“Die Welt”: Shqipëria, sekreti që pret të zbulohet

3 Qershor 2018, 09:54Turizëm TEMA

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në facebook, shkrimin e revistës gjermane “Die Welt” mbi mrekullitë e vijës bregdetare të Shqipërisë.

“MIRËMËNGJES, dhe me këtë përshkrim të bukur të revistës gjermane “Die Welt” mbi mrekullitë e vijës bregdetare të Shqipërisë, ju uroj një të dielë të qetë”. shkruan Rama.

Shkrimi i plotë i “Die Welt”:

Bregdeti shqiptar, një prej brigjeve të fundit të pazbuluar në Europën mesdhetare.

Zhvillimi i madh i qytetit të Vlorës ka rritur ndjeshëm numrin e godinave. Por pamja ndryshon në mënyrë drastike sapo lini bregun pas dhe ngjiteni lart drejt Llogarasë. Që nga aty mund të shihni të shfaqet deti Jon, që karakterizohet nga një rënie e thepisur në det e Malit të Kanalit.

Vështrimi kap plazhe dhe gjire, qyteza të vogla dhe pemë ulliri dhe në horizont dallohet ishulli grek i Korfuzit. Përballë keni jugun, jashtëzakonisht natyror, me bregdetin e virgjër dhe të mrekullueshëm.

Pjesa më e madhe e Rivierës është gati e paarritshme

Fshatrat e vjetër, si Lukova, kanë një distancë sigurie nga deti krejtësisht bosh, ku ka shumë pak varka dhe gati asnjë vend për ankorim. Shtëpitë e vetmuara qëndrojnë të kapura fort në anë të kodrës, kishat prej guri janë ortodokse dhe disa familje flasin greqisht. Një rrugë e vetme bashkon fshatrat me njëra-tjetrën që gjarpëron nëpër kodra dhe lugina.

Sapo një rrugë del në det, sikurse ndodh në Dhërmi, apartamente të ndërtuari rishtaz, restorante dhe hotele shfaqen rresht, fshatrat përzihen, betoni i ze vendin gurëve të vjetër të mureve si në të majtë dhe në të djathtë të rrugëve që të nxjerrin në gjire. Megjithatë plazhet mbeten të paprekur, nuk ka asnjë godinë në kodrat karstike përballë detit.

Pjesë të gjera të Rivierës jo vetëm që janë pa asnjë ndërtim, por, përveç kalimeve baritore, ende sot janë gati të paarritshme. Për shembull, poshtë Vunoit, ku shtrihet për disa kilometra një prej plantacioneve më të mëdha me ullinj në Shqipëri, nëse dëshiron të arrish plazhin, duhet të ndjekësh rrugën e shënuar dhe të ecësh për një orë e gjysmë mes deleve dhe dhive nëpërmjet një peizazhi kulturor idilik deri sa të arrini plazhin magjepsës të Gjipesë.

Vetëm qyteti i vogël i Himarës, që është edhe një qendër turistike e rajonit, ndodhet pranë detit dhe ku mund të shijosh një shëtitje të freskët. Himara nuk është aspak ndryshe, ditët e sotme, nga qytetet e tjera të vogla përreth Mesdheut, që përgatiten për sezonin.

Disa hotele të vogla, që janë rreshtuar si perlat në një zinxhir në ngjitje të gjirit, presin për klientët, për fillimin e sezonit. Këtu nuk ka kështjella betoni, sikurse janë të zakonshme në bregdetin Adriatik të Italisë, në Kosta Brava të Spanjës apo përreth Antalias në Turqi.

Shqipëria është një terren për eksploruesit dhe aventurierët

Këtu turistët vinë në çdo kohë, por nuk ka mbipopullim. Disa vijnë që në pranverë, kur shumica e hoteleve ende nuk janë hapur dhe restorantet pranë plazhit janë ende të mbyllura. Ata lëvizin me biçikleta nëpër kodra, me kapera në kërkim të një hapësire të lirë pranë plazhit, ose me çanta shpine provojnë të bëjë “auto stop”.

Shqipëria, një pjesë e pazbuluar e Europës

Nga viti në vit, ka gjithnjë e më shumë turistë dhe në verë, kur gjysma e shqiptarëve dhe kosovarëve janë për pushime në Mesdhe dhe kur plazhi i Jalës mbushet plot, atëherë turistët grumbullohen në Himarë. Ne kulmin e sezonit, agjencitë turistike zhvillojnë udhëtime nga njëra anë në tjetrën të Shqipërisë, në gjashtë, tetë, madje edhe dhjetë ditë dhe të paktën një prej këtyre ditëve të dërgon gjithnjë në Rivierë.

Jo, bregu shqiptar nuk është më i pazbuluar. Por, është pjesërisht i zhvilluar dhe vazhdon të mbetet një terren për eksploruesit, kureshtarët dhe aventurierët jashtë sezoneve turistike. Një terren shumë tërheqës për udhëtarët individual, që ende nuk është nën shënjestrën e grupeve turistike, komplekseve të mëdha të hotelerisë dhe kompanive ndërkombëtare. Personat që vijnë këtu nuk janë të tërhequr nga broshurat apo imazhet reklamuese, por nga fjalët që kalojnë gojë më gojë.

Anijet kroçerë mbërrijnë në Sarandë

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se do të jetë kështu për një kohë të gjatë. Qyteti më jugor i Shqipërisë, Saranda, kohët e fundit ka filluar të vizitohet nga anijet kroçerë dhe së fundmi edhe “Europa” ishte këtu. Shqipëria, si e tërë, është identifikuar si një destinacion interesant për një kohë të gjatë dhe qeveria Shqiptare e sheh turizmin si një burim të konsiderueshëm të ardhurash, duke u fokusuar tek investimet e huaja.

Raportimet negative të medias mbi Shqipërinë gjatë viteve të kaluara, nga korrupsioni tek destabilizimi politik dhe manifestimet e dhunshme duket se janë harruar. Sipërmarrja me të apasionuarit pas udhëtimit në mal po njeh shumë zhvillim në veri. Plazhi me rërë dhe i sheshtë i Durrësit, jo shumë larg kryeqytetit, tashmë është zënë deri në centimetrin e fundit.

Deri tani, shumë agjenci udhëtimesh lokale, organizues të jashtëm dhe sipërmarrje të vogla kanë ndryshuar skenën. Shoqata Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) është gjithashtu aktive këtu. Ajo ka për synim një zhvillim të qëndrueshëm, përfshirë krijimin e një rruge të gjatë përgjatë Rivierës, nga fshati në fshat dhe në bashkëpunim me banorët e zonës.

Megjithatë, kohët e fundit, aktorët e fuqishëm turistikë janë duke shkelur në këtë vend të vogël. Në prill, për shembull, përfaqësues të TUI-së (kompani anglo-gjermane turistike) negociuan projekte ndërtimesh dhe analiza infrastrukturore.

Ndërsa planet për një aeroport ndërkombëtar pranë Vlorës janë në zhvillim të plotë. Prerjet e thella nëpër kodra tregojnë për një rrugë në ndërtim që anashkalon Gjirin e Vlorës, duke e bërë Rivierën më të arritshme dhe më tërheqëse për industrinë e turizmit.

Plazhe të vetmuar, bosh nga hotelet e mëdha

Turizmi është duke u zhvilluar hap pas hapi, aty ku nuk arriti as Perandoria Osmane dhe as pushtuesi gjerman në Luftën e Dytë Botërore.

7 komente në ““Die Welt”: Shqipëria, sekreti që pret të zbulohet”

  1. 2+2=4 says:

    Nuk eshte merita e asnje politikani per natyren qe kemi!!!
    Dhe historia dihet si do vazhdoje, do e jepni me koncesion dhe bregdetin, ashtu sic keni dhene gjithe Shqiperine, ku shembulli me i qarte eshte aeroporti i Tr.

    1. Eri says:

      Po prape me politike ti 2 2 ke hallin e PD se mos i hane hakun koqe o koqe

  2. nord.al says:

    Si gjithmone, reklame per jugun e Shqiperise.

  3. Arben says:

    U desh Rilindja te zbulohej sekreti

  4. faro says:

    Ne Lukove disa flasin shqip, thote artikullshkruesi!
    Kjo tregon qartesisht qe nuk eshte ushtruar dhune, por perkundrazi jane lene te lire.
    Po Greqia ka mbajtur, apo mban te njejtin qendrim, si shtet europian qe eshte?
    Bashkekombas te rreth 200 vjeteve me pare te po ketij autori, pohonin qe edhe ATHINA ishte e mbushur me shqiptare.
    C’bene qeverite greke me ta?
    Ua lejuan gjuhen, apo ushtruan dhune?????!!!!!!

  5. IVONI says:

    Ato brezaret e lukoves jane apo i prishi qeveria berisha ?! pyes pasi kemi derdhur djerse per to ..!pastaj keto tituj qe te ngrihen “kacabujte” c`jane : “Shqiperia, sekreti qe pret te zbulohet” ..! Nuk eshte e “zbuluar” shqiperia , ku kane shkelur romake , te vjeter e te rinj , turq ose nga “perandoria osmane” , bullgare , greke , kriminelet e luftes se pare boterore ,nazi – fashistet e luftes se dyte boterore , ruset qe e kishin bregdetin si mallin e tyre , deri dicka pas viteve 60 -te . Ne shqiperi , te huajt kane qeverisur . Qe mos bej shume historira , pasi per to parate i kane marre historianet , por dhe pas shpalljes se pavaresise , kemi lufte ballkanike , lufte te pare boterore , kemi nderhyrje greke , kemi princ vidi , kemi nje frymemarje te lehte me FAN NOLIN , PASTAJ DHENDRIN E AUSTRO-HUNGARISE TE VET SHPALLUR MBRET I SHQIPERISE, QE ME VONE E SHITI ATE , AHMET ZOGOLLI , pas tij kemi lufte nac -cl . qe u drejtua nka P.K. e SHQIPERISE ME ENVERIN NE KRYE , PRA LUFTE KUNDER PUSHTUESVE NAZI – FASHISTE DHE REAKSINIT TE BRENDESHEM NE SISPOZICION TE TYRE ..ETJ . KEMI FITOREN E LUFTES DHE DREJTIMIN E VENDIT NGA P,K E SHQIPERISE , E CILA SHUME SHPEJT E NDROI EMRIN DUKE U QOJTUR PARTIA E PUNES , PASI TE GJITHE PERVESHEN MENGET PER TE NDERTUAR VENDIN QE ISHTE SHNDERRUAR NE ZERO ..! NGA VITI 1945 – RRETH PAS VITEVE 80 , U BENE “THAGMA ” FABRIKA DHE UZINA GJIGANDE , BUJQESI SUPER MODERNE ..! SIDOMOS PAS VITIT 1985 , KUR RA ZIA DHE QAU E GJITH SHQIPERIA , DERI RRETH VITEVE 1990 , ” NUK E DI KUSH QEVERISI “..!.. DI QE KA ARDHUR NJE I O.K.B. -se , NE SHQIPERI BUTROS GALIS NESE NUK JAM GABIM , PER TE PARE GJENDJEN , {PASI FILLUAN TE HIDHESHIN TRAKTET RRUGEVE NGA ” KOMITETI I SHPETIMIT KOMBETAR ” ME QENDER NE AMERIKE , NUK ESHTE E VESHTIRE TE KUPTOHEJ SE KUSH ISHIN DHE KU I MERRNIN PARATE} ,I CILI “FLISTE ME VEHTE ” {JU LUTEM GAZETAREVE TE SHOHIN FILMIMET NE RAST SE JAM MASHTRUES }, PASI GJENDJA ISHTE SHUME E KENAQESHME , QETESI NE RRUGE , DHE BUTRO BARISTE LIRESHEM , ME KEMBE ..! .. PASTAJ ME VONE VITET 1990 – 2000 SHQIPERIA U BE “PLUR E HI ” , NUK MBETI ASGJE ME KEMBE , NGA NJE “FORCE E ERRET ” QE NATYRISHT , “KOKEN ” E KISH JASHTE ” ..!SHQIPERIA E SHKATERRUAR “NGRITI ” PAK KOKE ME KULTIVIMIN E KANABISIT ME DREJTUES SHTETI NANO DHE BERISHA , OSE ANASJELLTAS , E CILA TREGETOHEJ “HAJDUTCE ” NE VENDET E PASURA TE B.E -se , GJE QE NDODH E SOT E KESAJ DITE ..!.. PRA DUA TA PERMBLEDH KOMENTIN TIM SE SHQIPTAR , QE KA DREJTUAR KOMBIN KANE QENE GJERGJ KASTRIOTI – SKENDERBEU , PER RRETH 25 VJET REZISTENCE NDAJ HORDHIVE ATOMANE,RRETH 11 VJET I BIRI I TIJ ME QENDRESE NE HIMARE , DHE DICKA ME TEPER SE TE DY BABE E BIR , KA DREJTUAR VENDIN ENVER HOXHA ..! PRA SHKATERRUESIT , OKUPATORET , SABOTATORET KRIMINELET E SHQIPERISE QE PER QINDRA E QINDRA VJET NUK E VUNE POSHTE POPULLIN SHQIPTAR , TANI PO I “ZBULOJNE SEKRETET ” , ” PRA PO E SHOHIN PER HERE TE PARE ” BREGDETIN “PERLE” TE SHQIPERISE , ME LE TE KUPTOJ ..!.. KAM SHUME BESIM SE POPULLI SHQIPTAR DO TE GJEJE VETVEHTEN DHE HISTORIA DO TE SHKRUHEJ ME VERTETESI ..!

  6. faro says:

    Me falni!
    Fjalia e pare duhej greqisht. Gabimisht e vura shqip

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje