Jose Sampaoli nuk do të jetë më trajner i Kombëtares së Argjentinës, duke hedhur poshtë zërat që e rikonfrimuan atë sërish në krye të stolit të kësaj përfaqësuese.
Lajmi është raportuar nga mediat më të mëdha në Argjentinë të cilat kanë raportuar se trajneri Sampaoli ka pasur një takim me presidentin e Federatës Argjentinase të Futbollit dhe është arritur marrveshja që bashkëpunimi mes dy paleve mos të vijojë më.
Federata Argjentinase ka vendosur që të shkarkojë Sampaolin pas dështimit që bëri në Kampionatin Botëror “Rusi 2018” dhe do t’i jap një dëmshpërblim prej dy milionë eurosh.
Tashmë mbetet vetëm që të vijë dhe konfirmimi zyrtar nga ana e Federatës Argjentinase të Futbollit.
Jorge Sampaoli drejtoi Argjentinën në botërorin “Rusi 2018”, ku skuadra u eliminua që në fazën e 1/8-ave, nga skuadra e Francës pas humbjes me shifrat 4-3.
Përveç eleminimit Sampaoli u vu në qëndër të kritikave dhe për mënyrën se si vendoste lojtarët në fushën e lojës dhe zgjedhjeve të dyshimta në formacion. (TemA)