Zbulimi: Sfinks i ri në Egjipt

12 Gusht 2018, 15:03Lifestyle TEMA

Raportohet se një tjetër sfinks është gjendur në Egjipt, si në shumë raste, krejt rastësisht, nga disa punëtorë në kantierin e një rruge të re.

Sipas raporteve lokale, sfinksi u gjet në rrugën Al-Kabbash që lidh dy tempuj, Karnak dhe Luxor, të cilat u ndërtuan 1400 pes.

Është konfirmuar se statuja ka një trup të luanit me kokë njeriu, por fotot e zbulimit të ri ende nuk janë publikuar.

Sfinks i Madh në Giza u zbulua pranë piramidave të mëdha në brigjet perëndimore të lumit Nil dhe është skulptura më e vjetër dhe më e madhe e njohur monumentale në botë.

Ajo është 73 metra e gjatë dhe 20 metra e lartë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje