James Bondi i radhës mund të jetë me ngjyrë

13 Gusht 2018, 21:25Lifestyle TEMA

Aktori Idris Elba ka postuar një status, me anë të të cilit lë të kuptohet se mund të jetë ai James Bond-i i ardhshëm.

Disa ditë pasi në media u përfol emri i tij për rolin kryesor në “Agjenti 007”, Elba shkroi në “Tuiter”: Emri im është Elba, Idris Elba.

Fansat e kanë marrë këtë si një pohim të hipotezës se do të jetë ai James Bondi i ri pasi Daniel Craig të largohet vitin e ardhshëm.

Zërat për Elbën si James Bondi i ardhshëm janë përhapur që në vitin 2014, por ai as i ka mohuar dhe as i ka pohuar.

Aktori njihet për rolet e tij në “Star Trek”, “Luther and The Wire” etj.

Seria e radhës e “Agjentit 007” pritet në nëntor 2019. Me regji të Danny Boyle, filmi pritet të jetë i fundit i kësaj serie për Daniel Craig.

Para tij, James Bond është luajtur nga Sean Conery, George Lazenby, Roger Moore, Timothy Dalton dhe Pierce Brosnan. (TemA TV)

8 komente në “James Bondi i radhës mund të jetë me ngjyrë”

  1. Latif BORA says:

    do ta bejme gjumin me te qete

    1. Janulles, me sqepar kokes.... says:

      ….me ne fund. Dicka per te kenaqur publikun “helen”.

  2. Xhaxhi Ariu says:

    U dhi edhe ky muhabet. Nuk ngeli gje ne kete bote qe mos te kete ndryshuar. Pse vetem burre e grua, edhe burre me burre apo grua me grua mund te martohen. Pse te klub vetem me burra dhe lejuan edhe grate (por ne klub grash nuk lejohen burrat). Dhe ja tani, po James Bondi pse te jete i bardhe? Te jete edhe i zi. Kane filluar qe burrat te quhen gra dhe jo vetem por edhe ta presin kemben e mesit. Grate jo vetem te kuhen gra por edhe t’a ngjisin kemben e mesit. nuk po merret me vesh kush eshte gjerman dhe kush eshte partizan.

  3. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    Haxhi Bordhi ose 007 i ri do jete me callme dhe jatagan qe lufton per milet e per vatane. Vjen Haxhiu masnej vjen i Ziu. Ka rradhe puna.

  4. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    Haxhi Bordhi ose 007 i ri do jete me callme dhe jatagan qe lufton per milet e per vatane. Vjen Haxhiu masnej vjen i Ziu. Ka rradhe puna..

  5. Aj says:

    I erdhi fundi botës.

  6. Luli says:

    Pordhe me rigon kunder racizmit demek.Hollivudi eshte kthyer ne vegel te te majteve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje