Nga e abuzuar në abuzuese: Asia Argento e pagoi heshtjen e një aktori të ri me 380 mijë dollarë

20 Gusht 2018, 14:44Lifestyle TEMA

Një nga aktoret që denoncuan producentin Harvey Weinstein për ngacmim seksual dyshohet ta ketë kryer vetë një gjë të tillë.

Asia Argento, aktore dhe regjisore me origjinë italiane, iu bashkua lëvizjes #MeToo që në nisje të saj. Po aktorja dyshohet se ka ngacmuar vetë seksualisht një actor më të ri në moshë, të cilin më pas e ka paguar që të heshtë. “New York Times” i referohet një dokumenti të paraqitur në gjykatë, sipas të cilit Jimmy Bennet, aktor dhe muzikant, është ngacmuar seksualisht kur ishte 17 vjeç nga Argento, në atë kohë 37 vjeçe.

Ngjarja ka ndodhur në vitin 2013, por kërkesa për pagesën i bërë aktores gjatë muajve të fundit, kur skandali për procudentin ishte në kulmin e vëmendjes.

Bennet është aktualisht 22 vjeç, ndërsa Argento është 42 vjeçe. Ata kanë bërë një marrëveshje në bazë të të cilës Argento e ka paguar aktorin që ai t’i japë fotografitë ku shfaqej me aktorin minoren në shtrat.

Në e-mailet e shkëmbyera mes avokatëve, shuma prej 380 mijë dollarësh përshkruhet si “ndihmë” për aktorin e ri Bennet, i cili pretendon se ka pasur problem psikologjike pas sulmit seksual të aktores Argento. Me problemet psikologjike, ai shpjegon edhe rënien e të ardhurave të tij.

Në lidhje me këtë çështje, asnjëri prej aktorëve nuk është prononcuar ende. Asia Argento, së bashku me disa femra të tjera të Hollivudit, akuzuan producentin Harvey Weinstein për ngacmim seksual. Kjo i hapi rrugën një vale denoncimesh të femrave të Hollivudit ndaj meshkujve të fuqishëm të industrisë së filmit, karriera e disa prej të cilëve nisi menjëherë rënien. (TemA TV)

2 komente në “Nga e abuzuar në abuzuese: Asia Argento e pagoi heshtjen e një aktori të ri me 380 mijë dollarë”

  1. says:

    E do seksin (lepin sumën gjatë aktit seksual)

  2. Arturi says:

    KAZAN gjithandej! ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje