARIMTAR NE SHQIPERI.

  2. Zgalem says:

    Te mos njohesh hollesisht vendin tend , eshte cmenduri . Nuk justifikohesh edhe kur nuk nje Karaburunin , ket epoerle te Adriatikut . Zgalem

  3. petro says:

    Ne ate shpelle qe duket ne fotografi gjat luftes italo greke ne vitin 1940 meshifej nje nendetese greke e cila gjuante ne befasi anijet italiane qe qarkullonin ne kanalin e ontrantos.keshtu qe ato shkrime i kane gdhendur ata greke.ajo nendetese sikunder thuhej atehere kishte fundosur nje anije luftarake italiane afer orikumit te cilen italianet e kishin maskuar me nje kryaq te kuq.anija ndodhet edhe sot ne fund te detit dhe i duket diraku po shikosh nga orikumi..Me tej ne drejtimin perendimor ndodhet gjiri i shen janit.eshte me i vogel se ai i shen naunit.Ne anen tjeter nga deti jonian breg deti eshte shkembor dhe i thepisur..Karaburuni nuk eshte vend droge po ashtu dhe sazani jane lene djerre nga pseudo demokracia esadiste e shqiperise e cila mendon vetem per pushtet pa popullin le ta mari lumi.p[ikerisht per kete arsye partia socialiste dhe edi rama do te vazhdojne te drejtojne shqiperine per gjithenje.

  4. vjeshta says:

    Nga detarët o Gjergj, marinarët janë ushtarakë!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje