FOTOT: Mrekullitë e Divjakës, turistët norvegjezë stacionohen në "shtëpinë e natyrës"

29 Maj 2018, 18:15Turizëm TEMA
FOTOT: Mrekullitë e Divjakës, turistët norvegjezë

Parkun Kombëtar të Divjakës e vizituan këtë fundjavë 50 turistë norvegjezë, që së bashku me informacionin e marrë rreth këtij parku, bënë të mundur ta vizitonin nga afër dhe të linin përshtypjet e tyre mbresëlënëse.

Në Shtëpinë e Pritjes, në hyrje të parkut, norvegjezët u pritën nga Drejtori Ardian Koçi dhe stafi teknik.

Pasi u njohën me historikun e parkut, florën dhe faunën e tij të rrallë, me të dhëna të tjera turistike, ata u shoqëruan nga guidatorët e parkut në vendet më të kërkuara të tij, siç janë Ishulli i Pelikanit, godullat e shpendëve ujorë dhe vija bregdetare e pishave.

Së bashku me turistët norvegjezë, ishin vizitorë edhe 110 studentë të degës Histori-Gjeografi të Universitetit të Elbasanit dhe 60 studentë nga Universiteti i Shkodrës.

Tashmë Parku i Divjakës është kthyer në një atraksion turistik të vizitueshëm në çdo ditë të vitit.(atsh)

15 komente në “FOTOT: Mrekullitë e Divjakës, turistët norvegjezë stacionohen në “shtëpinë e natyrës””

  1. tmerr says:

    po mrekullia ku esht ktu?

  2. says:

    Çdo shtetas i Shteteve të zhvilluara merr nga shteti 5000 euro në muajin Maj për pushimet verore

  3. Askushi says:

    Per cmrekulli e keni fjalen, se une nuk shoh asgje vecse natyre krejt normale.

    1. Nje tjeter says:

      Ne norvegji natyra eshte mut gri.

  4. shvejku says:

    Per cfare mrekulli derdellitni o te mjere!
    Pylli i Divjakes eshte vertete mrekulli e natyres,por keto 28 vjet njeriu e ka rrenuar ketre mrekulli ne kufijte e pisllekut dhe ndyresise!
    Ka 28 vjet qe asnje qeveri nuk ka vene dore per ta bere Divjaken nje resort turistik me vlera boterore se kushtet natyrore nuk mungojne por mungon dora e njeriut!
    Por te gjitha qeverite para se te mendonin per Divjaken kane menduar per xhepin e tyre!

  5. Eagle says:

    Ku eshte fitimi yne ketu.Qe flene pa lek te huajt dhe i bien qylit ne Shqiperi? Le qe fitim nuk ke.i por te na ndezin dhe zjarre keta tani te na djegin pyjet, gedhin plehrat se pak plehra tonat kemi ne.Turizmi i tepert dhe trafiku me njerez neper pyje dhe vende me bimesi shkaterron floren dhe faunen

  6. fati says:

    Po ik o TM tek ato “shtete te shteteve te zhvilluara” ku jepen 5000 euro per te kalu veren. Cfare pret.

  7. Zorro says:

    Mburren me natyren,por nuk kane TURP per masakren njerezore.

  8. dori says:

    Kjo mrekulli ne divjake duhet ruajtur, ,,nga ndertimi I hoteleve….

  9. Kozmai says:

    Myshkonjave I thone flutura keta

  10. Jak Boston says:

    Po WC kishin keta atje , apo kishin shkuar per specializimin e te berit te nevojave ne natyre, dhe patjeter qe edhe ndonje gare studentore ne mes studenteve dhe turisteve se kush e hedh me larg!
    Sa te mjere qe jeni nje autobus me nberez e propagandoni sikur ka ardhur gjysma e Norvegjise.
    Ju inferioret e kontinentit nuk e dini qe Norvegjia ka bukurite natyrore me te bukura te Europes.
    Ata vijne ne Shqiperi vetem per diell dhe jo per ato peisazhe te vobeketa.
    Eshte ne kulturen e te huajve sidomos te perendimoreve te thone gjithmone fjale te mira, dhe shqipot fluturojne me pras ne b…. si patat e egra ne varg, ku ne krye te vargut fluturon kryetari i Ripjelljes i ndjekur direkt nga Mero me gazetarucet e tij dhe pastaj dhe shume te tjere.
    Mos na e hapni me barkun me keshtu lajmesh pa asnje pike vlere.

  11. Jak Boston says:

    Po WC kishin keta atje , apo kishin shkuar per specializimin e te berit te nevojave ne natyre, dhe patjeter qe edhe ndonje gare studentore ne mes studenteve dhe turisteve se kush e hedh me larg!
    Sa te mjere qe jeni nje autobus me njerez e propagandoni sikur ka ardhur gjysma e Norvegjise.
    Ju inferioret e kontinentit nuk e dini qe Norvegjia ka bukurite natyrore me te bukura te Europes.
    Ata vijne ne Shqiperi vetem per diell dhe jo per ato peisazhe te vobeketa.
    Eshte ne kulturen e te huajve sidomos te perendimoreve te thone gjithmone fjale te mira, dhe shqipot fluturojne me pras ne b…. si patat e egra ne varg, ku ne krye te vargut fluturon kryetari i Ripjelljes i ndjekur direkt nga Mero me gazetarucet e tij dhe pastaj dhe shume te tjere.
    Mos na e hapni me barkun me keshtu lajmesh pa asnje pike vlere.

  12. Jak Boston says:

    Tunxh bir botoje komentin.

  13. Jak Boston says:

    Tunxh bir botoje komentin.
    Apo je merztur se te shame Ripjelljen dhe Meron.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje