Optimizmi i Ramës: Presim 10 milionë turistë në Shqipëri

5 Qershor 2018, 18:59Turizëm TEMA

Kryeministri Edi Rama ka qenë pasditen e kësaj të marte në Orikum, ku është hapur sezoni turistik.

Ai është shprehur optimist, se brenda 5 viteve, Shqipëria do të presë 10 milionë turistë brenda një viti.

Sivjet në rastin më të keq do të kemi 15% më shumë turistë sesa vjet, nuk ka diskutim.

Se objektivi për të arritur 10 milionë turistë në Shqipëri në harkun e 5 viteve të ardhshme, është i mundur, pasi potencialet nuk janë shfrytëzuar.

Nuk e zgjodhëm kot Vlorën, pasi është një nga pikat më të rëndësishme të turizmit”, tha Rama gjatë fjalës së tij.

Ai premtoi ndërkohë, se në Vlorë së shpejti nis faza tjetër e Lungomares.

Nderkohe qe kane mbajtur fjalen te gjithe ministrat, nga Blendi Klosi minister i Turizmit e Mjedisit, Olta Xhaçka ministre e Mbrojtjes e deri tek Ministrja e Kultures Mirela Kumbaro. (TemA)

6 komente në “Optimizmi i Ramës: Presim 10 milionë turistë në Shqipëri”

  1. Dn says:

    Pos turistete me origjin shqiptare,te tjeret te gjithe kane nje opinion negativ per Vloren,deshti s’deshti kryeministri i cili interesohet vetem te shtoje betonizimin e Vlores…

    1. Kopshtari says:

      Vlores i merr te keqen ti o denglamadh. Betonizimin dhe shkaterrimin e plazheve natyrale te Vlores e ben ata qe shkuan. Qeverise aktuale nuk i ka mbetur gje tjeter veçse te rregulloj ato qe kane shkaterruar ata. Edi Rama nuk e kthen dot natyren e çvirgjeruar ne te virgjer. Ajo qe mund te bej, eshte te pastroj plazhet nga betonimet rastesore e te shemtuara dhe ti riorganizoj ne nje forme estetikisht te pelqyeshme dhe funksionale

    2. prizem says:

      Bjeri kazanit ti bjeri, Vlora sot eshte me e bukur se kurre me pare.

  2. Hosteni says:

    Hahaha…ky ka pjerdhur fare. 10 000 000 turiste duan te vizitojne Rripin e Gazes te Ballkanit.

  3. Jak Boston says:

    Hahaha…..
    Ja dhe nje mashtrim tjeter nga kryemashtruesi me detyre kryetar i Ripjelljes dhe kryeminister.
    Ne Niagara Falls shkojne ne vit deri 5 milion vizitore.
    Se si do shkojne 10 milion sipas Rame brekushes kete le te ja u shpjegoje kryetari i Ripjelljes.
    Po kryemashtruesi Rama ia ka marre doren dhe e di se trushpelaret besojne cfaredo qe ai thote edhe pse llogjikisht nuk qendron.
    Po se mos kan pasur ndonjehere llogjike trushpelaret, ndryshe s’do ishin te tille.
    Urrraaaa ka thene Rama do vijne 10 milion turiste….

  4. donika says:

    Bravo rama je njeri me kulture ,e di sesa te ardhura sjell turizmi ,vaxhdo te ndertosh nga 10 resorte ne vit dhe popullin e ke me vete……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje