Xhamitë janë të hapura për të gjithë njerëzit. Karrocat e fëmijëve që ecin në rrugët me gur, veturat dhe biçikletat vihen re po aq shpesh. Shkodra është një qytet relaksues në Shqipëri. Ndoshta, sepse historia ishte krejtësisht ndryshe…
Kështu e nis artikullin media austriake Die Presse.
E përditshmja austriake flet për historinë e një katolike e cila është martuar me një musliman. “Në qytetin më të vjetër të Shqipërisë kjo është krejtësisht normale”- shkruhet, teksa flitet më tepër për tolerancën fetare në vendin tonë.
Korrespodenti i “Die Presse” gjithashtu ka vizituar fototekën Marubi me 150 mijë fotografi mes viteve 1858 deri 1974, për të cilat shkruan gjatë në artikull.
“Fake neës kanë ekzistuar që atëherë. Në një foto origjinale të 1936 tregohen dy patriotë që qëndronin së bashku në ballkonin e bashkisë Shkodër me Enver Hoxhën. Por më pas regjimi largoi të dy nga fotografia për shkak se u përndoqën politikisht nga sistemi komunist.”
Në vijim, Die Presse shkruan edhe për mikpritjen shqiptare, në penën e korrespondentit tregohet se gjatë rrugës merr shumë oferta familjare për një kafe dhe kjo ishte diçka ndryshe dhe e veçantë që nuk ndodh në asnjë shtet europian.
Gazetari shkruan me detaje edhe dhe për hapjen e shtetit ndaj fesë në fillim të viteve 90-të.
Përveç Kalasë së Rozafës, përmendet edhe ura osmane e shekullit XVIII, “Ura e Mesit”, që është më e mirëmbajtura në këtë qytet.
Në fund të shkrimit për Shkodrën, flitet edhe për lundrimin gjatë verës në Koman ku vizitohet nga shumë turistë vendorë dhe sidomos, për bumin e vizitave nga të huaj.(monitor)
xhamija per te gjithe,gezuar ramazonin……………..
Shplodhes….jo clodhes…katunar
Hape fjalorin!
Vend i bukur vertete por pak njerez gjen me tru
…vetem se aty te vrasin me cekic…
Ura e Mesit nuk eshte osmane por veneciane. Osmanet shquhen per zhgaterrime dhe jo per ndertime.
po mor zog gomarit Osmane asht tana bile ne shqipni te vjetrat me harqe ashtu jane,po ty te ka met kryqi mrapa e ban sikur se din vec lgbt jeni ju fashista pushtusa.
Thuani çfare te doni por Shkodra ka qene atehere kur qytetet e tjera ishin fshata.Kultura shkodrane ushqeu kulturen kombetare per shekuj.Shkodra eshte nje vend i bekuar si ne tradite ashtu dhe ne bukurite qe natyra i dha me bollek.Ajo shtrihet afer detit,buze liqenit e rrethuar nga lumejte me te medhej te Shqiperise Dini,Kiri dhe Buna.Nga deti mund te jesh ne alpe per nje kohe te shkurter.Shkodranet kane ditur ta ruajne natyren dhe traditen.Te jetosh ne shkoder eshte privilegj dhe ta vizitosh ate eshte fat.
Kam jetuar ne Shkoder per 22 vjet dhe kam kujtimet me te bukura te jetes time!
Por kur shkova atje para 3 vjetesh jam skandalizuar!
Se pari shkuam per dreke ne Shiroke,dikur nje plazh qe mbushej me mijra qytetare shkodrane,qe shkonin per plazh me bicikleta,me urbane dhe anije!
Liqeni,natyra dhe vete fshati Shiroke te jepnin kenaqesi te pa pare me pastertine,ushqimin e bollshem e te gatuar mrekullisht etj!
Ne plazhin e Shirokes atehere te shtohej jeta!
Kete radhe pashe nje Shiroke te abandonuar totalisht,ne mjerim te plote!
Uji i liqenit ishte pis,bregu po me keq,shtepite e dikurshme qe jepeshin edhe me qera,shume prej tyre ishin shkaterruar,pa shenja jete,pa dritare e dyer,tavane te rrenuara etj!
Aty sikur kishte kaluar lufta e jo paqja!
Vetem rruga nga Ura e Bunes deri ne Shiroke ishte rregulluar me trotuare dhe rruge per bicikleta dhe asgje per te shkuar perseri atje!
Shkodranet keto 28 vjet jane marre me antikomunizem idiot dhe kane lene ekonomine per toke!
Dikur Shkodra rrezatonte kulture,dije,pasuri,por keto 28 vjet t’u vije turp qe mburren me ato cfare kane bere te paret e tyre se vete e kane rrenuar Shkodren!
Ja edhe futbolli i mrekullueshem shkodran eshte rrenuar si gjithe te tjerat!
Vazhdoni antikomunizmin tuaj kriminal,se jeni bere jenicere te armiqve te Shqiperise!
Thuani çfare te doni por Shkodra ka qene atehere kur qytetet e tjera ishin fshatra.Kultura shkodrane ushqeu kulturen kombetare per shekuj.Shkodra eshte nje vend i bekuar si ne tradite ashtu dhe ne bukurite qe natyra i dha me bollek.Ajo shtrihet afer detit,buze liqenit e rrethuar nga lumejte me te medhej te Shqiperise Dini,Kiri dhe Buna.Nga deti mund te jesh ne alpe per nje kohe te shkurter.Shkodranet kane ditur ta ruajne natyren dhe traditen.Te jetosh ne shkoder eshte privilegj dhe ta vizitosh ate eshte fat.