Lulzim Basha i bashkohet protestës për Teatrin Kombëtar: Ka socialistë që i shikoj kokë poshtë dhe gojë kyçur, si Pandeli Majko

4 Korrik 2018, 19:54Politika TEMA

Lulzim Basha i është bashkuar protestës për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimit të një të riu.

Ai ka firmosur peticionin e artistëve dhe ka thënë se është kundër planeve të qeverisë për Teatrin Kombëtar.

Sipas Bashës, shembja e Teatrit është akt kundër qytetit.

“Ju i jepni një mesazh një kombi të tërë në kërkim të shpresës.

Kemi një qeveri anti europiane, por kemi një popull me kulturë europiane. Unë flas si qytetarë këtu sot dhe jam në krahun tuaj.

Shkatërrimi i kësaj pjesë të historisë, është shkatërrim i identitetet, kulturës dhe historisë.

Është një akt kundër kujtesës së qytetit. 

Kjo është një beteje e qytetarëve.

Politikë është mbrojtja dhe punët e mira për qytetin. 

Idiot në Greqinë e lashtë, do të thotë se  janë ata që nuk kujdesen për qytetit.

Këtu nuk ka asnjë idiot.

Projekti i grabitjes së Teatrit, është një projekt narkomafia, Kryeministri ka 20 vite që i do.

Ka socialistë që i shikoj kokë poshtë dhe gojë kyçur, si Pandeli Majko.

Ky projekt është projekti i grabitjes dhe vjedhjes me 200 milionë euro fitim. Është një vjedhje e tokës publike“, tha Basha.

(TemA)

2 komente në “Lulzim Basha i bashkohet protestës për Teatrin Kombëtar: Ka socialistë që i shikoj kokë poshtë dhe gojë kyçur, si Pandeli Majko”

  1. Zigur Qarri says:

    Po,Fatmir Mediu ishte Minister i Mbrojtjes,edhe per kete mban pergjegjesine kryesore per viktimat e Gerdecit.
    Por,nuk e kuptoj,perse Gramoz Ruçi dhe Taulant Balla e marrin me vete ne misione dipllomatike!Por,nuk e
    kuptoj,perse Rama dhe qeveria e tij akuzojn per kriminele qeverine Berisha,kur zyrtarisht kan po te njejtin
    qendrim persa i perket ngjarjes se Gerdecit!Te jen valle kaq hipokrite”rilindasit”?!Qeveria Rama ka mbrojtur
    zyrtarisht alibine e Sali Berishes per Gerdecin(qe e konsideronte nje aksident teknologjik),duke u pozicionuar
    edhe ne Gjykaten e Strasburgut kundra familjeve te viktimave!!!Rama,nga nje ane sulmon politikisht Berishen
    dhe ministra te tij,si fajtor kryesore per tragjedine e Gerdecit,zyrtarisht mbron variantin e Berishes!!!

  2. Ush says:

    Te kishit mbrojtu mundin , djeren , gjakun e nje populli te tere qe derdhi e u sakrifikua per 50 vjet dhe juve i dogjet i pret dhe i vodhet se i kish mbjellur, ndertuar, pumuar Enveri.e u katandise gjithe vendinje germadhe si mbas luftes te dyte boterore dhe sot hiqeni sikur nuk ishit juve qe nxite cdo gje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje