E pabesueshme, 96-vjeçarja rinovon... patentën

11 Gusht 2018, 16:19Lifestyle TEMA

Në vitin 1954 ishte gruaja e parë në qytet që drejtonte një Vespa. Ajo ka festuar dje 96-vjetorin pas rinovimit të lejes së drejtimit.

Sepse Derna Cosmar është jo vetëm e qartë por disponon gjithashtu reflekse dhe për këtë fakt u vlerësua e aftë për të drejtuar një automjet.

Historia e gjyshes nga Moimacco, një qytet i vogël në rajonin e Udines, u publikua sot në një artikull të “Messaggero Veneto” i shoqëruar me shumë foto të vjetra që tregonin Derna Cosmar duke drejtuar një motorr Piaggio, raporton ata.

Cosmar lindi në vitin 1922 në Orzano di Remanzacco, në provincën e Udines, por që prej vitit 1947, pas martesës, ajo jetoi në Moimacco.

E kujdeshme dhe e vendosur, Derna shprehu qartë të gjithë pasionin e saj për motorrët kur u shfaq për herë të parë në një Vespa pa bashkëshortin e saj.

Më pas, në fillim të viteve 60, Derna i la mjetet me dy rrota për të nisur një tjetër aventurë më avangarde, drejtimi i një Fiati 600.

1 komente në “E pabesueshme, 96-vjeçarja rinovon… patentën”

  1. Gano says:

    Kapitalizmi leke do.Ajo do bleje karburant.Ka paguar vizitat mjekesore.Mund te bleje dhe ndonje automjet te ri.Do paguaje siguracionin etj.Askush nuk do tja dije se ajo mund te shkaktoje aksident dhe ne rast se ben prap para qe qarkullojne jane.Sot sheh ne automjet njerez pa duar pa kembe pa sy shurdha.Per kete sistem jane te afte mjafton te paguajne.Ne 1982 me kujtohet njeri qe nuk e nxoren te afte per shofer se kishte nje damar varice.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje