Ditë historike në Meksikë, e cila theu të dielën rekordin e çertifikuar Guiness të radhës më të gjatë të hot-dogs në botë, duke i radhitur në një gjatësi 1 417 metra këto sanduiçë të famshëm me salçiçe, bëri të ditur mediat, raporton ata.
Shteti i Amerikës së Veriut theu në këtë mënyrë rekordin e mëparshëm të Japonisë, e cila krijoi një rrjesht 325,66 metra të gjatë me hot-dogë.
Për gati katër orë në Zapopan, në zonën urbane të Guadalajara (qendër), ideatorët e rekordit përgatitën 10 000 “perros calientes” (sanduiçë).
Të pajisur me doreza, maska dhe kapuçë në kokë për të respektuar masat e rrepta të higjienës, stafi i punonjësve për përgatitjen e Guinnesit ka vendosur paninet, në formë zig-zage njëra pas tjetrës në një radhë të gjatë prej 1417 metra përpara se t’i mbushte me salçiçe. Dhe për t’i shtuar shijen u përdorën 100 kilogramë salcë domate, 100 kilogram majonezë dhe 75 mustardë.
Rregullat ishin të mirë përcaktuara: ’’Çdo hot-dogs duhet të ketë një salçiçe, ose të paktën dy salçiçe dhe madhësia e hot-dogut nuk duhet të kalonte 18 centimetra. Gjithçka ka qenë konform rregullave’’, shprehet Raquel Asis, gjyqtar i Rekordeve Guinness.
Maria Eugenia Villa organizatore e eventit shprehet se jemi përgatitur për këtë ngjarje të madhe prej më shumë se një viti. Ideja lindi pasi ky rajon siç dihet i pëlqen shumë hot-dogët.
Dhe në fakt më shumë se 2 000 persona ishin ftuar për degustimin final.