Puka shtrihet në qendër të Shqipërisë Veriore, në një mjedis ku ndërthuren malet me luginat e thella, mbulesa të dendura pyjore, lëndina e livadhe që ndërpriten nga lumenj e përrenj të shumtë, kroje me ujë të kulluar ushqyer nga dëbora e shumtë që shpesh zbardh deri në verë.
Ky mozaik i mjedisit natyror e njerëzor të Pukës përbën një ofertë turistike të veçantë, mjaft të përshtatshme për shëtitje, ski, alpinizëm, gjueti sportive (të peshkut, shpendëve dhe kafshëve të egra) dhe për veprimtari të tjera rekreative, çlodhëse e argëtuese.
Bukur qenka bere por po jane pukjanet aty vari leshte nuk ja vlen te shkosh.
Po mos shko vetë, o gonke! Ço mamin, motrën dhe tezen. Aq shumë do kënaqen, sa nuk do duan të kthehen…
Ku eshte amfiteatri natyror se nuk po e shoh?
Mos valle jane aliene keta turistet qe nuk kane pare as bar e as ndonje peme jeshile,qe te habiten ketu tek ne?
Apo mos eshte alien ky gazetari qe na i ben reklame idiote pemeve qe ne Puke kane qene prej mijra vjetesh aty?
Ne kete vend ka qene dikur fidanishta e prodhimit te fidaneve pyjor.E projektuar dhe e ndertuar nga inxhinjeri i talentuar i pyjeve Fadil Kraja per shume vite prodhoi mbi nje milion fidana ne vit per te pyllezuar ne te gjithe rrethinat e Pukes nga Bushati,Qeleza,Qerreti,Gomsiqja deri ne kufi me Shkodren çdo vit me qindra hektare Pisha,geshtenja,arra,akacie etj.Pra jo 50 blire por me miliona fidane ne vit.Ky rreth qe dikur drejtorine e pyjeve e kishte ne Fushe-Arres kishte gjithesejt edhe pese fidanishte te tjera nga Iballa,Fushearrezi,Qeleza,Gjegjani,Korthpula,dhe Komani ku çdo vit kontribonin per mbeshtetjen e mbi 750 ha pyllezimeve,dhe 350 ha zevendesime pyllezimesh.Vetem pyllezime artificiale jane kryer mbi 25 mije ha te cilet sot gjelberojne Puken e cila pa frike mund te thuhet se eshte Kryeqiteti i pyjeve te Shqiperise.Nuk duhet harruar mundi dhe sakrificat e inxhinjereve pyjore te cilet projektuan dhe udhehoqen kete pune kolosale shpesh dhe e rrezikshme pasi te pyllezosh bokat e Korthpules dhe te Kaftalles ishte nje sipermarrje kurajoze sepse ne rast deshtimi prangat ishin te sigurta.Shikoni sot pyjet e rinje nga Qafqela deri ne Fierze qe i zbukurojne shtatin Pukes malore dhe mendoni se kjo stoli eshte nje pasuri e madhe qe do te shfrytezohet nga turizmi per shume gjate,nga turizmi vendas dhe nga gjithe shqiperia dhe me gjere.