FOTOT: Ansambli i Egjiptit, sjell folklorin plot ngjyra në kalldrëmin e Gjirokastrës

28 Maj 2018, 15:26Turizëm TEMA

Një atmosferë festive u krijua fundjavën që lamë pas përmes shfaqjes kulturore, që mblodhi qindra vizitorë në qytetin e gurtë të Gjirokastrës.

Pjesë e kësaj shfaqje ishin rreth 30 artistë të Ansamblit Kombëtar të Egjiptit dhe Ansamblit “Lunxhëria”, të Gjirokastrës, të cilët sollën një atmosferë të ngrohtë dhe festive në “Qafën e Pazarit”.

I cilësuar si takimi i dy kulturave, kjo shfaqje çeli siparin e një sërë aktiviteteve kulturore, që “TID”, një organizatë lokale në Gjirokastër do të sjellë përgjatë të gjithë sezonit turistik në qytetin e gurtë.

Këngë dhe valle egjiptiane, si dhe polifonia dhe vallet popullore të Jugut të interpretuara nga artistët, si dhe veshjet tradicionale egjiptiane me një larmi ngjyrash mahnitën turistët dhe vizitorët që ndodheshin në Gjirokastër, duke iu bashkuar festës.

Gjirokastra, qyteti i gurtë, është regjistruar në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në vitin 2005.

Gjirokastra zgjon gjithnjë e më shumë interesin e turistëve të huaj për ta vizituar pasi ka vlera historike, arkitektonike dhe kulturore./ATA/

 

3 komente në “FOTOT: Ansambli i Egjiptit, sjell folklorin plot ngjyra në kalldrëmin e Gjirokastrës”

  1. Guri i Kamjes says:

    Ne duhet te kemi marredhenie me te ngushta me Egjiptin. Egjptin qe eshte sot, pra Egjiptin modern e ngriti Mehmet -Ali Pashe shqiptari nga Pojani i Korçes. Dinastia e tij sundoi gjer me 1953. Eshte me interes qe lidhjet me kete vend te forcohen.

  2. Guri i Kamjes says:

    Mre eshte qe ky ansambel te vije edhe ne Korçe pasi themeluesi i Egjiptit modern eshte Mehmet-Ali Pasha, shqiptari nga Pojani i Korçes. Kete egjiptianet e dine mire e na i dine per nder. Pojani, fshati me i madh i Shqiperise veç Mehmet-Aliut ka nxjerre edhe fiqgura te tjera te shquara qe nga rilindja e gjer ne luften e fundit.

  3. Demi says:

    Merni edhe ca gabel që turistët të shijojnë pasurinë tonë kulturore dhe në vend të Butrintit vendosni ca kasolle arriginjsh…për tē ardhur keq injoranca nuk ka kufinjë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje