Me një histori enigmatike, Sazani është i vetmi ishull i mirëfilltë i bregdetit shqiptar. Një bukuri e pashoqe e natyrës sonë ujore, që përsëri mbetet në kuadrin e misteriozes.
Historia ka folur për Sazanin si një nga fortesat më të përshtatshme për të mbrojtur qytetin e Vlorës dhe brigjet përreth.
Sot, kjo histori ka përfunduar sepse Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe Sazani mund të kthehet në një nga perlat turistike më interesante të Mesdheut.
Emri i Ishullit të Sazanit përmendet që në kohërat antike, duke filluar nga shekulli i VI p.e.s. me emrin SASON. Gjatë mesjetës, ishulli kaloi në zotërimin Venecian ndërsa gjatë Luftërave Ballkanike, Greqia e pushtoi ishullin.
Vendimet e Konferencës së Ambasadorëve në Londër, në vitin 1913 e detyruan atë që të tërhiqej nga Sazani.
Gjatë Luftës së Parë Botërore, ishulli u pushtua nga Italia. Lufta e Vlorës në vitin 1920 bëri të mundur që ata të tërhiqeshin nga Vlora, por mbajtën ende nën sundim Sazanin, deri më 1943, kur Shqipëria u pushtua nga nazistët gjermanë.
Më 21 tetor 1944 ishulli u çlirua dhe që nga ajo kohë është pjesë e integritetit dhe sovranitetit të shtetit shqiptar.
Gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë, Sazani së bashku me bazën detare ushtarake të Pasha Limanit, në Orikum të Vlorës, u shndërrua në një ndër pikat kyçe të Ushtrisë së Kuqe sovjetike dhe asaj shqiptare në Mesdhe.
Që nga koha e Jul Çezarit e deri në Luftën e Dytë Botërore në bregdetin përreth Gjirit të Vlorës janë zhvilluar një numër betejash detare, pasojë e të cilave kanë qenë disa anije të mbytura.
Një pjesë relikesh nënujore si amfora e objekte të tjera janë rikuperuar nga arkeologët shqiptarë dhe janë ekspozuar në Muzeun Historik Kombëtar dhe atë arkeologjik në Durrës.
Gjatë kohës së Luftës së Ftohtë, ishulli i Sazanit ka shërbyer si bazë ushtarake detare ku ishin vendosur kryesisht anijet katerasiluruese, artilieria bregdetare etj.
Gjatë asaj periudhe, ishulli ka qenë i banuar nga rreth 10 mijë banorë të cilët kryesisht ishin familjarë të oficerëve që shërbenin në ishull. Gjatë luftës së Ftohtë, ishulli i Sazanit bashkë me gjirin e Vlorës konsideroheshin si fronti me i vështirë për Ushtrinë Shqiptare. Për këtë arsye, njerëzit që shërbenin në ishull kishin trajtim të veçantë nga qeveria e asaj kohe.
Sipërfaqja e ishullit është 5.7 kilometër katrorë dhe shtrihet në hyrje të Gjirit të Vlorës. Shtrirja gjeografike e tij është juglindje-veriperëndim në një gjatësi prej 4.8 kilometër. Gjerësia më e madhe e tij është 2 kilometër.
Vija bregdetare e ishullit është pak e thyer. Në anën perëndimore gati në mes të tij formohet Gryka e Xhehenemit, që është një gji i vogël, por i hapur dhe shumë i thellë. Në bregun lindor formohet Gjiri i Shënkollës, ku është ndërtuar edhe porti detaro-ushtarak i ishullit dhe në jug të tij shtrihet Gjiri i Japrakut.
Pikërisht këtu gjendet edhe Plazhi zallor i Admiralit. Ishulli përbëhet nga dy kodra shkëmbore monolite me lartësi maksimale 342 metra.
Ngritja e këtij relievi në mënyrë të menjëhershme nga deti, të krijon përshtypjen e një lartësie shumë të madhe.
Lartësitë e ishullit ulen nga skajet në drejtim të qendrës. Dy luginat e tij, ajo e Përroit të Xhehenemit dhe Përroi i Shënkollit, që nisen nga Qafa e Vidheve, e ndajnë ishullin në dy pjesë, në atë Veriore, që është më e larta, plot 342 metra dhe në atë Jugore, me lartësi 331 metra.
Duke qenë një zonë e mbrojtur ushtarake, flora dhe fauna e ishullit kanë ngelur të paprekura. Kjo ka mundësuar shmangien e gjuetisë së paligjshme, si dhe të abuzimeve e dëmtimeve të tjera.
Periferia e ishullit ka shumë plazhe të bukura e të pashfrytëzuara.
Dhe vërtet, po t’i hedhësh një sy brigjeve të këtij ishulli, mrekullohesh nga bukuria e plazheve, shpellave, guvave dhe historisë së tij.
Shpellat nënujore, si ajo e Haxhi Alisë, Gjirit të Djallit e të tjera janë nga më të mëdhatë që mund të gjenden në Mesdhe. Ato sot përbëjnë një sfidë të vërtetë për zhytësit dhe një atraksion të veçantë për sportet nënujore.
Ishulli i Sazanit, sot vizitohet nga eksploratorë amatorë nënujorë, spelologë, admirues të natyrës por së fundmi, ishulli është kthyer në një atraksion për turizmin e lirë.
Sazani mbetet një mundësi e re për turizmin shqiptar. (atsh)
Do ishte mire qe ne ishull te ndertoheshin vetem hotele me 5 yje (te vertete) por jo me ndertesa te larta qe te prishnin pamjen, kazino, bare nate etj.
Nje port jahtesh dhe struktura te tjera luksi.
28%e popullsisë në vëndin tonë jetojn nga turizmi. Duhet modernizuar që të mirë jetohet
Sazani : Nje kazino e madhe nderkombetare ,sidomos per vendet e Mesdheut !
Pushtetaret ,ta kene prioritet numu Nje ,Sazanin ..,….! Kjo do te perbente NJE
MREKULLI per Shqiperine.
Sazani duhet të lihet naturale parajsê për florën dhe faunën .
Të shporren municionet, lëndët e rrezikshme, ushtria policia, turistët, dhe gërmadhat qê janë aty,
Boll tokë dhe det ka Shqipëria për hotele, porte, dhe qendra turistike.
Sazani është thesar që duhet ruajtur me dhjetra vite për brezat që do vijnë , sepse nëse nuk bëhet do të kthehet në një lagje betoni me kazino, drogë, prostituta, armë do mbajë era mut dhe
do qelbet në shurrë. Egërsirat e parlamentit qê betonizuan gjithë Shqipërinë janë gati ta betonizojnë nga çasti në çast edhe Sazanin.
Sazani nje mal pa uje nuk ka asnje gje te vecante, ata qe kane jetuar e dine me mire, sa per turizem si Sazani ka qene gjithe riviera e SHqiperise dhe me e( bukur) ndryshe se e bastarduan njerezit me plera, qeska, beton dhe tirons
Sa per mendimin tim Sazani do te ishte gjeja me e mir qe te behej thjesht 1 park natural.Dhe per kte gje s’eshte nevoja per te shperdoruar miliona dhe me turizmin vijn mliona pa e betonuar natyren.
Kam bere 24 muaj ne Sazan poshte tek Marina.tek skuadronet e 4ave dikur…..Sazani eshte mire po te kete Uje dhe rruget te zgjerohen dhe te shtrohen.Se akoma ka rruget qe ben italianet ne luften e dyte.Sa per Plazh nuk ja vlen nje,Ne qe jemi mesuar me rrymat e dime si shkon deti,po te huajt do ta kene problem se ne Sazan ka thellesi direkt,nuk ka plazhe me rere,dhe ka det te fuqishem…. Lereni si e ka Bere Zoti vetem per Ushtri,Casino dhe pordhe me rrigon,aty nuk ka uje me se do jetohet,apo si e benim ne pilafin me uje shiu dikur.
Ishulli Porquerolles ne France eshte shembull per si duhet zhvilluar Sazani.
Nuk ju kushton gje qe te shkruani sakte historine,sepse vetem e verteta sherben .Historikisht me emrin Sason ose Saso e kane permendur historianet dhe gjeografet e lashte greke Polivios,Skillakas Stravon,Klavdhios Ptolemeos dhe historian romak Plinio .Historikisht dhe gjeografikisht ishulli ben pjese ne arkipelagun e ishujve Joniane se bashku me Othoni,Mathrakion,Ereikousa .Pasi kalon nga nje shtet ne tjetrin,me formimin e shtetit te pavarur grek ,ne baze te traktateve nderkombetare ,I kalon ne zoterim shtetit grek. Greqia nuk e ka pushtuar ishullin,pasi deri ne v.1914 ka qene pjese e Greqise.Mirepo gabimet,vleresimi I keq,mungesa e largpamesise bene ate qe Greqia mos ta vleresoje ishullin.Ishin turqit qe ne v.1788 shkaterruan limanin e vogel te Ajios Nikollaos e kishen me kete emer ne ishull. Kur ishte ne zoterimin e Greqise ne ishull banonon greke me 8000 dele,300 dhi e nje sasi gjedhesh. Me marreveshjen Venizellos-Titoni(min.jashtem Italise) Greqia njihte Italine si protektore e zones se Vlore dhe Italia njihte Vorio-Epirin si pjese e Greqise (v.19140,por Italia donte edhe Sazanin ,prandaj Parlamenti Grek aprovon me 09.05.1914 vendimin qe ishulli ti kaloje Shqiperise ,me 07.06 1914 botohet ne gazeten qeveritare greke dhe tre dite me vone aprovohet nga Fuqite e Medha .Me 02.07.1914 largohen ushteret greke nga ishulli,ku mbeten vetem 15 familje greke me bagetite e tyre .Deri me 16 korrik 1914 u zhduken nga shqiptaret qe morren ishullin ne dorezim.Dhe me Traktatin e dt.26.04.1915 ,artikulli6 ishulli Sazan se bashku me zonen e Vlores ju dha italianeve .Ngjarjet e mevoneshme nderkombetare I ndryshuan gjerat…
Sa spejt e sajuat historine per greqizimin e Sazanit! Ju zagaret e Janulles jeni kaq mjeshtra per mashtrime historike sa masturboheni edhe vete me genjeshtrat e juaja.
Sazani te ngelet Sazan, vetem per rojet kufitare detare dhe asgje tjeter.
Sa per pamjet e bukura ngjituni ne majen e Llogarase dhe shikoni sa te doni pa pasur nevoje te shkaterroni gjene e fundit qe ka ngelur ne ate vend pa shkaterruar, nese nuk e ka dhene Rama si shperblim per hapjen e negociatave dhe per tu mburrur para shqiptareve se eshte drejtuesi me i mire dhe per te qendruar ne pushtet si nje autokrat i ngjashem me Berishen ose miku i tij Erdogani.
Edhe Rama si Berisha eshte i firmos letrat dhe ju e merrni vesh kur si te mos jete me ne ate karrige, sic beri Sala me hidrocentralet e Valbones dhe Vjoses.