FOTOT/ Harrojeni Kroacinë, nga Bjeshkët e Nemuna tek Ura e Mostarit. Ja pse duhet ta vizitoni Ballkanin e “Vërtetë”

4 Qershor 2018, 13:06Turizëm TEMA
FOTOT/ Harrojeni Kroacinë, nga Bjeshkët e Nemuna tek Ura e Mostarit.

Pesë destiancione të cilat duhet t’i keni “nën radarë” këtë verë, shkruan Bloomberg

Tashmë sezoni veror ka filluar dhe temperaturat në rritje janë një tregues mjaft i qartë se shumë shpejt rrjetet sociale do të tejmbushen me foto nga Santorini, nga pesë fshatrat e rivierës italiane të njohura si “Cinque Terre” dhe nga fushat e lulëzuara të Provence, ose çatitë me tjegulla “të pjekura” nga dielli i Kroacisë.

“Kroacia është gjigande” shprehet Andy Ross, nga kompania e udhëtimit me eksperiencë 40-vjeçare Exodus Travels. Në vitet e fundit, ai e ka parë vendin të shndërrohet në një prej destinacioneve më të njohura, kjo sepse vija bregdetare e Kroacisë është shumë e gjatë, më e gjatë se ajo e Portugalisë dhe Francës dhe ka më shumë ishuj se Maldivet. Numri i vizitorëve të përvitshëm është sa katërfishi i popullsisë së vendit që përbehet prej 4.2 milionë banorësh.

Por kjo dyndje kaq e madhe me turistë sigurisht që shoqërohet edhe me pasoja negative për këtë vend. Kështu për shembull Dubrovniku, qyteti më i vizituar i Kroacisë, po e konsideron seriozisht ndërmarrjen e masave për të kufizuar numrin tejet të lartë të tursitëve, njesoj si Venecia dhe Barcelona. Falë filmit “The Game of Thrones”, qyteti i Dubrovnikut u bë kaq i njohur, saqë në çdo periudhë të vitit është shumë e vështirë për për ta eksploruar atë larg zhurmës së turistëve.

Ndërsa në vendet e Ballkanit fqinj edhe pse bukuritë natyrore janë thuasje të njejta, madje disa prej të cilave akoma edhe më tërheqëse dhe të pashfrytëzuara dhe me një përzierje kulturash shumë interesante, situata është krejt e kundërta me Kroacinë, sa i përket numrit të turistëve që ato tërheqin. Dhe pavarësisht nga historia e luftës që ky rajon ka kaluar, ai sot konsiderohet nga Departamenti Amerikan i Shtetit si një ndër rajonet më të sigurta të pjesës më të madhe të Europës Perëndimore.

Më poshtë do të njiheni me disa prej destiancioneve që ju duhet t’i keni në listën tuaj të prioriteteve për këtë verë. Me siguri që në përfundim të udhëtimit, miqtë tuaj të lodhur nga pushimet në Mikonos, do t’ju falenderojnë.

Liqeni Bled, Slloveni, ideali për udhëtimet me familjen

Ndërkohë që pjesa më e madhe e rajonit “digjet nga temperaturat e larta të verës”, Sllovenia ka një temperaturë më të ulët në sajë të liqeneve të saj dhe falë kurorës së maleve të tejmbushura me pyje. Ajo ka infrastrukturë të mirë dhe nivel të lartë akomodimi. Sipas Jonny Bealby, themeluesi i agjencisë Wild Frontiers, Sllovenia është një prej vendeve të shkëlqyera për të bërë udhëtim me të gjithë familjen.

Sa ditë duhen për ta vizituar: pesë deri në shtatë ditë

Çfarë duhet të vizitoni dhe të bëni: Kaloni një ose dy ditë në qytetin magjepsës të Lubjanës dhe më pas drejtohuni drejt liqenit Bled. Kisha e shekullit të 17-të, e vendosur në mes të Alpeve Juliane, është një nga vendet më të famshme të këtij qyteti si edhe një prej më të vizituara. Por përveç kishave dhe kështjellave, ky qytet ju ofron edhe vende të tjera të mrekullueshme, të tilla si Parku Kombëtar i Triglavit, që është pika më e lartë e vendit dhe që do t’ju mrekulljoë me ujëvarat, liqenet dhe kanionet që ka për t’u eksploruar.

Gryka e Vintgar, një luginë e gjatë rreth 1.6 km, me shtigje të gjera midis shkëmbinjsh gëlqerorë, është gjithashtu një destinacion shumë i njohur. Një udhëtim drej Liqenit të Bohinjit është gjithashtu një aventurë tjetër e mbushur me aktivitete të ndryshme, të tilla si kanotazhi, ecjet etj. (Këshillohet që fillimisht të vizitoni ujëvarën Savica). Dhe për fëmijët më të vegjël që nuk mund t’i bëjnë sportë të tilla si kanotazhi, ka udhëtime fantastike me teleferik nga ku mund të shijohet e gjithë mrekullia që të ofron ky peisazh.

Më pas nisuni drejt Tromejas, pranë fshatit të vogël alpin të Kranjska Gores në veri (gjithashtu një prej pikave në të cilat Sllovenia takohet me Italinë dhe Austrinë). Ky qytet është velrësuar për bukuritë e tij natyrore, të cilat do t’i shijojnë si të rinjtë ashtu edhe fëmijët.

Ku të qëndroni: Rezervoni një nga 31 dhomat në Vila Bled, në godinën e restauruar të vitit 1940, të Josip Broz Tito, Presidentit të ndjerë të Jugosllavisë.

Parku Kombëtar i Durmitorit në Mali të  Zi, ideal për ata që pëlqejnë shëtitjet në natyrë

Ky vend i vogël, përafërsisht sa madhësia e Konektikatit, po bëhet tejet i njohur në sajë të bregdetit mahnitës të Adriatikut dhe parqeve të ndryshme kombëtare që ka. Këshillohet udhëtimi me makinë personale sepse trenat janë të paktë në numër dhe ecin shumë ngadalë, por duhet të keni parasysh se pjesa më e madhe e rrugës kalon nëpër shkëmbinj, prandaj nëse vuani nga lartësitë apo keni një zemër të dobët, më mirë merrni trenat.

Sa ditë duhen për ta vizituar: tre deri në pesë ditë

Çfarë duhet të vizitoni dhe të bëni: Niseni udhëtimin tuaj nga Dubrovniku dhe më pas vazhdoni me qytetin e Kotorrit. I vendosur brenda masiveve të Alpeve Dinarike, qyteti i fortifikuar bregdetar i Kotorrit ka ende rrënoja të shekullit të 14-të. Pamja që ky qytet merr nga ngjyra e kuqërremtë e perëndimit të diellit që zbret mbi kishat romane dhe ujërat e detit është vështirë të përshkruhet me fjalë. Më pas vazhdoni drejt Parkut Kombëtar të Lovcenit, për peisazhin marramendës të së cilit, George Bernard Show është shprehur “A jam në parajasë apo në hënë?”

Përgjatë rrugëve malore të vendit që të çojnë në qytetin liqenor të Pluzineit, do të gjeni Manastirin e Ostrogut, një kishë ortodokse serbe e shekullit të 17-të që u ndërtua ngjitur me shkëmbin rozë që ndodhet aty. Më pas vazhdoi drejt Parkut Kombëtar të Durmitorit, një prej atraksioneve mbresëlënëse të këtij vendi. Më pas vazhdoni përgjatë shkëmbinjve të Pivës, përmes ultësirës bujqësore, dhe në drejtim të Crno Jezero, do të shikoni Liqenin e Zi. Ndalesa juaj e fundit këshillohet të jetë ishulli i shekullit të 15-të i Shën Stefanit.

Bjeshkët e Nemuna, Shqipëri

Alpet shqiptare, të vendosura në veriperëndim të vendit, duken aq të larta dhe të paarritshme, saqë banorët vendas i referohen shpeshherë atyre si “Malet e Mallkuara”. Po mrekullitë natyrore të paprekura dhe kultura që ato ofrojnë e shndërrojnë Shqipërinë në një prej destinacioneve më të kërkuara.

Sa ditë duhen për t’i vizituar: Katër deri në pesë ditë

Çfarë duhet të vizitoni dhe të bëni: Fillojeni udhëtimin tuaj duke marrë një shije nga jeta qytetare e banorëve të Shkodrës, qytetit të mbushur me xhami dhe ku të moshuarit rrinë nën hije duke luajtur, ndërsa në kafenetë e tejmbushura të qytetit shërbehet kafe turke tradicionale. Më pas vazhdojeni udhëtimin tuaj drejt luginës së mrekullueshme të Valbonës rreth 5,889 metra ku pas një udhëtimi prej tetë orësh nëpër shtigje malore ende funskionale, ju do të arrini në fshatin katolik të Thethit.

Ku të qendroni: Një numër i madh bujtinash në fshatin e Valbonës ju krijojnë mundësinë që të dilni nga bujtina drejt e në shtigjet malore. Një prej ndërtesave që këshillohet që të rezervoni është Rezidenca, një rikonstuksion i një shtëpie të vogël 13-vjeçare ku priteshin miq që në kohët e kaluara.

Mostar, Bosnje dhe Hercegovina

Pothuajse i shkatërruar gjatë konfliktit të gjatë dhjetëvjeçar jugosllav dhe Luftës së tmerrshme të Bosnjës, qyteti historik i Mostarit, po cilësohet si një prej kryeqyteteve kulturore të rajonit. Sot, është një vend ku xhamitë e shekullit të 16-të dhe 17-të dhe arti bashkëkohor i rrugës ecin në harmoni të plotë me njera-tjetrën.

Sa ditë duhen për ta vizituar: Një deri në tre ditë

Çfarë duhet të vizitoni dhe të bëni: Ura e Mostarit, e rindërtuar kohët e fundit, është një shembull i rëndësishëm i arkitekturës islame të shekullit të 16-të, emri i të cilës do të thotë “ura e vjetër”, një prej vendeve më të vizituar në Bosnje dhe që konsiderohet edhe si një shembull i rimëkëmbjes së këtij qyteti, edhe pse në muret e disa palleteve janë ende me vrimat e plumbave që të kujtojnë ende shkatërrimet e periudhës së luftës.

Sot, më shumë se 100 piktura murale mund të gjenden në të gjithë qytetin. Disa prej më të mirave janë në “Kullën Sniper”, e cila gjatë konfliktit përdorej si bazë nga kroatët dhe serbët. Ndërsa në ditët e sotme, ajo është shndërruar në një reagim artistik ndaj krizës së kaluar, me grafite që mbajnë një peshë të madhe emocionale për të gjithë ata që e kanë përjetuar atë periudhë të keqe, duke mbushur të gjitha muret e saj, si në pjesën e jashtme, ashtu edhe në atë të brendshme.  Vetëm 20 minuta larg (udhëtim me makinë), përgjatë lumit Buna, ndodhet manastiri Sufi i Blagaj Tekkes që i takon shekullitë të 15-të.

Sofie, Bullgari

Pavarësisht se daton që prej së vitit 7,000 p.k. (dhe duke përmendur bunkerët e Luftës së Ftohtë dhe ndërtesat e epokës komuniste) Sofja është shndërruar në një prej destinacioneve më moderne. Me një numër të madh restorantesh , tregjesh dhe një numër të lartë parqesh publike, Z. Bealby e krahason atë me Pragën, Budapestin dhe me Berlin, vetëm se Sofja është më e përballueshme se cila prej këtyre të trejave.

Sa ditë duhen për ta vizituar: Dy deri në katë ditë

Çfarë duhet të vizitoni dhe të bëni: Bulevardet e gjera të Sofjes, siç është Rruga Oborishte dhe Bulevardi Vitosha, janë të mbushura me kafene, galeri arti dhe dyqane me tendencat më të fundit të modës dhe me restorante që shërbejnë disa prej gatimeve tradicionale të zonës.

Por edhe historia e Sofjes është shumë interesante dhe nuk mund të lihet pa përmendur. Mund ta fillojmë duke përmendur, kupolat e mbuluara me ar të katedrales Aleksandër Nevski, katakombet e Shën Sofjes dhe kompleksin e lashtë romak të Serdikës, i cili u restaurua në vitin 2016.(monitor)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje