Bushati ne forumet e UET: Marrëveshja e detit me Greqinë mbyllet së shpejti, pakti i drejtë. Bashkëqeverisja me opozitën, i qëndrojmë...

4 Korrik 2018, 21:05Politika TEMA

Për ministrin e Europës dhe Punëve të Jashtme Ditmir Bushati, kjo ka qenë një nga periudhat më të ngjeshura në karrierën politike, siç ishte çështja për hapjen e negociatave dhe diskutimet intensive me Greqinë për ndarjen e detit.

Në bashkëbisedimin me studentë dhe pegadogë të UET, ministri Bushati theksoi se shtyrja e vendimit për hapjen e negociatave për në qershor të vitit 2019, ka ardhur si pasojë e faktorëve ndërkombëtarë brenda BE-së, por edhe nevojës që vendi ynë të bëjë më shumë mbi kriteret e vendosura, ku veçoi reformën në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Ka nevojë për më shumë reforma. Do ketë nevojë për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Gjithashtu edhe klima konfliktuale politike e jona e dëmton këtë proces dhe kjo është një veçori që e kemi vetëm ne”-tha Bushati.

Ndërsa komentoi edhe qëndrimin pro të 25 vendeve të BE-së dhe hezitimit nga tre shtete të tjera që në vetvete janë një ristrukurim edhe brenda BE-së dhe jo çdo gjë në lidhje me negociatat varej nga ecuria e reformave në vendin tonë.

Pyetjes së nëse do të ishte më e lehtë bashkëqeverisja me opozitën si kanë bërë shumë vende të Europës, për hir të çështjeve të integrimit, ministri Bushati iu përgjigj se: “Bashkëqeverisja është një term kompleks, personalisht nuk do të nuk i qëndroj kësaj pikpamje dhe e rëndësishme eshtë t’i qëndrojmë linjave të marrëveshjes të majit të vitit 2017.

Në funksion të jetësimit të këtij fakti, mendoj se do të duhet çdo lloj skarifice nga të dyja forcat politike”.

Çështja mjaft e nxehtë e marrëveshjes me greqinë, ka ndezur debatet dhe “teoritë konspirative” në të dyja vendet, por për ministrin Bushati shumë shpejt do të ketë një konkluzion mes palëve, për të pasur marrëveshje të drejtë.

Për herë të parë në një dosje dokumentash të shkëmbyer me palën greke kemi vendosur në tavolinën e bisedimeve pretendimet tona. Po shkojmë në një marrëveshje të drejtë në ndarjen e detit”-tha Bushati.

Ministri theksoi se ka pasur diskutime të gjata teknike mes palëve, ndërsa si kritere kryesor është vendimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2009 që rrëzonte marrëveshjen e parë.

2 komente në “Bushati ne forumet e UET: Marrëveshja e detit me Greqinë mbyllet së shpejti, pakti i drejtë. Bashkëqeverisja me opozitën, i qëndrojmë…”

  1. MOSBESIMI says:

    Z.Bushati…Ju “Kuptojme”::POR NJE pYETJE I “Dashur”:A eshte Perfshire ne Grupin Teknik Koloneli ne Pensjon Myslym Pashaj??Qe DENONCOJ Marreveshjen Detare Berisha?????????????Dhe nese jo Pse??????????????qOFTE EDHE SI kESHILLTARE PA TE DREJTE VOTIMI???????????
    I Dashur Bushati: MOSBESIMI TE “MILETI” Shqipetare EKZISTON per Faktin se ne Politiken Shqipetare kemi si Agjente te UDB-se dhe te Asfalise Greke…qe MBURREN me Qenjen Spiune Respektive te ketyre Shteteve..me Justifikimin e “Shpatullave te Ngrohta”??????
    1-Shqiperia nuk ka nje Gjykate Kushtetuese FUNKSJONALE Z.Bushati…dhe si te tille Marreveshja nese neshkruhet eshte Jashte VULLNETIT TE NE SHQIPETAREVE QE KEMI MBETUR SHQIPETARE…lol

  2. LORA says:

    Sakrifice nga te dyja forcat politike !!!!!!
    Nese lajmi eshte i vertete,ke do sakrifikoje D.Bushati ???Do sakrifikoje verdiktin e shenjteruar te 25 qershorit 2017-te ????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje