Lugina e Zagories është shpallur Park Kombëtar me një vendim të Qeverisë.
Parku do të jetë nga zona e Peshtanit, deri në Sheper.
Tashmë zona monitorohet nga Policia e Shtetit dhe punonjësit e Ministrisë së Mjedisit, për ta mbrojtur nga veprimtaritë e paligjshme.(TemA)
MERO!
Te falenderoj ne rradhe te pare personalisht,por edhe ne emer te te gjithe Zagoritve.
Te premtoj se do propozoj ne shoqate qe Mero Baze te njihet si person me kontribute te larta per zonen.
Mero,kontributi juaj per kete zone eshte i barabarte me ate te Andon Zako Cajupin dhe Ilia Dilon.
Shume shume faleminderit!!!
Zoti te dhente lumturi ne familjen tende!!!
Mund te na tregosh cfare ka bere Mero Baze per Zagorine qe ta dime edhe ne?
I nderuar Klodi
Nqs ke mundesi, na shpjego te lutem cili ka qene kontributi i Mero Bazes per Zagorine. Artikulli eshte shume i shkurter dhe nuk tregon asgje se si u mor vendimi, kush kane qene grupet e interest qe lobuan, dhe si kontribuoi gazeta e nderuar Tema ne kete drejtim.
Ky eshte nje lajm fantastic per krahinen tone, qe per pak e harruan fare. Te shpresojme se rruga e asfaltuar do ta gjalleroje prape si dikur, dhe zogjte e ikur do kthehen prape ne fole.
Deri me sot, rruga e keqe ka qene nje pengese e madhe per njerezit qe te vinin shpesh. Do jete bukur nqs gjate veres fshatrat do bucasin perseri nga zerat e femijeve qe do vijne per te kaluar pushimet tek gjysherit, tek shtepia e vjeter.
..Park i bukur..
O Merooooo qe na merove .
Shiko se ka dhe ca rreke’ me te bukura nga anet e mia.
Duke ditur historine Zagoria dikur ishte nje krahine shume e madhe qe fillonte nga Policani dhe mbaronte ne gryken e Kelcyres pra fshatin Peshtan, dhe perfshinte 10 fshatrat e Zagories (Sheper, Nivan, Nderan, Topove, Koncke, Hoshteve, Doshnice, Bithyq, Lliar, Zhej), fshatrat e zones se Maleshoves (Limar, Leskaj, Kala, Maleshove, Mbrezhan) dhe me fund Peshtani. Te gjitha keto fshatra deri ne vitet 1920 ishin fshatrat e Kazase se Tepelenes. 10 fshatrat e Zagorise sot ndahet ne Zagori e siperme dhe e poshtme, nderkohe qe dikur zona e Maleshoves deri ne Peshtan quhej Zagori e poshtme ndersa pjesa tjeter e siperme.
Zonat ndajne te njejtin nendialekt, veshjet, traditat, doket, zakonet dhe ne shumice edhe te njejtin besim.
Krushqite dikur beheshin brenda lugines, pra ndermjet ketyre 16 fshatrave. Deri ne kohen e komunizmit asnjehere ndermjet ketyre fshatrave nuk eshte raportuar qe te kete patur martesa me greke apo vllenj.
Eshte nje krahine e vetme qe fatkeqsisht eshte e ndare mes 3 bashkive te ndryshme, Libohoves, Kelcyres dhe Tepelenes.
Banoret e zones e dine mire qe edhe ata Bektashinj qe jetojne ne kete lugine (si ne Leskaj p.sh) jane shperngulur aty ne shekullin e XVIII (gjysmen e dyte) nga Hoshteva, Sheperi, ndersa ne Peshtan di qe ka Bektashinj qe kane vajtur nga Doshnica etj.
Eshte qesharake ti quash Permetar malesoret e zones se Maleshoves duke ditur qe ata jane kryekeput Lebër, dhe dallojne qartesisht nga permetaret sidomos nga dialekti, polifonia, egoja, etj.