FOTOT: Treni presidencial portugez kthehet në atraksion turistik, bileta kushton... 500 euro

19 Maj 2018, 16:06Turizëm TEMA

Ndërtuar në vitin 1890, ai ka transportuar mbretërit dhe presidentët e Portugalisë si dhe të ftuarit e tyre prestigjioz, mes të cilëve mbretëresha e Anglisë Elizabeth II apo papa Paul VI, para se të hiqej nga qarkullimi në vitin 1970.

Restauruar në vitin 2010 për një milion euro, treni luksoz presidencial del nga muzeu hekurudhor portugez 25 ditë në vit për të përshkuar luginën e Douros, kohë për t’u ofruar turistëve një udhëtim gastronomik.

Treni me gjashtë vagonë e rigjeti shkëlqimin e tij në sajë të dashurisë së Gonçalo Castel-Branco.

“Kur kam parë për herë të parë këtë tren në muzeun hekurudhor, i thashë familjes time që isha i dashuruar dhe doja me domosdo të bëja diçka”, tregon ai.

“Ka qenë vajza ime që më sugjeroi të bëja një restorant. Gjeta një ide gjeniale dhe u vura në punë për të krijuar “The Presidential” , shton biznesmeni 37-vjeçar, i cili e nisi këtë projekt në vitin 2014.

Çdo pranverë dhe në periudhën e korrjeve, treni presidencial shkon në Douro duke u nisur nga stacioni hekurudhor emblematik i Sao Bentos, në qendër të Portos deri në vreshtat e njohura botërisht të këtij rajoni.

Për një vlerë prej 500 eurosh, një klientelë e përbërë kryesisht nga 70% të huaj, ofrohet gjithashtu një udhëtim prej nëntë orësh me vizitë në kantinën e verës dhe ushqim të përfshirë.

Në çdo dalje, një shef i madh portugez kuzhine vendoset në vagonin e transformuar në kuzhinë për të përgatitur një menu gastronomike në ritmin e lëvizjes së trenit.(ata)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje