FOTOT: Spitali e deklaroi të vdekur, nëna zbulon se e bija është gjallë pak momente para varrimit

12 Gusht 2018, 10:06Lifestyle TEMA
FOTOT: Spitali e deklaroi të vdekur, nëna zbulon se e bija

Ivis Montoja zbuloi se e bija saj shtatëmuajshe është gjallë, teksa po bëhej gati ceremonia e varrimit të vogëlushes.

Gjatë qëndrimit në një kishë të San Pedro Sula në Honduras, ajo vërejti që fëmija po merr frymë, megjithëse mjekët e spitalit i kishin thënë se ka vdekur.

Fëmija ishte shtruar në spital me diarre, dehidratim dhe lëkurë të skuqur, si pasojë e një infeksioni bakterial.

Megjithëse u trajtua, mjekët e shpallën të vdekur pas tri ditësh dhe për këtë lëshuan edhe një certifikatë.

“Nuk kisha para të blija arkivol, andaj e vura në një karrige, derisa po i ndizja qirinjtë”, ka treguar Montoja, për përgatitjet e ceremonisë së varrimit.

Me të kuptuar se fëmija po merr frymë, e ka dërguar me shpejtësi në një klinikë të afërt, ku ishte dhënë ndihma e parë. Raportohet se gjendja e fëmijës është serioze, ndërsa nuk bëhen të ditura detajet. (TemA)

4 komente në “FOTOT: Spitali e deklaroi të vdekur, nëna zbulon se e bija është gjallë pak momente para varrimit”

  1. Albani says:

    Uroj ta ruaj zoti.

  2. ÇAKMAKU says:

    ????????
    ” nuk kisha para per arkivol prandaj e vura ne nje karige qe ti ndizja nje qiri”……
    Ohhhhh Zot!!!!!!!!!

  3. 777 says:

    Dashka edhe kapitalizem edhe arkivol kjo!

  4. nikolla says:

    ZOT RUAJE FEMIN E SAJ

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje