FOTOT: Kumbaro "zihet" me Kumbaron

10 Korrik 2018, 11:37Lifestyle TEMA
FOTOT: Kumbaro "zihet" me Kumbaron

Ministrja e Kulturës dhe deputetja e zonës, Mirela Kumbaro ‘u ndesh’ në skenë me ‘Ministren’ e Portokallisë, ku me humor dhe batuta tregoi  karakteristikat e veçanta të  ‘gjirokastritit’, pa lënë mënjanë edhe l’ibohovitin’.

Kumbaro 1 dhe Kumbaro 2 ishin pothuajse të njëjta, falë interpretimit të aktores Renata Caci, apo ‘Luzes” së Portokallisë.

“Verë dhe Portokalle” udhëtoi gjatë fundjavës në Gjirokastër, ku një publik i gjerë edhe nga rrethinat ndoqi për rreth 2 orë programin e përshtatur me batuta nga jugu dhe humor që përfshinte qytetin dhe karakteristikat e veçanta të humorit gjirokastrit.

Spektakli  i humorit “Verë dhe Portokalle” është pjesë e kalendarit turistik veror 2018, hartuar nga Ministria e Kulturës, ku përfshihen rreth 70 shfaqje në zonat bregdetare nga Velipoja në Dhërmi, nga Shëngjini në Korçë, nga Shkodra në Ksamil.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje