Festa e Panit mblodhi banore te shumte nga Krahina e Kurveleshit si dhe fshatrat e bregut te detit ne sheshin e restauruar totalisht te fshatit Nivice Kurvelesh.
E menduar ne dy pjese si nje menyre per te promovuar jeten pastorale si dhe tufat e medha te dhive si nje prej pjeseve me te spikatura te tradites labe kjo feste gjalleroi nje prej zonave te braktisura te jugut.
Si nje mundesi per te sjelle bashke banoret e zonave bregdetare dhe atyre malore kjo ishte hera e pare qe ne menyre te organizuar banoret te kishin mundesi te reklamonin prodhimet e tyre duke pasur mundesi qe ne te ardhmen te krijonin bashkepunim ne shkembimin e produkteve respektive.
Per me shume, synohet vendosje e bashkepunimit tregetar ne industrine lokale te turizmit duke promovuar prodhime vendase ne te gjitha hotelet dhe restorantet e jugut.
Nderkohe ne mbremje barinjte e zones me krenari prezantuan perpara nje jurie cjepet qe prijne kopete e tyre.
Cjapi, nje simbol i rendesishem i pjellorise, rezistences dhe bukurise se tufave baritore eshte personifikimi i kesaj treve, e cila qe nga lashtesia e ka ruajtur kete kafshe fisnike si nje prej vlerave me te rendesishme te saj.
Per kete arsye Pani i mitologjise mbrojtesi i barinjve kullotave dhe jetes pastorale u perzgjodh si nje simbol i rimekembjes se jetes ne kete zone te braktisur nga banoret e saj, por qe me zhvillimin e turizmit rural mund te marre jete.
Kiara Muka
Me shume lajme te tilla……???
Lajme te tilla mezi i presim ne shqiptaret brenda dhe sidomos jashte kufive te atdheut!
Me ne fund edhe fshati Nivice me 5 shtepi,por me nje shesh te bukur,pavaresisht se aty nuk ka asnje fshatar,u be fale rilindjes urbane!
Do thoni ju se ku banojne fshataret e Kurveleshit dhe sa u sherben ky shesh atyre ne jeten e perditreshme!
Sa i djallezuar qenke o komentues!
Po pse per te gjithe fshataret e Kurveleshit e ndertoi qeveria kete shesh?
Jo more vellezer,ai u ndertua per t’i thene botres se ja edhe ne maje te maleve kemi cuar kulture,por se sa u sherben fshatareve as i rruhet qeverise!
Aty e kane ta shfrytezojne,sic thote nje skec i famshem.
Kjo nisme eshte ne vazhden e planit kombetar te 100 fshatrave turistike,sepse turistet vdesin te shkojne tre shohin nje shesh,qe e kane ne oborrin e shtepise se tyre e jo ne fshat!
Do thoni ju se qeveria nuk ka harxhuar asnje lek per nje zone prej 50 mije banoresh ne kryeqytet,3 km larg sheshit “Skenderbej” e qe quhet Yzberisht,kjo nuk do te thote asgje!
Ata banore te presin se ka radhe dhe se keto radhe nuk i cakton madhesia e halleve dhe problemeve per interesi i kryebashkiakut dhe kryeministrit!
Do thuash ti ,po nje zone kaq e madhe vetem me pallate 9-10 kate,qe nuk ka asnje cerdhe,kopesht,kend lojrash,shkolle,lulishte,rruge te shtruara etj,kur mund ta kete radhen,se femijeve mund t’ua ndertosh cerdhen kur ata te jene bere per t’u martuar,apo jo zoti kryeminister?
Ha ha ha ha ha ha!
Po femijet duan cerdhe,kopesht,kende lojrash etj sa jane te vegjel,o zoti kryeminister, se kur te rriten luajne me njeri tjetrin neper motele!
Por qeveria dhe lal Eri as qe ka nderment te qaje hallet e Yzberishit se ka halle te tjera!
Nje nga menyrat me efikase per te rikthyer te ikurit dhe per te mbajtur banoret e fshatit dhe qytezave prane shtepive te tyre.
Mjaft pastruam “halet” e grekut se i beme “xixe” (!)
Mire behet qe festohet per cjapin fisnik Hajde cjap ,hajde , ata jane kecer nuk duken per cjep
Jam nga ajo treve. Nje krahine e jashtezakonshme, e mrekullueshme ne çdo pikpamje. Burreri, Trimeri, Fisnikeri, Mikprites, Mirenjohes, Atdhetare, Te beses, Tradicionale… Fshati i te madhit Sali Nivica. Kam bindjen se me i bukur mund te behet Progonati fqinj me pak fonde e nderhyrje, se ka nje shtrirje me te pershtatshme. Vendet, kanionet, malet, fushetira e asaj zone eshte e paperseritshme. Atje ke ç’ te shikosh dhe shijosh… Tradita e saj eshte per t’ u pergjithesuar… Ju faleminderit per lajmin.
Shume bukur. Di ndokush se si shkohet atje? I a vlen nje nate me familjen dhe miq.
HAHAHAHHAHA, O AURON TARE. O KELLIRE. DHIAR JE NE KULTURE DHE CJAP NE SURRAT.
Skishte pse te ekzagjerohej me dritat e kuqe. Ngjan si burdhelo
Nuk e di per ty qirje Janullatos a……s po per ne shqiptaret e kuqja eshte ngjyra e flamurit kombetar…
Bravo Laberia trime dhe patriote, qe ruan dhe zhvillon traditen e lashte mijravjecare (ata jane pasardhesit e drejtperdrejte e te paperzier te kaoneve te loshte, simbol i luftetarit te lashte qe mori pjese me mijera ushtare trima deri ne Luften e Peloponezit dhe ishin reparti i sulmit ne ushtrine e Piros. Perandori Kantakuzen kur flet per kete krahine ne shekullin 14 thote se ata ishin ende autonome nga Bizanti. Ata jane trimat e Luftes se Vlores qe hodhen ne det Italine, ata dhane gjysmen e forcave partizane dhe balliste ne Luften e Dyte Boterore dhe ata permbysen Sali Berishen 1997.
Lavdi Laberise heroike dhe patriote. Edhe Janullatosi duhet ta degjoje kengen e labit:
“S’behet Greqi Shqiperia,
Sa te rroje Laberia!
Bravo Laberia trime dhe patriote, qe ruan dhe zhvillon traditen e lashte mijravjecare (ata jane pasardhesit e drejtperdrejte e te paperzier te kaoneve te loshte, simbol i luftetarit te lashte qe mori pjese me mijera ushtare trima deri ne Luften e Peloponezit dhe ishin reparti i sulmit ne ushtrine e Piros. Ne shekullin 14 Perandori bizantin Kantakuzen kur flet per kete krahine thote se ata ishin ende autonome nga Bizanti, sic mbeten autonome edhe nen Turqine. Ata jane trimat e Luftes se Vlores qe hodhen ne det Italine, ata dhane gjysmen e forcave partizane dhe balliste ne Luften e Dyte Boterore dhe ata permbysen Sali Berishen 1997.
Lavdi Laberise heroike dhe patriote!
Edhe Janullatosi duhet ta degjoje kengen e labit:
“S’behet Greqi Shqiperia,
Sa te rroje Laberia!
— Shume vite me pare , nje shok i vjetet nga krahinat e Laberis [mbase nga Bolena, A. TARTARI ndjes past ] tregonte nje histori te shoqeruar me disa vargje te nje kenge me CJEP; Si duket ketej e paska patur zanafillen . Ndonje lab prej vendit let me koregjoi;
— PA DIL DIL, E DLNI SHINI
VINE CJEPET NGA CIPINI
MERRNI BRISQE E I NGINI
QE NGA POSHT LART U BINI
ME KUJDES SE MOS UA PRINI………….
=//= JU UROJME SUKSESE— Praktikimi , zhvillimi aktiviteteve ,e panaireve te tuilla te kesaj natyre , te veshura ne kompleks edhe me sherbime te tjera , tregetare blegtorale e me gjere , mund te vine cdo vit duke u persosur qe nga tregatimi e shitja e rracave te cjepve te mbedhej e te vegjel, te zileve dhe paisjeve e veshjeve per blegetoret., te prodhimit te djathrave , salces, gjizes etjer , e menyrave te paketimit dhe sherbimit, ,, per lidhjen e kontratave te tregetimit me restorantet dhe firmat tregetare te punesimit etjer.
Ju lumete mendja dhe duart sa mire qe keni investuar ne Nivice, fillon dhe ne fshatrat e tjere dhe te kthehet Shqiperia ne nje vend turistik, boll me budalalaiqe hidrocentrale, termocentrale, vetem investime ne bujqesi dhe turizem dhe e ardhmja do te jete e ndritur.