Mediat kanadeze, "reklamë" Shqipërisë: Mund të pushoni me vetëm 20-30 euro dita, është si një ëndërr në diell

12 Maj 2018, 09:43Turizëm TEMA
Mediat kanadeze, "reklamë" Shqipërisë: Mund të

Media kanadeze Troy Media ka renditur ndër pesë destinacionet më të lira, edhe Shqipërinë.

Nuk ka kurthe turistike këtu në të cilat të biesh, kështu që ju mund të rrini duarkryq dhe të relaksoheni me një buxhet të ulët prej vetëm 20 – 30 Euro në ditë”, shkruhet ndër të tjera në artikull.

Të gjithë dëshirojmë të shohim më shumë nga bota e mrekullueshme në të cilën jetojmë, por për ata me buxhet të limituar, kjo mund të duket si një ëndërr në diell.

Ka plot opsione për të konsideruar në rastet e një buxheti të caktuar dhe ne kemi përzgjedhur disa prej tyre…..

Shqipëria është një destinacion i përsosur për çdo gjë, që nga një shkëputje nëpër qytet e deri tek një javë e qetë në plazh.

Tirana ju ofron vizitorëve një risi në shkëputjen tuaj në qytet, me familjaritet të mjaftueshëm për të përfshirë gjithçka që ju pëlqen!

Shtrirja e pacenuar e vijës bregdetare është praktikisht e paprekur për shkak të mungesës së turizmit masiv, që gjithashtu përbën arsyen për çmime shumë më të ulta!

Nuk ka kurthe turistike në të cilat të biesh, kështu që ju mund të rrini duarkryq dhe të relaksoheni me një buxhet të ulët prej vetëm 20 – 30 Euro në ditë.

1 komente në “Mediat kanadeze, “reklamë” Shqipërisë: Mund të pushoni me vetëm 20-30 euro dita, është si një ëndërr në diell”

  1. shvejku says:

    Keto cmime jane vetem er te pushuar pas malit te Dajtit ne cadrat e ushtrise me ushqime me vete per 10 dite,uje per te pire me vete dhe per te lare kur te vini ne Tirane pas 10 diteve ne se keni shpetuar nga morrat!
    Keshtu e hengren edhe anglezet dikur kur luajti kombetarja e tyre ne Tirane qe e paguan nje shishe birre 1000 leke te reja se nuk e kishin haberin e fjalorit tone leke i vjeter-lek i ri!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje