Dorëshkrimet e rralla të Rita Markos për luftën: Si e njoha Qemalin dhe Enverin

9 Korrik 2018, 18:56Politika TEMA

Përgatiti për “Albanian Free Press”: Albert Zholi

Një jetë e tërë, në shërbim të komunizmit. Me idetë e të cilit, siç shkruante edhe vetë, u njoh që fëmijë. Ky ishte Rita Marko, ish-anëtari i Byrosë Politike, i cili u nda nga jeta rreth dy javë më parë, më 15 qershor 2018, në moshën 98-vjeçare, ndërsa vdekja e tij kaloi në heshtje… Një njeri i dhënë shumë edhe pas dorëshkrimeve. Deri në ndarjen e tij nga jeta, Rita lexonte, shëtiste dhe hidhte kujtimet e tij në letër, duke ruajtur përherë një kujtesë të fortë. “Albanian Free Press” fillon sot botimin e tyre, pas dorëzimit nga vetë vajza e tij, Shpresa Marko. Kujtime këto që hedhin dritë mbi tre periudha të Shqipërisë, Luftën Nacional-Çlirimtare, sistemin komunist dhe ardhjen e demokracisë. Të mbarsura me mjaft ngjarje dhe fakte që nuk njihen nga lexuesi, por edhe që mund t’i shërbejnë historisë si e tillë…

 “Ngadhënjimtarë, drejt rrugës së lavdisë”

Në këtë pjesë të dorëshkrimeve të tij, Rita Marko flet për luftën antifashiste duke mos kursyer vlerësimet ndaj saj:

“Populli shqiptar, sikurse është pohuar nga mendjet më të ndritura, e ka çarë rrugën e historisë me armë në dorë. Një ndër faqet më të lavdishme të kësaj historie është padyshim, Lufta Antifashiste Nacional-Çlirimtare. Partia Komuniste Shqiptare, e themeluar dhe e udhëhequr nga shoku Enver Hoxha, qe frymëzuesja, organizatorja dhe flamurmbajtësja e fitores së luftës kundër pushtuesve të huaj e bashkëpunëtorëve të tyre. Populli shqiptar, i karakterizuar nga dashuria e pakufishme për atdheun, në ato vite të zymta robërie nga pushtuesit, tregoi heroizëm të pashoq, komunistët qenë në pararojë. Ata nuk kursyen as jetën dhe as gjakun e tyre për realizmin e idealëve patriotikë të popullit tonë. Komiteti Qendror i Partisë, me shokun Enver Hoxha në krye edhe të shtabit të LANÇ-it, e drejtoi me një qartësi të shkëlqyer dhe me sukses të plotë. Brezit që i takoi fati të marrë pjesë në epopenë e lavdishme të LANÇ-it, ka jetuar epokën më të ndritshme të historisë së popullit tonë. Etja e popullit tonë, e klasës punëtore, e fshatarësisë punonjëse, e rinisë sonë, e grave dhe e patriotëve shqiptarë për liri dhe përparim shoqëror ka qenë e madhe dhe kjo ishte arsyeja që shkallë-shkallë arriti deri në kryengritjen e madhe të përgjithshme popullore, e cila përfshiu gjithë vendin. E nisën me agjitacionin e vogël individual”.

Hapat e para në jetën revolucionare

Rrëfimi i Rita Markos vijon me fillesat e jetës dhe origjinës familjare:

“Dishnica (Korçë) është vendlindja ime. Familja ime është me prejardhje vllehe. Trungun e hershëm familjar, im atë, Sterio Marko, e ka pasur në Selenicë të Frashërit. Nëna, Parashqevia, edhe kjo me origjinë vllehe, rridhte nga një familje  prej Janine, bijë e mësuesit Anastas Mihallari. Me kalimin e kohës, familja e babait qe vendosur në fshatin Bunavi të Vlorës, e cila përbënte atje një nga fiset më të mëdha të këtij fshati. Pasuria kryesore përbëhej nga blegtoria e imët. Më vonë, të parët e mi u vendosën në Voskopojë. Për një kohë të gjatë, babai, Sterioja, me të nipin, Dhimitër Markon, kanë qenë emigrantë në SHBA. Ata bënin pjesë në grupet e para të emigracionit shqiptar, aty rreth viteve 1880. Më 1917-ën, Voskopoja, ky monument kulturor, u shkatërrua, u dogj dhe u plaçkit, ndërsa banorët  u masakruan e u vranë nga bandat plaçkitëse. Vetëm në Manastirin e Shën-Prodhomit u pushkatuan, teksa ishin të lidhur në litar rreth 40 burra, midis të cilëve edhe xhaxhai im, Pushi Marko. Nëna Parashqevia, me nusen e nipit dhe me tre fëmijët fare të vegjël u larguan pa ditur se ku do të shkonin, duke pasur vetëm teshat e trupit. Tmerret e atyre ditëve nuk u shlyen kurrë nga kujtesa e nënës sime. Ajo ua tregonte nipërve dhe mbesave edhe shumë e më shumë kohë më vonë. Voskopoja, kjo qytezë e bukur, e zhvilluar me plot monumente kulture, si edhe me ekonomi të stabilizuar, nga plaçkitjet dhe  djegiet e vazhdueshme, doli e shkatërruar! Vetëm familjes sonë iu dogjën dy shtëpi, iu grabitën rreth 350 dele e kafshë të tjera. Gjithçka qe një katastrofë për Voskopojën. Katastrofë qe edhe për një voskopojar dhe askush nuk e mori më veten ekonomikisht. E larguar në panik e varfëri të plotë, familja e prindërve vendoset si muhaxhire në shkollat e Mitropolisë në Korçë e ca më vonë, në fshatin Dëshnicë. Këtu, babai punoi së pari me një karrocë transporti për francezët, ndërsa më vonë u mor me blegtori dhe me përpunimin e prodhimeve të qumështit. Korça qe një qendër arsimdashëse, ekonomike, tregtare, artizanati dhe administrative. Në sheshin e kishës së Shëngjergjit dilnin çdo mëngjes punëtorët e papunë. Kërkonin punë, por pak vetave u qeshte fati. Dhe kjo ndodhte kur ndonjë tregtar apo pronar tokash zgjidhte ndonjë apo disa midis fatkeqëve për të bërë ndonjë punë të përkohshme, natyrisht me një pagë qesharake. Familja ime banonte në lagjen “Manço”. Shumica e banorëve të lagjes sime kishin zbritur në Korçë nga krahina të ndryshme të prefekturës, nga Kolonja, Treska, Trebicka, Orgocka, Panariti, Luarasi edhe Vakëfët. Në përgjithësi, ata ushtronin profesionin e muratorit. Ditë të tëra ngeleshin pa punë dhe kjo i detyronte ata të largoheshin në qytete dhe krahina të tjera të vendit. Bashkoheshin disa vetë dhe shkonin të bashkuar në brigada. Në shtëpi linin pleqtë gratë dhe fëmijët. Ky ishte emigracion i brendshëm, por kishte edhe nga ata që merrnin rrugën e largët të kurbetit. Pjesa tjetër e banorëve ishin zanatçinj të ndryshëm”.

Fjala “bolshevizëm”

Në këtë pjesë të dorëshkrimit që publikohet për herë të parë dhe ekskluzivisht në “Albanian Free Press”, Rita Marko flet për fillimet e komunizmit në vend:

“Fjalën “bolshevizëm” e dëgjova për herë të parë në moshën 12-vjeçare. Babai ia pat përmendur këtë vëllait të madh duke e porositur që të kishte mendjen dhe të ishte i kujdesshëm. Një mbresë akoma më të thellë më la kjo fjalë, kur në derën e hekurt të kishës së Shën Thanasit lexova të shkruar me shkumës fjalët: “Rroftë Bollshevizmi”. I kishte shkruar një korçar i riatdhesuar nga Bashkimi Sovjetik, që e quanin Kokli. Gjithë ne fëmijët në kohën e pushimit të shkollës ishim mbledhur tek oborri i kishës dhe pamë se aty kishin ardhur edhe xhandarët e Zogut për të kontrolluar. Këto ngjarje më bënë përshtypje të thellë dhe më ngjallën një ndjenjë të veçantë admirimi për komunizmin. Më lindi dëshira të veproja dhe unë ashtu. Dhe ja, një ditë kur isha duke mësuar biçikletën në fushën e aviacionit i afrohem shkallës së aeroplanit dhe me një laps të kuq të trashë shkrova në shkallën e tij “Rroftë Bolshevizmi”. Për këtë veprim nuk i tregova askujt, as ndonjë shokut dhe as familjes. Mirëpo, puna nuk mbeti me kaq. Nja 10-15 veta paraushtarakë, që stërviteshin në atë kohë në fushën e aviacionit për të marrë patentën e shoferit, u arrestuan dhe u torturuan rëndë. Për këtë veprim që bëra, u tremba. Druhesha se mos e merrte vesh njeri, si xhandarmëria, apo vetë paraushtarakët. Do të më zhdëpnin në dru po ta mësonin. Iniciativa që mora për të shkruar këtë parullë, në pamje të parë dukej se ishte një gjë e mirë, por në thelb ishte një veprim anarshist. Nga kjo nxora mësim. Pas kësaj, para se të bëja ndonjë gjest, që mua më dukej i mirë, merrja mendimin dhe dëgjoja këshillat e shokëve. Këtë gjë unë e kuptova më mirë, kur iu përvesha aktivitetit tim revolucionar në mënyrë të organizuar. Që në moshë të vogël hyra në punë dhe u njoha me hallet e jetës. Puna e rëndë dhe jeta e varfër e familjes lanë mbresa të thella në shpirtin tim. Hyra në rrethet e këpucarëve. Megjithë gjendjen e vështirë dhe varfërinë, në këtë shoqëri punëtorësh bëhej një jetë aktive politike dhe shoqërore. Njerëzit ishin patriotë e revolucionarë. Të gjitha këto ndikuan mjaft mbi mua. M’u ngjall dëshira për të lexuar gazetat e të dëgjoja lajmet; të merrja pjesë në biseda politike dhe të ndiqja me interesim Luftën Antifashiste të Spanjës”.

Njohja e parë me idetë revolucionare

Rrëfimet e Markos vijojnë me mënyrën si ai e shihte jetën e viteve të paraluftës në Shqipëri:

“Njohjen e parë me idetë revolucionare të klasës punëtore dhe ndjenjën e urrejtjes për regjimin e shfrytëzimin e egër që u bëhej punëtorëve e kam marrë në shoqërinë profesionale të këpucëbërësve. Kjo shoqëri vepronte nën drejtimin e Grupit Komunist të Korçës. Ajo mbronte kërkesat e punëtorëve ndaj tregtarëve dhe shtetit, për rrogë më të lartë dhe për një orar pune më të reduktuar. Shoqëria kish rregulloren e saj, anëtarët paguanin kuotën mujore. Më kujtohet mirë organizimi i grevës dhe i Demonstratës së Madhe të Bukës, që u bë në Korçë në vitin 1936, për të cilën shoqëria profesionale e Këpucëbërësve ka luajtur një rol të rëndësishëm. Demonstrata, që u zhvillua më 21 shkurt 1936, ishte shprehje e zemërimit popullor, kundër shtypjes dhe shfrytëzimit të egër e barbar të klasave sunduese dhe regjimit antipopullor të Zogut. Të gjithë vendin e kishte mbuluar zija e bukës, çmimet ishin rritur në mënyrë të pakrahasueshme. Varfëria kishte pllakosur masat e gjera të qytetit dhe të fshatit. Kjo gjendje nuk u përmirësua as më vonë. Për këtë, gazeta “Përpara”, organ i Grupit Komunist të Korçës, në numrin e parë të vitit 1938, shkruante: “Nga një anë, kriza po thellohet dhe regjimi sa vete e futet më thellë nën hegjemoninë e fashizmit italian. Ky proces është rrjedhë fatale e politikës, që është ndjekur prej dhjetë vjet e këtej. Aparati i shtetit është zgjeruar në një shkallë që nuk pajtohet me nevojat as me fuqinë ekonomike të vendit. Kudo sheh parazitë e kusarë, që kanë si parim të rrëmbejnë sa të mundin dhe makinën shtetërore e konsiderojnë si një lopë, që duhet mjelë sa të mund më tepër. Populli i varfëruar s’ka bukë të hajë, s’ka lekë të blejë kripë, s’është në gjendje t’u bëjë ballë taksave të shtetit. Mjerimi, uria pllakos në vatrat tona, fëmijët mbeten rrugëve, burra, në lule të moshës, detyrohen të lypin, të asistojnë të pafuqishëm në torturat e çiliminjve të pangrënë, ose të vrasin veten prej turpit dhe dëshpërimit”. Aty pashë me sytë e mi forcën e organizimit dhe fuqinë e punëtorëve dhe të zanatçinjve, që nuk mundën ta thyenin bajonetat e xhandarëve të Zogut. Në shoqëri bënim një jetë politike e kulturore aktive dhe zbatonim rregullat e saj. Për atë periudhë, kjo shoqëri dhe shoqëritë e profesioneve të tjera, që ishin ngritur atëherë në Korçë, kanë luajtur një rol të rëndësishëm për formimin dhe forcimin e ndërgjegjes së klasës punëtore. Më vonë, hyra punëtor në fabrikën e gomës. Atje pashë dhe ndjeva akoma më mirë peshën e rëndë të kapitalistit mbi kurrizin e punëtorit. Pashë sesi shfrytëzoheshin barbarisht fëmijët dhe gratë. Kjo gjë më revoltonte dhe si anëtar i shoqërisë, punoja me punëtorët për shtimin e pagave e për kërkesa të tjera. Për këtë aktivitet jam pushuar dy herë nga puna. Teli Samsuri, ish- llogaritar, më informonte sa herë që kishte plane për të më pushuar nga puna. Ai ishte një intelektual përparimtar, i lidhur me rrethet patriotike. Dhe kështu mbeti, derisa dha jetën për lirinë e atdheut”.

Idetë komuniste

Si i njohu i ndjeri idetë komuniste, në biseda me punëtorët:

“Idetë komuniste i njoha pak nga pak, duke punuar e duke biseduar me punëtorët në mbledhjet e shoqërisë së këpucëbërësve dhe në një dyqan pranë Mitropolisë, që ishte transformuar në një qendër të rëndësishme komunistësh. Aty më vuri babai si çirak. E kam të freskët dhe nuk do të më harrohet kurrë periudha e punës në këtë dyqan. Në rrethet e punëtorëve njoha shumë veti karakteristike të tyre: solidaritetin, frymën luftarake, optimizmin, ndershmërinë. Këto ishin mësimet më të mëdha për mua, me anën e të cilave orientohesha në jetë. Këto më ndihmuan qysh në moshën e rinisë të zgjedh shoqërinë dhe shokët, të cilëve unë u dedikohem shumë. Ata qenë mësuesit e mi të parë dhe më ndihmuan në përcaktimin e rrugës sime revolucionare. Edhe në familjen tonë sundonte një frymë e shëndoshë. Babai, nëna e vëllezërit, jo vetëm që nuk më kanë penguar, por kanë ndikuar për mirë në drejtim të aktivitetit tim revolucionar. Qëndrimi i babait dhe i nënës ka qenë shumë inkurajues e burrëror. Në shkurt të vitit 1942, pasi u ktheva në Korçë nga Tirana, ku isha me punë, më mobilizuan ushtar. Isha i datëlindjes 1920 dhe duhej të kryeja shërbimin ushtarak”.

Arratisja nga ushtria

I brumosur me bindjet komuniste, Marko refuzon thirrjen nën armë nga regjimi që më pas do t’i hapte luftë:

“Por unë prej kohësh isha lidhur me komunistët. Pra, detyra ime, si e çdo komunisti e patrioti, ishte t’i luftoja fashizmin dhe regjimin tradhtar dhe jo të kryeja shërbimin ushtarak për ta. S’mund të qëndroja në rreshtat e një ushtrie që u shërbente të huajve, pushtuesit të vendit tim. U arratisa, por për fat të keq u kapa në Elbasan duke ikur për në Korçë! Ishte fillimi i qershorit 1942, kur i thashë nënës se kisha vendosur të arratisesha e të dilja partizan. Nëna mbajti qëndrim të drejtë; nuk u tremb dhe as mendoi për shtëpi e njerëz. Arratisja nga ushtria dhe dalja partizan kishte shumë pasoja për familjen. Por ajo nuk u tund. Dëgjoi porositë që i dhashë. Në rast se do të vinin për të kontrolluar në shtëpi, të mos tregonte në asnjë mënyrë se ku gjendesha unë, por të kërkonte nga ata djalin, duke u thënë: Ju më keni zhdukur djalin, ma sillni, ku e keni?! Pas ikjes sime, çdo ditë shkonin në shtëpi patrulla xhandarësh me kryeplakun e lagjes dhe e kërcënonin familjen dhe vëllezërit me burgim e internim. Këtë presion ata e bënë për një kohë të gjatë. Edhe vëllezërit e mi, Tasi, Naumi dhe Andrea dolën partizanë njëri pas tjetrit. Në shtëpi mbetën vetëm babai, nëna, vëllai tjetër, Llazi, i cili aktivizohej në qytet, dy mbesa dhe dy kunata. Vëllai i vogël, Andrea, u arrestua. E kapën në flagrancë duke shpërndarë trakte. Nga fundi i vitit 1943 u vendos që ta internonin familjen tonë, por edhe kësaj here, xhandarmëria nuk ia arriti dot qëllimit. Siç duket, ajo u frikësua nga pasojat e hakmarrjes. Dhe hoqi dorë. Qëndrimi i familjes, i babait, i nënës dhe i vëllezërve më inkurajuan dhe më dhanë krahë që të luftoj kundër armikut të jashtëm e të brendshëm me të gjitha forcat e mia, që t’i shërbej popullit e partisë, ashtu siç e kërkonin interesat e atdheut”.

Hedhja e trakteve të Partisë

Nisja e protestave masive, Rita Marko kujton demonstratën e madhe të Korçës dhe jo vetëm:

“Më 8 nëntor 1941, u bë demonstratë e madhe antifashiste në Korçë. Në këtë demonstratë mora pjesë edhe unë bashkë me shokët e tjerë. Përpara monumentit të Themistokli Gërmenjit, demonstruesit u qëlluan me armë nga ana e xhandarëve dhe e policëve. Këtu u vra shoku ynë, Koçi Bako. Pas kësaj përleshjeje, gjatë tërheqjes ne u detyruam të futemi në një shtëpi për t’u mbrojtur nga xhandarët. Kristo Mushi na tha se i zoti i shtëpisë ishte disi i dyshimtë. Ramë nga shiu, në breshër! Si të rinj që ishim, papritur hipëm mbi çati dhe zbritëm në shtëpinë e një bojaxhiu, që ishte ngjitur. Të zotin e njihnim. Ai na inkurajonte duke na treguar për demonstratat që bëheshin herët në Rumani, etj. Pas pjesëmarrjes në demonstratë, pata një tjetër ngjarje interesante. Pasdite më thirrën shokët dhe më ngarkuan një detyrë sekrete: të çoja në Tiranë një letër. Duhej ta siguroja mirë, që të mos i binte në dorë armikut. E futa brenda në stilograf, në vend të llastikës ku depozitohej boja. Pas kësaj, duhej të gjeja të holla për të shkuar në Tiranë. Partia akoma nuk kishte fonde, kështu që edhe për shpenzimet e udhëtimit çdo shok duhej të manovronte vetë. Atëherë trillova një shkak: do të shkoja në Tiranë për të zënë ndonjë punë. I thashë nënës të më ndihmonte. Ajo u tregua e gatshme. Shiti një velenxë për një napolon dhe ma dha. U nisa për në Tiranë me letrën brenda në stilograf. Në kryeqytet, sipas rekomandimit që kisha, do të takohesha me dy shokë; njëri ishte në konvikt dhe tjetri në gjimnaz. Shkova në shtëpinë e Ropit, një shoku im i njohur korçar, ku qëndrova katër ose pesë ditë i mbyllur në një dhomë, në kushte të një konspiracioni absolut. Dy ditët e para as shikoja dhe as më shikonte njeri! Flora, e shoqja e Ropit, më sillte ushqimin te dera nga e merrja vetë. Vetëm me Vançin u njoha. Një nga ato net, ndërsa isha duke fjetur, ndiej mbi ballë se dikush po më prekte me dorë. Instinktivisht shtriva dorën nën jastëk për të marrë revolverin. Por ai që më kishte prekur kish ikur shpejt matanë, në dhomat e tjera të shtëpisë. Kish qenë Qemal Stafa, i veshur me mushama dhe me çizme të zeza, si të policëve. Ky ishte një takim i jashtëzakonshëm për mua. Takova pastaj shokë të tjerë, Kristo Themelkon, Beqir Ndoun, Sotir Vullkanin, Niazi Demin, Ali Demin, Ramize Gjebrenë dhe shokë të tjerë. Më vonë, duke u dekonspiruar e njohur me shokun Qemal, ai më njohu me shokë të tjerë të Luftës Antifashiste. Takimet dhe ato që pashë në Tiranë, ma shtuan besimin për rrugën e zënë, tek të gjithë vura re një solidaritet të madh midis shokësh. Aty dëgjova të flitej për shokët drejtues e për shokun Enver Hoxha. Aty mësova këngë revolucionare, nga të cilat më kujtohet kënga e parë: “Prej urisë e prej mjerimit”. Për sa kohë që qëndrova në Tiranë, me ndihmën e Beqir e Tahir Minxhozit, dy vëllezër të lidhur mirë me lëvizjen për çlirim, u strehova edhe në Fotoresterinë e arsimtarëve nga Lana, afër Tabakëve të Tiranës. Në Korçë u ktheva me njohuri më të gjera për punët që na prisnin. Ky udhëtim më dha krahë. Njerëzit që takova në Tiranë u bënë shokët më të afërt për mua…”

15 komente në “Dorëshkrimet e rralla të Rita Markos për luftën: Si e njoha Qemalin dhe Enverin”

  1. Elda says:

    Goxha histori po shkruan per genjeshtrat e komunizmit o fshatari i Vrines.

    1. Plehrat antikombetare te SHQUP-it says:

      O qelbesira e ndyre , @Elda , po te ishin genjeshtra keto , partizanet
      nuk do te kishin dale fitimtare , jo vetem mbi okupatoret nazi-fashiste ,
      por edhe mbi baballaret dhe gjysherit tuaj kriminele , qe u treguan
      edhe me barbare se vete pushtuesit . Kurse ti , mbetesh nje qen bir
      qeni , qe vetem gjuha e perbashket me ne , te jep mundesine ta
      heqesh veten per shqiptar dhe nuk te lidh asgje me gjakun shqiptar !

  2. Seiti says:

    Akoma merreni me kete pleher qe ka qene nje hic tere jeten ka spiunuar shoket e ka lepire prapanicen e e dictatorit. Pse s’thoni qe u mbyll edhe nje hale????

  3. Bravo Elda ! Je i vetmi qe thoni te verteten. Pa na trego per heroizmat e ndo je te afermi tuaj qe ka studiuar ne perendim,por komunistet e persekutuan ,pasi populli ishte aq budalla sa kuptonte ginjeshtret e jo te mencurit e ardhur nga perendimi. Fatkeqesi qe nuk ke qene i pari i vendit ndoshta edhe ne vend te Rita Markos si fsatar i Vrines. Cudi si JU elita e mendimit ,e diturise , s’kini qene ne gjendje te dilni ne krye .Sigurisht fajin e ka populli. Ai skupton. S’kuptoi as gjate luftes ,as gjate ndertimit socialist. S”kupton as sot Saliun Lulin ,ndoshta edhe JU Elda si euroditet e ketij vendi. Sa cudi ?!

    1. Dora says:

      hhaha
      Shkrim per muzhike qe pelqehet nga muzhike pensioniste ishpioniere.
      hahaha
      As ne Rusi e Kine nuk iu pranojne o injorante.

      1. Po , Po says:

        Kaq injorante dhe idjote ne shpirt , sa qe edhe historite e treguara
        per clirimin e vendit nga okupatoret nazi-fashiste , i quan injorance !
        Pinjollet e bashkepuntoreve me okupatoret , tregojne se jane gen
        tradhetaresh e antishqiptaresh ! Cfar ka ketu per tu shqetesuar e
        vjelle vrer qe tregohen histori te jetuara , me sakrifica maksimale
        e koken ” ne torbe” , per njerezit progresive te asaj kohe ?! Vetem
        gjarperinjve te hidhur te kesaj toke , u shkaktojne te dridhura keto
        ngjarje , pa te cilat , Shqiperia nuk do te ishte , kjo qe eshte sot !

  4. Bravo Elda ! Je i vetmi qe thoni te verteten. Pa na trego per heroizmat e ndo je te afermi tuaj qe ka studiuar ne perendim,por komunistet e persekutuan ,pasi populli ishte aq budalla sa kuptonte ginjeshtret e jo te mencurit e ardhur nga perendimi. Fatkeqesi qe nuk ke qene i pari i vendit ndoshta edhe ne vend te Rita Markos si fshatar i Vrines. Cudi si JU elita e mendimit ,e diturise , s’kini qene ne gjendje te dilni ne krye .Sigurisht fajin e ka populli. Ai skupton. S’kuptoi as gjate luftes ,as gjate ndertimit socialist. S”kupton as sot Saliun Lulin ,ndoshta edhe JU Elda si euroditet e ketij vendi. Sa cudi ?!

    1. KORÇARI says:

      Ç’ja paske bërë mirë, kësaj ELDAS, mirë me ELDA, po pse nuk po ns NDRITIN këta që s’janë nga Fshati dhe as Komunistë, por janë qytetarë dhe perëndimorë, Kanë 28 vjet që po na rropin dhe gjë në vijë skanë vënë.
      Ti ELDA dhe ca si ty TI HANI [email protected] NJERZVE SI RITA MARKO- ENVER HOXHA etj, se të gjithë po vdesin të varfër ndërsa këta GRABITQARËT e sotëm po LUNDROJNË NË LUKS DHE LEKË , PA PUNUAR ASNJË DITË.

  5. merru me ta says:

    Elda, vrimeçpuara e kohes sotme

  6. Iliri says:

    O Rita, te qifsha drejtuesin e themelimit
    te partise shokun Enver.
    Rrofte kujtimi i Qemal Stafes, Vasil Shantos
    dhe heronjve te tjere te vertete.
    Poshte Miladin Popovici e Dushan Mugosha.

  7. Graniku says:

    Njè rrèfim i thjeshtè, modest i njè personaliteti tè kohès sè shkuar qè u shua disa ditè mè parè. Ngushèllime tè sinqerta families ! R. Marko ishte pjestarè i asajè vegjèlie me shpatulla tè njoma qè mbajtèn barèn mè tè rrèndè nè gjithè historinè e Shqipèrisè. Ajo vegjèli vinte nga familjet e varfèra shqipètare, por me njè vullnet tè jashtèzakonshèm pèr tè luftuar e krijuar gjèra tè mèdha e tè pa imagjinueshme pèr brezat e sotèm. Do tè lutesha kètyre mbeturinave tè ballit e tè legalitetit qè tè prezantoheshin me komentet e tyre me mè shumè kulturè e edukatè qytetare…..

    1. ELIOT says:

      Granik analfebetizmi ;;;;;me thuaj pka te lutem se jam pa shkolle cfare beri ky debili kamunist per shqiptaret ;;;;;ha i beri qe te ngiheshin ne 4 te mengezit per nje shishe kosi ;;Kur ne demokracie ne kapitalizem i mbushnin frigot per nje muaj te terin ;;; I beri nenat tona ti lanin plackat si ne Madagaskar kur ne Europe i fusnin ne lavatrice dhe hop pe 30 minuta mbaroi ;;; na beri qe ta hajme ushqimin me rracion kur per vete me disa diktatore te ndyre tja conte kamion ne shtepi si borgjeza ;;; cfare beri te mire per Shqiptaret ;;;;;;;asgje ;vetem si ishte nje zorraxhi Enverit dhe i fshinte cizmet vf mengjez nga frika ja kush ishte ;; DHE NUK FLAS PER JETEN E VESHTIRE TE PRINDERVE TANE QE PUNUA SI SKLLEVER PER TE NA PARE NE MJERIM NE VAFERI ..KUR NE EUROPE I BUSHIN FRIGOT SHKONIN NE PUNE ME VETURA NDERSA NE SI ..KONSERVA PESHKU …. NDERSA ENVER BEU ME FAMILJEN SJA HIPTE AUTOBUZIT JO SHKNTE NE CDO VEND ME BENNZ FSHATARI ENVE SI BORGJEZAT MEGJTHESE I URRENTE BORGJEZAT ?????? IK MORE DEILE SE EDHE NJE NGA SENEGALI ESHTE ME I ZGJUAR SE JU ..MBETURINAT E BOTES SHURRAT E DEMOKRACISE …. MUTRAT E DREJTESISE …. HEJ SHURRAMAN..KOMUNIST ..NE EUROPE ME NJE RROGE E BLENIN NJE LAVATRICE ..NJE TELE NJE FRIGO NDESA NENAT TONA TE SHKRETA PUNUAN GJITHE JETEN DHE ENVER HITLERI I PERDORTE SI SKLLEVER ….ENVERI DUHEJ TE PEERFUNDONTE SI RROBESPIERRI NE GIJOTINE SE ISHTE DIKTTOR ….. RROBESPIERI E PERVETESOI RVOLUCIONI PER TU PASURUAR DHE E VRANE SI DIKTATOR ..DHE ENVERI E PERVETESOI LUFTEN PER INTERESAT E VETA PERSONALE DHE ISHTE DIKTATOR … CE SIMPLE NON…TETE DE BITE MERCI

  8. Xha Sulua says:

    Gjithe sa shkruhet eshte ne vartesi te kohes, dhe nuk na duket si diçka e re, nuk eshte as lajm, sepse keshtu ishte per te gjihe. Por me beri pershtypje qe ne kete shkrim nuk na u tha se kush ishin vrasesit, djegesit e shtepive, dhunimet, vjedhjet dhe debimet e fshatrave te Korçes gjate viteve 1917-1018. Pse valle nuk deklarohen, apo sepse ishin andej, larg, larg nga qyteti, matane maleve, lumenjeve etj: Ah mor te mjere sa te veshtire e keni te tregoni te vertetat. (Ndofta i njeri nu i tregon sepse i kishte miqte nga nena e tij????). Jo. Nuk bej ironi. Vetem kujtoj.
    Xha Sulua

  9. Doni me per Belulin.. says:

    Nuk e kuptoj qellimin e “kujtimeve” te ketyre fosileve te diktatures ?!
    Nuk ja vlen te flitet per te vdekurit, por ky ka qene pervecse injorant dhe i paafte,
    nje nga mashat e Enverit, ne Byrone Politike, per shume krime qe ka kryer diktatura.

  10. bossi says:

    Dolen zagaret dhe bijte e kurvave qe shajne are kohe. Keta qe shesin dhe motrat per lek. Ju ti hani mutin komunizmit o plehra dhe mbeturina te shitur tek te huajt

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje