Elbrus është mali më i lartë në Europë dhe ndodhet në Rusi, ne malet Kaukaze. Të kalosh 5642 m e tij është një detyrë shumë e vështirë për alpinistët, por Arineta Mula ia doli mbanë më së miri.
Mëngjesin e të dielës, alpinistja kosovare ka arritur të shpalosë jo vetëm flamurin e Kosovës, por edhe atë kuqezi të Shqipërisë pavarësisht kushteve të vështira klimatike dhe mungesës së një udhëheqësi në këtë aventurë. Suksesin e saj, Arineta Mula preferoi ta ndajë me të gjithë shqiptarët nëpërmjet rrjeteve sociale .
‘Për Kosovën tonë”, ishte dedikimi i Mulës që nuk harroi të shprehë mirënjohjen edhe për autoritetet e Shqipërisë duke qenë së udhëtoi drejt Rusisë me pasaportën e Shqipërisë. “Kisha mundësi të tjera që më lehtësonin udhëtimin drejt Rusisë, por këmbëngula që të pres dhe të udhëtoj me pasaportën shqiptare”, vijonte Arineta Mula në postimin e saj’.
Elbrusi, Maja me e larte e kontinentit europian ne masivin e Kaukazit eshte tentuar fillimisht nga alpinistet shqiptar ne Gusht te vitit 2011.
Grupi alpinisteve i perbere nga Erlin Rrudho, Gert Pishtari, Fatjon Plaku dhe Gjergj Bojaxhi arriten te ngjisnin majen lindore, 5,621 metra por per shkak te kushteve atmosferike nuk arriten te ngjisnin majen perendimore te Elbrusit, 5,642 metra.
Perpjekja e dyte u be ne 5 gusht te 2014.
Ngjitja ishte e sukseshme dhe maja u ngjit per here te pare nga 10 alpiniste shqiptare, ku bente pjese edhe alpinistja e pare shqiptare qe e ngjiti Elbrusin, Dorina Mosku.
Ekspedita perbehej nga dy shoqata shqiptare.
Shoqata Bjeshkatareve dhe Alpinisteve Tirana(SH.B.A.Tirana): Dorina Mosku, Ervin Dervishi, Gert Pishtari, Fatjon Plaku dhe Gjergj Bojaxhi.
Si dhe nga High Albania Club, Fisnik Muca dhe kater alpiniste te kesaj shoqate.
Flamur i huazuar nga Greqia
Ju lumte te gjitheve!