VIDEO tronditëse: I riu godet me shkelma në bark të moshuarin

9 Gusht 2018, 11:29Lifestyle TEMA

Ky është momenti tronditës kur një i moshuar sulmohet brutalisht nga dy të rinj në rrugë. 

Sahib Singh, 71 vjeç, ishte në shëtitje në mëngjes herët në Manteca të Kalifornisë, të hënën, kur u sulmua. 

Videoja e sulmit, e cila ndodhi pak pas orës 6 të mëngjesit, u kap në kamerën e sigurisë së një shtëpie aty pranë. 

Pas një ndërveprimi të shkurtër, plaku përpiqet të largohet por të rinjtë i dalin sërish përpara dhe njëri prej tyre e sulmon me shkelma duke e hedhur në asfalt. 

Ndërsa Singh përpiqet të ngrihet dhe të mbrojë veten, i njëjti njeri  i veshur në një këmishë të zezë me kapuç  e hedh përsëri në tokë. 

Madje, i riu ka nxjerrë një armë duke e drejtuar në drejtim të të moshuarit përpara se të largoheshin. (TemA) 

1 komente në “VIDEO tronditëse: I riu godet me shkelma në bark të moshuarin”

  1. Dan says:

    Sanctuary City per ju koqet qe beni sikur i kuptoni keto politikat Amerikane dhe shani Donald Trump keto gjera prodhojne.
    Ikni pini nganje kafe te perveluar nga blloki…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje