VIDEO: Deputeti zhvishet në parlament për të kundërshtuar politikat e presidentit

17 Gusht 2018, 11:24Lifestyle TEMA

Një ligjvënës i opozitës venezueliane pothuajse u zhvesh lakuriq gjatë një fjalimi emocional para Asamblesë Kombëtare të vendit të martën. 

Gilber Caro, një anëtar i partisë opozitare të linjës së ashpër, Popular Will, bëri thirrje për unitet dhe mbështetje të Juan Requesens, një udhëheqësi opozitar i akuzuar dhe i burgosur për dyshimin se kishte një rol në një përpjekje për vrasjen e Presidentit Nikolas Maduro më 4 gusht, gjatë një feste ushtarake. 

Caro e vlerësoi Requesens si ‘një djalë i shkëlqyer. Një djalë i ri që i dha të gjitha në rrugë .’ 

“Është momenti. Unë bëj thirrje për unitet në këtë institucion në mënyrë që ne të mund ta mbrojmë atë në mënyrën se si ai në rrugë mbrojti institucionet dhe lirinë e Venezuelës”- tha ai. 

Politikani për një çast u ndalua për të hequr pantallonat e tij dhe më pas fajësoi administratën e presidentit për heqjen e të drejtave të njeriut nga ushqimi dhe mjekësia. 

Gilber Caro kaloi vetë 17 muaj burgim pasi Maduro e akuzoi atë për kryerjen e sulmeve terroriste në vitin 2016, përpara se të rifitoi lirinë në qershor. (TemA) 

1 komente në “VIDEO: Deputeti zhvishet në parlament për të kundërshtuar politikat e presidentit”

  1. "BOHOTINA" says:

    Kete veprim duhet ta beje Grigja me Monen tek ne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje