Nga Ilir Yzeiri
Në çdo gusht dhe tash këtu e disa vjet, Jali, plazhi më i bukur ose ndër më të bukurit e Shqipërisë dhe vendi ndër më të shtrenjtët e plazheve të Jugut, bëhet lajm në mediat shqiptare sepse aty pushojnë të rinjtë e LSI-së dhe ata të PS-së. Këtë vit, siç mësojmë nga mediet, këta të rinj qenkan « ndeshur » mes tyre dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, deklaroi se këta të LSI-së ose organizata që thirret LRI, qënkan më të « stërvitur » dhe ata të PS-së ose FRESH-istat nuk i mundin dot.
Personalisht asnjëherë nuk e kam kuptuar se si organizohen këto forume atje në vendin më të shtrenjtë të plazheve shqiptare, sa shpenzojnë, kush i paguan ato shpenzime dhe çfarë vlere kanë ato. Po ashtu, nuk e kuptoj se përse i duhet dhënë kaq shumë shikueshmëri dhe i duhet bërë kaq shumë bujë këtij aktiviteti ? E gjitha kjo më duket një karshillëk banal dhe është një lloj talljeje me shqiptarët e tjerë dhe me të rinjtë anembanë vendit. Mirëpo, ajo që më duket absurde në këtë tollovi dhe në ahengun e Jalit është modeli që kanë zgjedhur këto forca politike për t’i nxitur të rinjtë e tyre që të përfshihen në politikë. Modeli i shpallur i zdërhalljes në Jalë dhe luksi i afirmimit përmes pushimeve prej fëmijësh të përkëdhëleur apo të rinjsh që mësohen të zgjedhin luksin në jetë, është një defekt i madh i modelit shqiptar të jetës.
Jali është metafora e politikës që shtillet në këtë vend. Politika është një aset që nuk mund ta ketë kushdo. E ndërtuar mbi klientilizmin, tarafin dhe modelin e përfitimit dhe të jetës luksoze, të rinjtë që përfshihen në politikë, mësohen që në rini ose qysh në hapat e parë, se politika nuk është shërbim dhe nuk është sakrificë, përkundrazi politika të bën të pasur, të krijon mundësi që të shijosh jetën dhe të kesh përfitime. Politika është si uji kristal i Jalit dhe si plazhi i Jalit- një parajsë që ti duhet ta fitosh me të gjitha mjetet, por, në radhë të parë, duhet ta fitosh duke i shërbyer liderit, klanit që të ka zjgedhur dhe tarafit që përfaqëson.
Metafora e Jalit është modeli që i mëson të rinjtë se politika mund të ta ndryshojë jetën ty, por jo të tjerëve, se politika të mëson të shijosh jetën dhe jo të vuash që atë ta shijojnë të tjerët.
Më kujtohet se edhe para disa vitesh kam shkruar për të njëjtën temë, sepse edhe i ndjeri Andrea Stefani, i ftuar në Jalë për një leksion mbi politikën kishte mbetur i pataksur nga ajo që kishte parë e dëgjuar aty dhe, edhe në atë kohë, pata sjellë në vëmendje një lloj tjetër « stërvitjeje » që bëjnë të rinjtë që duan të angazhohen në poltikë në vende të tjera. Këto janë universitetet verore që organizohen në qendra kulturore apo në mjedise të tjera të dijes dhe kombinohen me punë vullnetare në ndihmë të komunitetit. Ndërsa te ne Jali ka mbetur modeli që i josh të rinjtë të bëhen pjesë e politikës sepse ajo mund të ta bëjë jetën parajsë ashtu si jeta në Jalë.
Jo vetëm te ne, por në të gjithë botën, kriza e modelit politik është një nga problemet më të mëdha të demokracive sot. Abuzimi me pushtetin, korrupsioni dhe krimi, plakja dhe shfytyrimi i formacioneve politike të vjetra e ka vënë demokracinë në pikëpyetje të mëdha. Vlerat e mëdha të jetës që promovohen nga modelet më të larta të jetës njerëzore janë vënë po ashtu në pikëpyetje. Bota është bërë cinike, agresive dhe solidariteti, ndjenja e sakrificës për të tjerët, kuptimi i jetës si një shërbim i përkohshëm për të mirën e përbashkët janë vlera që sot nuk i përmend askush. Për fat të keq, stofi shoqëror dhe vlerat ideale që propogandonte idealizmi komunist jo vetëm që u dëshmuan si të rreme, por krijuan edhe një boshllëk të madh, duke e dëmtuar rëndë modelin e kuptimit të jetës sipas ndërtimit të saj me vlerën për t’u shërbyer të tjerëve më parë sesa vetes.
Tani shqiptarët po aplikojnë individualizmin agresiv dhe modeli i jetës që ata kanë zgjedhur është pasurimi me çdo kusht dhe lufta për ta vënë të përbashkëtën në shërbim të unit. Disa modele, si e mira e përbashkët, e mira publike, etj tashmë janë në periferi të vëmendjes dhe në qëndër është urija për të fituar gjithçka dhe me çdo çmim. Për fat të keq, modelin më të shëmtuar në këtë vend dhe në këta pothuajse tridhjetë vjet tranzicion e dhanë politikanët që u angazhuan pas rënies së diktaturës. Sot politikanët tanë mbahen mend vetëm për pasurinë që kanë vënë dhe luksin në të cilin jetojnë dhe jo për shërbimin që i kanë bërë këtij vendi. Në këtë mënyrë është edukuar edhe shoqëria edhe të rinjtë. Sa herë që ka seanca parlamentare mediat idiote dhe pa shpirt të këtij vendi, e kthejnë raportimin nga Kuvendi si raportimin nga një pasarelë mode dhe na tregojnë fustanet e shtrenjta, makinat, luksoze çantat mijëra dollarëshe të grave që popullojnë Kuvendin dhe nuk alarmohen e të investigojnë se ku i gjejnë paratë këto gra që kapardisën në Kuvendin e Shqipërisë me veshje milionerësh. Ndërsa paradoksi më i madh është kur sapo futen brenda në sallë, ato ulërasin kundër qeverisë së radhës për varfërinë.
Ndaj edhe modeli i Jalit është metafora e thirrjes për t’u bashkuar në një kauzë që ta ndryshon jetën ty dhe që të mëson se në politikë, nëse hyn nga Jali, atëhere edhe jeta do të bëhet det me pasuri.(TemA)
Permbledhje e një stine plot dashuri për të gjithë ata që janë të organizuar si duhet në jetë.
Rroft Duçja
TE LUMTE MENDJA DHE DORA Z. YZEIRI, POR KETA NDYRESIRAT E POLITIKES AS QE DON ME JA DIT PER SHQIPTARET. DUN VEÇ BITHEN E TYNE. TE RINJTE E FAMILJES META- KRYEMODHI DHE ATA TE RILINDJES JANE JENIÇIRET SHQIPTARE TE KOHEVE MODERNE, USHTAR NE SHERBIM TE SULLTANEVE RAMA- META, QE PER PARA BOJNE ÇDO GJA, LEJOJNE ENE TI PALLOJNE MJAFT ME FITU… RINI MILITANTESH SHKERDHATE.
Jali apo gjiri i kurvave dhe prostitutave lesheliste-socjalisto-demokarto-komunisto-camiste-greko-rrepublikariste qe perdoret si kamp orgjish per te koalidiar brezin e ri pervers te politikes se semaforit sic jane dhe brisilda shehu,elisa (mesimorja e partise) spiropali,ledi shamku,jozela,monika kryebytha,arta,milva ekonomi,te gjitha leshelistet,gridat e pedese,jozefina e koaliduar nga operativet e zones,dhe plot e plot kshu kurvash-prostituta politike femra dhe meshquj te degjeneruar si keta.
Po u vjen fundi!
Do të na e marin të keqen LESHELISTAT !?
Ilir Yzeiri, mungon nje pike ne analizen tende:PRODUKTI.Produkti i Jales jane ca pipiruqka deputete qe te ze lemeria kur i sheh dhe i degjon. Kane edhe partite e tjera ca erlamehillra espiropalra, por LSI eshte kampione me ca klajdagjoshra e ca kerpacka qe eshte pak ti quash idiote dhe te neveriteshme, prandaj dhe te rrezikshme dhe fatkeqsi per popullin qe do qeverisin.
S’kam asgje kunder te rinjve ne politike, por Zoti e ruajtte ate popull nga politikane te rinj qe kur shohin vehten ne pasqyre, u del shembelltyra e monikes, titvasilit a e ilirmetes.
Te lumte Ilir! Para disa vitesh vajti djali i nje mikut tim, atehere 16 vjec. Kur erdhi pasi e pyeta me tha dy mbresa 1. Do vete te LRI se ka vajza dhe 2. MONIKA i tha njerit : te with robt!
Profesor te kerkoj ndjese qe po te pyes jashte temes te shkrimit.Ty personalisht si ste kane ftuar ndonje ne debate ,ne TV.Nuk pranoni ju apo sju ftojne
Ilir shkrim i shkelqyer si gjithmone ,vetem diçka nuk shkonte aty…”sistemi komunist deshtoi me idealet e rreme”….dhe me posht..” e mira publike dhe e perbashket tashme jane ne periferi te vemendjes”. Ilir ,te miren e perbashket e ca vlera te asa kohe qe ti i etiketon “komuniste” e terci e verci as mos prit ti kesh ne kete dreq sistem te quajtur demokraci….por permbaju temes se e ke mire…kulturen ,vlerat e edukimin e brezit te ri nuk e arijn dot jo keta po asnje deri me keto 30 vjet…keshtu le ti themi te vertetat sic i kemi perjetuar vete…i thoni STOP degjenerimit ate beni ju …..
JENIÇERET E PARTIVE POLITIKE ATJE STERVITEN SI TE VJEDHIN TE KRIJOJN TRAZIRA NE MOMENTE TE CAKTUARA TJU SHERBEJN EPRORVE TE TYRE ME BESNIKRI DHE TE BEJN ORGJI KETA VAJZA DHE DJEM TE DEGJENERUAR TE DREJTOJN VENDIN ME EKSPERIENCEN QE JU JEP MONIKA SHKERDHATA KETA DUHEN VEN NE LITAR SE PO DEGRADOJN GJITH RININDHE VENDIN
Jala mund te quhet megjithe gojen inkubatori i felliqesise lesheli .nuk e kuptoj perse mundohen ti kopjojone keta te Fressh
keta jane fakiret e leshitdhise qe per nje vend pune shesin moralin e tyre , mashtrohen se po te vije ne pushtet leshidhise do ti beje drejtora me dipllome kristali qe pastaj te mbushin thesin me tendera fallco, kush ka shkuar ne Jal e di mire se si funksionon ky harem i djallezuar dhe rreziku me i madh eshte semundja e sides qe ketu merret me lehtesi te madhe nga mungesa e perzevativeve qe ne Jal kushtojne 10000lek copa dhe prandaj perdoren shume rralle,,,,
Ky vend eshte nje oaz, nje parajse ku ze fill dhe hedh rrenje korrupsioni, degjenerimi dhe joshja e rinise per rritjen e oreksit per seks, para,qef dhe fitim pa punuar, duke i sherbyer politikes se qelbezuar, ky vend (Jala) duhet shpallur non grata per keto shushunja qe i pine dhe do ti pine gjakun Shqiperise dhe popullit te shumevuajtur.
Bravo profesor..artikull i goditur…aty shkojne vetem per orgji politike dhe seksuale…le te shkerdhehen ne mase te rinjte…paguan politika…perversiteti ne kete vend eshte pakufi…ore seksi rrofte e qofte se pa te sbojme dot…POR KJO ESHTE THJESHT MENYRA ME PAGANE E GERSHETIMIT TE POLITIKES…ME SEKSIN!!