FOTOT: "Eksplorova Shqipërinë dhe do të shkoj sërish dhe sërish atje"

2 Maj 2018, 13:33Turizëm TEMA

Shqipëria, ky vend i vogël që gjendet në Gadishullin e Ballkanit, ka bërë një rrugë të gjatë pasi u izolua për të paktën pesë dekada gjatë regjimit të saj komunist.

Tani, Shqipëria po merr vendin e duhur në hartën globale të turizmit, shkruan faqja e njohur turistike boredpanda. com, raporton ata.

Bregdeti i saj që puthet nga detet Adriatik dhe Jon, veriu malor dhe çmimet e lira janë arsyet kryesore pse Shqipëria po shndërrohet në destinacion si për turistët pasivë ashtu edhe për ata në kërkim të aventurës.

Ajo është vendi i duhur për ata që duan pushime të këndshme dhe të qeta, duke ofruar një gamë mundësish në resortet luksoze me plazhe ranore dhe një parajsë për ata që janë në kërkim të aventurës.

Ecjet e çdo lloj kategorie që ju çojnë në ujëvara dhe burime natyrore, ngjitjet me biçikleta, parashutizmi, rafting dhe eksplorimi i kanioneve si edhe turet off-road janë vetëm disa nga aktivitetet që do të ngrenë adrenalinën tuaj.

Por, fjalët janë të pamjaftueshme për të përshkruar bukurinë e Shqipërisë, kështu që shihni pamjet që tregojnë magjinë e saj dhe lëreni t’ju ”godasë” dëshira për të bredhur.

4 komente në “FOTOT: “Eksplorova Shqipërinë dhe do të shkoj sërish dhe sërish atje””

  1. Qent e fshatit says:

    Cudi Mero.sa erdhi Rama dhe lali eri shqiperia ndryshoj dhe ne gazeten tende
    Alla allah

  2. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Nje big like Fotografi
    Amazing Panorama

    Po kush i ka bo fotot
    Ai Gridasi Agim Rama?

  3. Shqiptari nga Kosova says:

    Sigurisht o „Qen“ ( nuk po te fyej) qe ka ndryshuar. Nuk ka te krahasuar me ate te Berishes..!

  4. Lani says:

    Plehrat plerhat. Kan mbutur vendin rruget jane skandal si ne Afganistan njerzit gjysa jane injorant te pashvilluar turp turp turp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje