U pezulluan për pasurinë, KPA "vulos" dosjen e çiftit të prokurorëve: Ja vendimi për Gashin dhe Ginën

5 Korrik 2018, 16:54Politika TEMA

Komisioni i Posaçëm i Apelimit, ka marrë vendim për të mos kaluar për shqyrtim çështjen e çiftit të ish-prokurorëve Rovena Gashi dhe bashkëshortit të saj Dritan Gina.

Sipas vendimit zyrtar, mësohet se nuk janë akte administrative individuale që vendosin masa disiplinore në kuadër të një procedimi disiplinor.

Kolegji i shqyrtimit paraprak të ankimit, me vendimin nr. 2/2018 (JD), datë 21.06.2018, bazuar në nenin 31, nenin 31/a, paragrafi 2, germa “a”, si dhe në nenin 71/a të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, vendosi:

Moskalimin për shqyrtim në seancë plenare të çështjes nr. 2/2018 (JD), datë 17.05.2018 me palë ankuese znj. Rovena Gashi dhe z. Dritan Gina.

Objekt i këtij ankimi ishte “anulimi i vendimit nr. 140, datë 11.05.2018 të Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku dhe anulimi i vendimit nr. 141, datë 11.05.2018 të Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku etj.”.

Kolegji i shqyrtimit paraprak, i caktuar me short, ishte i përbërë nga Ina Rama relatore, Rezarta Schuetz dhe Luan Daci anëtarë”, thuhet në komunikimin e KPA.

Prokurorja e përgjithshme e përkohshme, Arta Marku, pezulloi më herët nga detyra prokurorët Rovena Gashi dhe Dritan Gina pas regjistrimit të procedimit për fshehje të pasurisë.
Ndërkohë sipas raportimeve, mësohet se çifti ka fshehur pasuri të patundshme gjatë kohës së ushtrimit të detyrës.

Ata nuk kanë deklaruar disa apartamente dhe godina që s’janë deklaruar prej tyre, por që se rezultojnë të regjistruar në emër të të afërmve të bashkëshortëve jashtë çdo lloj rregulli.

Fill pas kësaj, ata u kundërpërgjigjën me akuza të forta duke nënvizuar se veç Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka tagrin për hetimin e pasurisë së tyre duke adresuar një sërë kritikash ndaj Markut.(TemA)

7 komente në “U pezulluan për pasurinë, KPA “vulos” dosjen e çiftit të prokurorëve: Ja vendimi për Gashin dhe Ginën”

  1. Dibrani says:

    Pezullim per fshehje pasurie,..??? ????

    Shtet bananesh

    Po pse me nje pezullim ,..ben drejtesi prokurorja Arta Marku

    Te fshehesh pasuri te pajustifikuar,..duhet te denohesh si ato djemt me 3.5 milion Euro te Toyta Yaris…dhe te sekuestrohet pasuria.

    Kjo lloj drejtesie e qendisur nga sulltan Rama i vjen era korrupsion .
    Kjo nuk mund te jet drejtesi por hipokrizi

  2. tuli says:

    Gina si Maçok mulliri, kurse per bashkshorten tregohen shum historira me PARTIZANE

  3. eeeeej says:

    Hajdutet ne burg!
    Se te ishte gjalle Enveri i conte diku tjeter ?

  4. Roland Bademi says:

    Majtas – RAMA Djathtas – LULI Ne mes shqiptaret ne rrjesht te gjate , per ta marre drejtesine > konvencionalisht * oIo

  5. Tahipi says:

    O dibran o pall hajdari…eshte komisioni i vetingut qe i ka perjashtuar nga detyra o trap …arta marku nderkohe ka ngritur 4 akuza penale per keta te dy dhe pritet perfundimi hetimeve njesoj si ata djemte me 3.4 milion euro qe permende . Kur je idiot , informohu pastaj shprehu se rrezikon tua ngjitesh injorancen edhe te tjereve qe lexojne.

  6. Fieri says:

    Burgu dhe sekuestrimi eshte vetem per djemte qe i bejne leket me shume rreziqe, per gjykates edhe qeveritare ska vend ne burg se jane mbush plot qelite

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje