Sabit Brokaj: Berisha, i vetmi që s’duhet të flasë për Kosovën, është tradhtar i kombit e shërbëtor i serbëve. Llalla duhet të arrestohet

16 Gusht 2018, 08:57Politika TEMA

Ish-ministri i Mbrojtjes, Sabit Brokaj ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend dhe jo vetëm.

Gjatë një interviste për gazetën “Sot”, ish-numri një i Ministrisë së Mbrojtjes fillimisht e ka ndalur theksin tek teza e hedhur nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi për korrigjim kufijsh, ide kjo e kundërshtuar fort nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Brokaj u shpreh i bindur se i vetmi person që nuk duhet të flasë për Kosovën është pikërisht Berisha. Në këtë kontekst, ai vuri në dukje faktin se Berisha jovetëm që është tradhtar i kombit shqiptar, por edhe një shërbëtor besnik i serbëve.

Duke u ndalur tek vendimi i NATO për të ndërtuar një bazë të saj në Kuçovë, Brokaj deklaroi se ky investim do forcojë rolin e Shqipërisë në rajon dhe se vendi jonë do të jetë më i sigurtë nga ndërtimi i kësaj vepre të aleancës.

Sa i takon akuzave të prokurorisë në adresë të ish-kryeprokurorit, Adriatik Llalla, të cilët për pasojë sollën edhe vënien në sekuestro të pasurive të tij, Brokaj jovetëm që përshëndeti vendimin e gjykatës, por deklaroi se ish-numri një i akuzës duhet të arrestohet.

Z. Brokaj, NATO ka vendosur të ngrejë një bazë të saj në Kuçovë. Ju si ish-ministri i Mbrojtjes si e shihni këtë investim dhe çfarë përfitimesh do të ketë Shqipëria?

Investimi i NATO-s në Kuçovë është një investim ushtarak i madh dhe tejet strategjik. Vjen në përputhje edhe që ne jemi anëtar i kësaj aleance dhe jo vetëm që është normale, por edhe korrekte. Pra vendet anëtare domosdoshmërisht dhe natyrisht kanë detyrimet e tyre, kështu që investimi në Shqipëri forcon imazhin e vendit tonë. Nga ana tjetër, që të hyj në temë të pyetjes për mendimin tim, ne si vend kemi përfitime.

Mirëpo, në optikën time unë nuk shikoj përfitime ato miliona dollarë që thonë, por shikoj përftimin që në kushtet kur Shqipëria me kapacitetet e mbrojtjes është shumë dobët, ky investim përbën elementë jetikë për sigurinë e vendit tonë. Kështu që në këtë pikëpamje investimi i NATO në Kuçovë është një investim i madh dhe shumë, madje shumë i rëndësishëm në aspektin strategjik. Madje, mendoj se tanimë që është vendosur që NATO do të ketë një bazë në Shqipëri, vendi jonë do të ketë një influencë të fortë duke u bërë kësisoj lider në rajon.

Investimi i NATO në Kuçovë ka lidhje me ndikimin rus në Ballkan, apo NATO kërkon të faktorizojë rolin shqiptar në rajon?

Për mendimin tim NATO nuk është se ka interes vetëm tek Shqipëria, ku përmes kësaj baze kërkon të faktorizojë rolin e Shqipërisë në Ballkan. Por mendoj se ky investim është i lidhur fort me planet gjeo-strategjike që ka NATO. Dhe natyrisht në këtë aspekt ne përfitojmë nga ky fakt. Pra NATO shikon në tërësi dhe shumë më gjerë nga çfarë mendojmë ne.

NATO nuk është se ka bërë një bazë për shqiptarët por për gjithë aleancën në rajonin ku ndodhet vendi jonë. Nga ana tjetër, ne si vend kemi interes pasi duke mos patur shumë kapacitete mbrojtjeje përmes kësaj baze do të ndihemi më të fortë, më të mbrojtur dhe më komod përballë çdo lloj kërcënimi. Ndërkohë që sa i takon ndikimit rus dhe ideve të hedhura se ky investim ka lidhje me këtë shkaka, është në të drejtën e cilitdo që të thotë se sa na faktorizon apo jo. Kështu që NATO shikon në planin strategjik që të ketë një bazë në hapësirën e Ballkanit dhe vendosi që të zgjedhë Shqipërinë për disa arsye.

Mos harrojmë që Shqipëria është një vend i sigurtë. Dhe duke qënë se është një popull 100% pro NATO dhe pro Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian, domethënë më shumë se gjithë të tjerët pro NATO dhe Amerikës, janë këto elementët që e përcaktojnë qartë se përse NATO zgjodhi Shqipërinë për të investuar. Po ashtu, një tjetër arsye se përse NATO zgjodhi Shqipërinë për të investuar është edhe pozicioni jonë strategjik, siç është siguria e bazës. Megjithë, Shqipëria nuk diskutohet që e ka përfitimin e vetë nga ky investim, siç është ai në aspektin e sigurisë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka hedhur idenë e korrigjimit të kufijve. Keni ndonjë koment për këtë dhe a duket një lëvizje e zgjuar?

Mendoj se teza e artikuluar nga presidenti Thaçi është vetëm gjysma e problemit dhe se nuk është thënë i tërë problemi. Kështu që të nxitohesh dhe të thuash mendimet, është e parakohshme. Thaçi ka thënë që do të bashkohet krahina e Preshevës. Por nuk ka thënë më tej se çfarë do të bëhet. Mendoj se nuk ka korrigjim kufijsh në favor të një vendi, pa dhënë pjesën tënde ti, të atij vendit tjetër.

Pra, Thaçi ka thënë vetëm njërën anë. Natyrisht që dëshira e popullit të Preshevës, ma merr mendja edhe të gjithë shqiptarëve, që të bashkohen gjithë ato copa që janë lënë andej-këtej nga konferenca e Londrës është një dëshirë e madhe kuptohet. Por ama se çfarë do të bëhet më tej, ka të bëjë me faktin se pjesën tjetër nuk e ka thënë Thaçi. Kështu që kur Presidenti kosovar do të thotë pjesën tjetër, atëherë unë apo ne do të kemi mendimin e plotë dhe do të japin një opinion definitiv.

Ndër të parët që ka dalë kundër Thaçit është Sali Berisha. Si i shihni reagimet e tij?

Ish-kryeministrin Sali Berisha nuk e llogaris, pasi ai njihet si tradhtari më i madh i shqiptarëve. Berisha ka provuar që ka dhënë territore, madje këto territore që ia ka kafshuar Shqipërisë i ka firmosur, siç është hapësira detare, etj. Kështu që t’i dalësh kundër Thaçit, në një kohë kur ky i fundit nuk ka dhënë asgjë akoma, më duket si hipokrizi dhe arrogancë histerike nga ana e Saliut.

Jo vetëm unë por gjithë Shqipëria, madje gjithë diaspora dhe bota e dinë se lojtari i kujt është Sali Berisha. Berisha është një beniamin dhe shërbëtor besnik serb. Berisha e ka provuar dhe dokumentuar tradhtinë në çdo aspekt, duke i bërë shumë të këqija vendit të tij. Pra, për Thaçin kritikët e kanë hipotezë kritikat për të. Ndërsa Berisha natyrisht duhet të merrte dënimin sipas ligjeve për të këqijat që ka bërë, që natyrisht i dinë gjithë shqiptarët.

Prokuroria pak ditë më parë vuri në sekuestro pasurinë e ish-kryeprokurorit Llalla. A mendoni se po afrojnë arrestimet në nivele të larta?

Veprimi i prokurorisë sa i takon sekuestrove të pasurive të ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla është veprimi më korrekt që mund të bëhet ndaj mafiozëve të tipit Llalla. Zgjedhja e Adriatik Llallës në krye të institucionit të akuzës ishte një turp i madh për kombin, pasi ai gjatë pesë viteve si drejtues i akuzës, nuk bëri asgjë, por fjeti mbi dosjet dhe bënte qoka. Kështu që të hyj në brendi të pyetjes suaj, veprimi i prokurorisë siç është sekuestrimi i pasurisë së Llallës, është shumë më adap, madje më i drejtë se vetë hekurat e burgut. Edhe pse për mendimin tim Llalla duhet të shkojë në burg.

Ky moment siç është vënia nën sekuestro e pasurive të ish-kryeprokurorit, tregon se në Shqipëri po fryn një erë e re ndryshimi, ku drejtësia më në fund po flet në mënyrë racionale dhe objektive dhe a epa ndikuar nga presionet politike dhe jovetëm. Ky është një tregues i seriozitetit në të cilën ka hyrë drejtësia e re në Shqipëri, sidomos tani pasi ka nisur edhe procesi i vetingut. Më në fund falë reformës në drejtësi, shqiptarët po shohin një dritë jeshile në fund të tunelit duke parë një sistem drejtësie të pastër.

A mendoni se nëse bie Adriatik Llalla pas tij mund të shkojnë dhe ata që e kanë emëruar aty?

Mendoj se pas Llallës kohën për tu arrestuar duhet ta kenë edhe gjyqtarët, prokurorët dhe politikanët e korruptuar. Megjithatë, mendoj se për gjyqtarët dhe prokurorët ka nisur përgatitja, si të thuash është hapur rruga për burgosje. Kjo dhe për faktin se deri më tani kemi parë që shumë gjyqtarë e prokurorë janë shkarkuar, pasi jovetëm që nuk justifikonin pasurinë, por rezultonin sipas hetimeve të vetingut si të lidhur me krimin e organizuar. Ndërsa sa i takon politikanëve që duhet të kalojnë në veting dhe të shkojnë para drejtësisë nëse kanë bërë korrupsion, ne shpresojmë që të ndodhë një gjë e tillë.

Pasi nëse nuk nis vetingu tek politikanët, shoqëruar ky proces edhe me çuarjen para drejtësisë për cilindo që rezulton si i përfshirë në afera, është e kotë që të vijohet me këtë reformë. Në thelb reforma në drejtësi nënkupton pastrimin e drejtësisë nga të korruptuarit por edhe të politikanëve, pasi janë këtë të fundit, ata të cilët kanë ndikuar në emërimet e gjyqtarëve dhe prokurorëve, si rasti Llalla, etj, etj. Kështu që ne shpresojmë dhe është logjike që vetingu në politikë të jetë edhe shumë më i rreptë se vetingu i nisur në sistemin gjyqësor. Ndryshe po nuk u bë veting në politikë, kjo e fundit do të riprodhojë sërish prokurorë si Llalla, apo gjyqtarë si soji i këtyre që zbuloi procesi i rivlerësimit.

Një tjetër çështje është ajo e vrasjes së Azem Hajdarit. Gjyqi ndaj Izet Haxhisë nuk ka nisur akoma. A i tremben gjyqtarët kësaj dosjeje?

Dosja “Hajdari” duhet të zbardhet dhe pavarësisht zvarritjeve artificiale, ka ardhur koha që përgjegjësit që kanë shtrembëruar atë ngjarje të dalin para drejtësisë.

PD e LSI kanë bllokuar ligjin për magjistratët, mendoni se në vjeshtë ndërkombëtarët do i detyrojnë të ndryshojnë qëndrim?

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim nuk e jep konsensusin për ligjin për magjistratët, pasi kanë frikë se do tju ikë pushteti dhe impakti që kanë akoma tek gjyqtarët dhe prokurorët. Opozita ka frikë nga reforma në drejtësi, sepse gjithë gjyqtarët dhe prokurorët kontrollohen prej saj.

27 komente në “Sabit Brokaj: Berisha, i vetmi që s’duhet të flasë për Kosovën, është tradhtar i kombit e shërbëtor i serbëve. Llalla duhet të arrestohet”

  1. Faik Suma says:

    Njeri plot integritet dhe shqiptar i matur dhe jo matuf si Sali Qyqja. Jetë e shëndet z. Brokaj. Njeri shumë real dhe i guximshëm. Të tillë burra si Z. Brokaj i duhen Shqipërisë mëmë.

    1. Kalec Dega says:

      Te gjithe komunistat jane me integritet.Nje prej tyre dhe Saliu, Meta,Ruci e Fatos Nano, Servet Pellumbi e nipi i S Kolekes.

  2. Popull i thjeshte says:

    Saliu nuk u be agjent i serbeve ne 1990.Ai ka qene i rekrutuar shume heret nga serbet e Franca po problemi shqetesues qendron se nuk ka qene vetem Saliu.Tradhetia ka qene ne sh.pjestar te familjareve te Bllokut.Enveri ishte krejt i izoluar ne Bllok.Saliu prandaj ben si i forte se ka nje aradhe tradhtaresh qe sot nuk flitet per ta por ne te vertete kane perfaqesuesit e tyre qe komandojne ne jeten ekonomike te vendit.Saliu per nga rendesia eshte nje kalec i vogel.Kokat e verteta nuk dalin sh.ne skene.Njerezit ne menyra private kush ka patur raste ne familhe i di.Kush i nxiste sportistet te arratiseshin pas vitit 1985 dhe ua krijonte mundesite?Ne mediat e sotme kush komandon?

  3. julio says:

    P, Brokaj, jeni realist me atë çka ne të gjithë kemi parë e dëgjuar,problemi i Berishës është si ai mikrobi i dëmshëm por i dosdoshëm,sepse këtu ligji është dhe do jetë për njeriun që zbaton ligjin,se ai që nuk e zbaton ka garanci të plotë nga qeveritë e krijuara që shkojnë e vijnë. Sot gjobitesh se nuk vën rripin në makinë,që fundja është për kokën e secilit, ndërsa Berisha me shpurën e tij gëzon liri mbi të vdekurit.

  4. Skypion says:

    Eshte e pamundur qe te mos ndjesh peshtirosje, tek lexon se c’thote per NATO-n nje bolshevik, nje enverist dhe adhurues i Mehmet Shehut, si stervina e vjeter socialiste, Sabit Brokaj.
    Neveri dhe gerdi!
    Si eshte e mundur qe ky enverist, ky adhurues i Enver Hoxhes, i Mehmet Shehut, ky stalinist , te flase “kaq mire” per NATO-n, te cilen thelle ne shpirt e zemer e mendje, e urren me shpirt, sepse me kete urrejtje edhe eshte ngjizur, brumosur dhe rritur?!!
    Ja pra, qe eshte e mundur.
    Dhe, nuk eshte vetem kjo stervine e vjeter enveriste, por edhe te gjithe te tjeret e sojit te tij, tani flasin me te njejten gjuhe per NATO-n… !!!
    Nuk do shume mund qe te kuptosh, po te veresh mimiken e tyre, gjuhen e tyre te trupit, kur flasin per NATO-n ,por edhe per ShBA-ne, tek keta qenefer ish-komuniste, hipokrizine e neveritshme por edhe veteposhterimin pse jane te detyruar te flasin pozitivisht per nje gje qe jane mesuar ta urrejne gjithe jeten.
    Lexuesi i shqypit socialist ( te majte, nuk e them, se eshte fjale e madhe per keta kelyshe te Enver Hoxhes) , lexon, ka raste edhe ne te njejten dite ,ne te njejten gazete, ne te njejten rubrike, te njejtin person qe shkruan me nostalgji per Enverin a Mehmetin , dhe po aty flet me pathos per NATO-n, ShBA-ne, si aleate te medhenj…!!!
    Nje mendje normale, pyet: po si ka mundesi nje paradoks i tille qe ulerin me gjithe forcen e poshtersise e tij! – Ja pra, qe ka mundesi! Jane socialistet shqiptare, jane keta frankenshtajner politike, qe e bejne te mundur edhe me te pamundurin paradoks.
    Sabit Brokaj, pervecse enverist, mehmetist, stalinist , bolshevik par exellence, ashtu si gjithe soji i tij, eshte edhe krahinorist. Eshte ky qenef , qe bashke me shoke , qe ne 1997 nxitnin turmat duke i yshtur me shenjen e nacionalizmit serbomadh, ate te tre gishtave…
    Te gjithe keto filmime te turmave shqiptare me tre gishtat lart, sidomos ne te ashtuquajturen, zone e pare operative, nga ku e ka origjinen edhe ky qenefi plak , jane fshire menjehere pas ardhjes ne pushtet te socialistave, te vetedijshem se ishte nje dokumentim, me ze dhe figure, i antikombetarizmit te tyre.
    Sabit Brokaj, ashtu si edhe Fatos Klosi, kane marre dekorata nga autoritete te Kosoves – ketu duhet te theksojme, se ata qe i kane dhene, jane te gjithe anti-Rugoviane, jane te krahut te Thacit me shoke – dhe keto ata i tundin, si shenje te kombetarizmit te tyre, te dashurise se tyre per Kosoven!
    Jua a them me bindjen me te plote, se njerez te tille, ne rastin me te mire, jane indiferent ndaj Kosoves; ne te keqin, e urrejne ate.
    Njerez qe adhurojne Hoxhen dhe Shehun, te cilet jane pergjegjesit kryesore te masakrimit te qindra-mijera kosovareve ne fund te luftes se dyte boterore, dhe sidomos per kryemasakren e Tivarit, afermendsh qe nuk mund te duan Kosoven dhe shqiptaret e Kosoves. Eshte logjike kjo. Eshte nje parim i thjeshte logjik.
    E megjithate , keta qenefer enveristo-mehmetisto-krahinore, marrin guximin te thyejne edhe ligjet elementare te logjikes, e kesisoji te fyejne edhe intelektin me parak.
    Neveri per stervinat e vjetra enveriste!

    1. Jep says:

      Enveristet, e ke fjalen per djalin e sheqeres besoj? Ate varkarin e familjes hoxha? Apo harrova ste punon truri o skyrpion.

    2. te fala sales says:

      pirth moj bythe pirth se ta gjeta voline bashke me saline me kete koment

    3. lexuesi says:

      Hiqe llapen nga bytha e Salehut, se u zu kaps, ke nja 10 vjet qe ia ke blloku me te lepime,s’ka me nevoje per ty, se tani la Zigur Qkarrin

    4. Sali trimi says:

      Pasha zotin je burr(apo gru) i zoti bre Skypion. Mendimtar i thelle si Sala: nuk flet per problemin por
      llafos shume qe ta zbehesh problemin. Nuk dukesh se je ndonje i vujtur ne komunizem por dukesh si Sala vet. Jo se te ka mbetur sahati ne luften kunder komunizmit,por ashtu ta do zanati.
      Tani qe mos te zgjatem po te pyes: A di gje ne se Sala eshte spiun i Serbit sic thote Brokaj? Si mendon tij or burr apo gru pse Sala foli i pari? A nuk eshte kjo ndihme qe i behet Serbit? Dobesimi i pozicionit te Thacit ne bisedime, a nuk i sherben Serbit? A mos valle vet Serbi i ka thene Sales te hidhet ne sulm? Si e spjegoj ti qe pikerisht tami Sala po flet per revolucion.
      A nuk eshte kjo rrutina e Sales qe sa here Shqiptaret kane probleme per zgjidhje, miku jot,apo vet ti vini Shqiperine ne pikpyetje? A je i zoti te na thuash si punon agjentura e huaj? Etj etj!

    5. Peço says:

      Gjithçka që thotë zotria këtu për Sabit Brokajn është plotësisht e vërtetë. Natyrisht, të njëjtën gjë thonë dhe socialistët për Sali Berishën. Pra, si njeri neutral, mendoj se ato që thotë Skipion për Sabit Brokajn dhe ato që thonë komentues të ndryshëm për Sali Berishën, janë pothuaj e njëjta gjë, por nga pozita të ndryshme.Dhe në fakt duhet të kesh në përdorim mikroskop të fjalës së fundit, për të dalluar ndonjë ndryshim midis Sabit Brokajt dhe Sali Berishës. Të dy janë pjella enveriste dhe të dy bëjnë sikur e duan perëndimin dhe demokracinë liberale.

      1. Sali trimi says:

        Pershendetje Peco. Edhe une as me behet vone per Salen apo per Sabitin.Nuk me behet vone as per Edin apo Ilirin. Nuk me behet vone ne se je I djathte apo i majte. Me behet vone per Shqiperine dhe sidomos ne behet vone per spiunit qe jane ulur kembekryq ne Shqiper. Barazimi i Saliut me Brokaj eshte i gabuar….nqs me kupton cdua te them.

    6. syri blu says:

      o Skypion , po sikur e ke filluar keq komentin , po te jete meter metes njofja me ish diktaturen dhe simpatia ndaj tyre Saliu i thyen gjithe rekordet , ai u formua , u zhvillua , u edukua , mori mesime perkatese nga diktatoret duke iu varen jarget duke i lepire ata per pake pozite , pak kariere , cfare ?? Haruam kush qe dhe se sa kolege “dogji ” qe te ishte pak momente prane ish udheheqesve te dikurshem , ti mos be sikur erdhe dje , dhe erdhe nga nje kontinent tjeter , Shqiperia eshte e vogel , dhe njifemi kush ishim dhe kush jemi …..keshtu qe me pak i rezervuar te ishe nuk do qe ide e keqe , thote nje fjale e uret popullore : ne shtepine e te varurit , nuk zihet kurre fjala litar ……..kjo e para , dhe e dyta , ti Skypion nuk ishe ai qe kishe parashikuar para nje viti fitoren e Lul dordolecit ?? Dhe se ishe nga te paktet bythlepires qe mbroje idene dhe veprimin e Lulit te futej ne cadren e turpit , ti ishe kthyer ne zedhenes de facto te Pd-se , duke komentuar negativisht per PS-ne dhe Edi Ramen , me sllogane te medhe dhe terma te fuqishme llomotisje nga mengjezi e deri ne darke se Lulin e donte shume USA , pasi ishte me perkatesi ne ate kohe per USA, vajti dhe nje karo me $ Luli yt per nje foto dhe ti e deshifroje si alternativen me te volitshme per Shqiperine , Lul karabushin . Ishe i vecante , atao qe besoje ti per Lulin , as vete Luli nuk i besonte , dhe keto jane vetite dhe karakteristikat e nje sahanlepiresi , nje bythlepiresi profesional .Ne te gjithe e urejme sistemin e dikurshem , si pengesa kryesore qe i solli Shqiperise shume vite mbarapa , por nuk ben njeri si ty , llapaqen , sahanlepires , dhe bythlepires , per tipa si ty imagjinoe se sa neveri do kete …….

  5. firdesi says:

    Llalla i biri kosit, trusti lule lakrës, si puna xhoni altes,që vrau sakatoi njerëz, dhe del me prona dhe jeton i lirë. Ky duhet të ishte arrestuar e jo duhet të arrestohet, ky njeri vazhdon të bëjë karshillëk kundrejt shumë nënave,grave ku ju jan vrarë të dashurit e tyre,ky si prokuror i përgjithëshëm ka dhënë urdhra në favor të kriminelëve, të cilët e paguanin duke ja futur të hollat në të vërtetë ato ishin të trasha,në llogaritë bankare pa u ekspozuar fizikisht me personin. Si puna këtij jan me dhjetra.

  6. Taci says:

    Sabit Brokaj esht nje hallvaxji ,pjell e kastes Enveriste Ruse,problemi qendron ne shperndarjen e mendimeve te ketij bastarti,neokomunistet ne pushtet me Edvinin ne krye paguajn miljona jo nga xhepi i tyre por nga taksapaguasit per prapagand hel.uese,perfituesi me i madh esht pikerisht Mero qelbesira qe kunderrmon ambientin.Sa keq qe ka disa dhe e han sapunin per djath.

  7. Isuf says:

    Po i burgosen gjyqtare dhe prokuroret e korruptuar ata do te fillojne te flasin dhe do te terheqin mbas vetes nje zinxhir te gjate personash e politikan sa qe ka rrezik te mos mbetet asnje politikan jashte dhe burgu i Recit nuk do ti nxeje.

  8. Lymi i Tutit says:

    Ky “Skopion-i”,duket qe eshte Saliu.Ose Saliu “flet” dhe dikush shkruan ne tastiere….Lymi i Tutit

  9. bimi says:

    Skypion,ne tironsit i kemi pas thone asaj vegle qe pastroshim gropen e hales ke bacja, pse shan ky sojsez kur vet flet si shiks i vjeter me kode dhe pseudonime ,o rrac hisllash,o percares,o frikacake qe mshifeni mas mutit.

  10. orient says:

    Sabit Brokaj foli troç si gjithmone ,pa levizur nga integriteti i tij,i cili ngelet si gjithnje cilesor.
    ..ralle politikane kane lindur mbas viteve 90,por te ralle jane ata te cilet nuk kane levizur nga bindjet e tyre .
    Si Sabiti ,si Saliu kane dale nga i njejti istikam,por figura e tyre nuk eshte e njejte.,pasi demokracia ishte nje test edhe per ishet te cilet i ndau ne kualitete…

  11. mikojani says:

    Ti Zabit,je me mut se Saliu,njeri pa karakter,hakmarres dje i poshter,nje Enverist dhe komunist i peshtire,nje sahan lepires,dhe nje person pa dinjotet,nje kurvare i kohes Enverit.Mbylle halen

  12. like says:

    sistemi i drejtsise ka pesuar nje korrigjim te ndjeshem por nuk eshte i paster siç thote Sabiti. lufta per ta drejtuar ashte e forte por nuk dihet se kush do te fitoje, drejtimi i drejtesise apo shtremberimi i pakufizuar siç ishte me pare.

  13. OPGJ says:

    Po mire more Zabit.Kujdes hiq ndonje tulle para se te godasesh ish mikun tend Sali.Tash perseri ti.Ku ishe zotrote Zabit Efendi ne 97 kur gjithe bota dhe Shqiperia thoshte te arrestohet sala.Me.duket se pak sa Minister.Ti me.Tos kingun Xhepin Majkon Meten etj.Caktuat kacatorin Ngjela dhe debilin Braho per ta falur.Ti.si pezzo groso.nuk insistove per te mos thene ishe afer mikut te vjeter.Meire tashti ri urte e mos na rokanis koken.Ate qe nuk.bere.ti fo.ta.beje tjeter kush.

  14. Ca na bone o turk says:

    A te mjeret ata qe jetojne ne ate vend me njerez te rrjellur nga trute e te prishur ne far nga kultuura osmane,njerez qe mbulojne grate me lecka ne koke ne mes te europes nuk meritojne vecse vuajtje dhe madhkim.Ka disa myslimut shqiptare qe edhe ne europe vazhdojne ti mbulojne grate si kur me qen nga vendet arabe.Ah mor i madhi gjergj kastrioti u prish fara jone arberore nga janullatosat e nga myslimut shqiptaret dhe politikanet ps pd lsi qkriminel hesapi

  15. Kunata e nunuse nga salarija says:

    Se kuptoi pse merr ky edhe fatos klosi
    Nga 300 euro pension nga kosova
    Kur aty Ka plot familje ne nevoje.

  16. REALISTI says:

    ZABITI NJE INATCOR EKSTREM KUR SHIKON SA LART A ARRITUR SALIU SI LIDER DHE SA POSHTE ESHTE AI KUR NE NJE KOHE ZABITI KA PAS DETYRA ME TA LARTA.
    SALIU LIDER
    1.NGA TIRANE NE BUTRIT SHKURTIM KUHE 3 ORE KURSIM KARBURANTI ETJ
    2. PO KESHTU NGA TIRANA NE KAPSHTICE.MORINE HANI HOTIT ETJJJ.
    SOJI JUAJ NANO 8 VJET +5 VJET RAMA RRUGAT MATEN ME METRA.
    KY ESHTE SHERBIMI I PAR PER POPULLIN
    TE TJERAT JANE LLOGJE EKSTREMISTESH QE PO PLASIN NGA ARRITJET E BERISHES.
    HYPI MAKINES O ZABIT DHE SHKO NE BURTIN,KAKAVIJE .MORINE BILISHT … MBAJ SHENIM DHE DO TE DALE QE RRUGET E KOHEN E SALIUT MATEN ME MIJERA KM DHE RRUGET E SOJIT TUAJ ME METRA .
    MEQE JE VLONJAT AUTOSTRADA AFER VLORES QE ESHTE ME TE GHITH STANDARTET KA KUSHRUAR 2 MILJON EURO PER KM PRA 5-6 HERE ME LIRE SA PPP E SOJIT TUAJ QE TI NUK SHKRUAN ASNJE FJALI.
    QENDRO NE ATA LLOGORE TE QELBUR KOMUNISTESH DHE MOS DIL SIC DOLI BERISHA .
    SIC DOLI ISMAIL QEMALI NGA SHERBIMI NE PORTEN E LARTE NE SHERBIMIN MADHOR TE SHPALLJES SE PAMVARSISE.

  17. Lennard says:

    NEVERI PER TY O Skipion i Sale Gerdecit.U shofte fara juaj Race Muti.Bajga shpellaresh ,qe gjithmone jane kunder interesave Kombetare .hajdute te felliqur.Priteni se po u Vjen Vetingu i Daj Samit.Nuk keni Shpetim Zagare te perdhosur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje