Një video që tregon një imanin që falet edhe pse tërmeti shkund xhaminë është bërë mjaft virale në internet.
Në pamjet filmike do të shikoni një imam duke u falur në një xhami në Bali të Indonezisë edhe pse në ato momente vendi u godit nga një tërmet i fuqishëm, dhe gjithçka përreth tij po dridhej.
Një zëdhënës i xhamisë Musholla As-Syhada ka deklaruar për BBC, se besimtarët po falnin namazin kur dëgjuan një zhurmë dhe dukej sikur kupola e xhamisë do të shembej nga dridhjet e mëdha.
Por, ky fakt nuk e ndali e as frikësoi imamin e njohur si Arafat të vazhdoj faljen e namazit, pasi ishte i bindur se “Zoti do ta ruante” dhe se xhamia ishte vendi i mirë që në ato momente do t’i shërbente si vendstrehim.
Tërmeti i fuqishëm që goditi të dielën Indonezinë, mori jetën qindra personave dhe qindra tjerë mbetën të lënduar e të ngujuar në rrënoja të ndërtesave dhe shtëpive të shembura. (TemA)
Bravo Imami qe per Allah je gati te sakrifikohesh.
Kjo eshte si puna e Perandorise Osmane dhe Shqiptaret qe edhe pse u pushtuan dhe u mposhten me dhune e demagogji, prapeseprape dashurine per Turqit e kane per zemer dhe krenari.
Sirisht eshte teaumatizuar aqe tende qe monentalisht ka hupe vetedijen dhe nuk ka dije cka bene.