“Politikanët e korruptuar duhet të kenë frikë. Vetting-u po ecën, reforma në fazën e re”: Mesazhet e ambasadorit Donald Lu para largimit nga Shqipëria

23 Gusht 2018, 19:44Politika TEMA

Kur flitet për reformën në drejtësi dhe për politikanët e korruptuar, ambasadori amerikan Dolald Lu, megjithëse po largohet nga Shqipëria, në fund të mandatit të tij është po aq energjik sa në fillim.

“Politikanët e korruptuar duhet të kenë frikë!” Kjo është një nga frazat më të njohura të Donald Lusë, e cila nuk mungoi as në përgjigjjet që ai i dha disa pyetjeve të Top Channel për ecurinë e vetting-ut dhe të ngritjes së institucioneve të reja. Optimizmi dhe besimi se procesi po ecën në drejtimin e duhur është mesazhi kryesor i ambasadorit amerikan, i cili mbështet pa rezerva organet e vetting-ut.

“Kam besim që reforma në drejtësi po prodhon rezultate reale për popullin shqiptar. Po largon gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar dhe të paaftë dhe po konfirmon ata të ndershmit për të vazhduar punën e rëndësishme të gjykatave. Rezultatet janë mbresëlënëse.

Komisioni i vetting-ut ka shkarkuar 21 gjyqtarë dhe prokurorë si dhe ka konfirmuar 27. Ndërkohë që disa nga rastet do të apelohen, procesi përfaqëson një hap madhor përpara drejt një gjyqësori të drejtë dhe të pavarur.

Qytetarët e zakonshëm tani duhet të presin të kenë gjyqtarë dhe prokurorë të rivlerësuar dhe të pastër, që nuk do të kërkojnë më ryshfete dhe nuk do t’i përgjigjen më trysnisë politike. Më në fund, qytetarët mund të kërkojnë dhe të presin drejtësi të vërtetë”, deklaron Donald Lu.

Por, a është ambasadori amerikan i shqetësuar nga vonesa në ngritjen e KLGJ-së dhe KLP-së? Ambasadori Donald Lu thotë se ndan të njëjtin shqetësim sikurse edhe opozita për vonesën në ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë, por beson se ky proces nuk do të vonojë.

Me këtë rast, Donald Lu ka një apel për të gjithë: “Jam dakord me opozitën se është imperative që organet e reja gjyqësore të ngrihen shpejt. Kjo do të lejojë emërimin e një prokurori me mandat të plotë, emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, si dhe krijimin e SPAK dhe BKH.

Besoj se jemi pranë krijimit si të KLP edhe të KLGJ. Këshillit të Lartë Gjyqësor i duhet vetëm një gjyqtar i guximshëm i gjykatave të apelit për të dalë vullnetar që të shërbejë në Këshill. Kam besim që në javët e ardhshme ky proces do të përmbyllet dhe do të ecet përpara me emërimin e gjyqtarëve të rinj, SPAK dhe BKH. Procesi i vetting-ut po funksionon. Jemi shumë pranë hyrjes në fazën tjetër të reformës”.(TCH)

11 komente në ““Politikanët e korruptuar duhet të kenë frikë. Vetting-u po ecën, reforma në fazën e re”: Mesazhet e ambasadorit Donald Lu para largimit nga Shqipëria”

  1. Atea says:

    ????????????????????????????????????

  2. Keep it true says:

    Jo Donald,they don’t!
    Ju e kishit shansin ta provonit kete perpara shqiptareve dhe s”e bete.
    Ju zgjodhet krah,jo asnjanesi.
    Gjithesesi,drejtesia do te jete me e mire se c”ish…po kaq….jo me shume….
    Sa per politiken….ju nuk kishit nevoje per kohe per te denoncuar vilen e Rames, lluksin e Bashes,vilen dhe lluksin e Metes, makinat e deputeteve etj…
    Ju thjesht zgjodhet heshtjen.
    Keshtu qe mbylle para ikjes dhe mos derdellit se asgje s”ka per te ndodhur . Shume shume,kokat do bien dakord per te djegur disa drejtore e ish drejtore.
    Megjithese Llalla ishte i korruptuar…sjellja juaj per Bankers ishte pa precedent, dhe dmtoi imazhin e nje drejtesie qe supozohet te ishte e njejte per te gjithe.
    Skandali i Vllahutin me vilen e famshme blere tre here me shtrenjte, gjithashtu demtoi imazhin e rrenuar te diplomateve.
    Shqiptaret treguan se te huajt ne Shqiperi behen po aq shqiptare sa shqiptaret.
    Good luck anyway .

  3. kasem gahinji says:

    ndaj opozita i ka hyre rruges se terrorit ,se do vetingun.po te presesh vullnetin e saj organet e reja te dejtesise nuk behen kurre.por per te miren e popullit ato do te behen,vecse do te shtyhen afatet per nja dy muaj.mos prit nga gjukatesit e apelit.jane te zhytur ne m… dhe kane frike.prandaj …rrofte lista.prej tyre mund te gjesh patriote dhe te ndershem.ta leme opoziten te vetedigjet.diku do ngecen zjarrvenesit dhe do te digjen.atehere do te shohim deputetet e saj ne mbrojtje te tyre.

  4. Everteta says:

    Naj rrofshe bolet o pleher ;ti çdo dite ke ngren e ke pire me politikane te korruptuar .

  5. Xha Teme says:

    Ka lajthitur Lu apo gazetari..Sipas gazetarit Lu thote: “Jam dakord me opoziten se eshte imperative qe organet e reja gjyqsore te ngrihen shpejt… Po a nuk eshte kjo opozite kriminale qe po pengon Ligjin e Magjistratures, ngritjen e SPAK dhe BKH per te cilat duhet shumice e cilesuar votash ne Parlament. Cfare derdellisni atehere. merrini per veshesh keta talebane te PeDese dhe ligjet kalojne. Opozita kerkon me ngulm te mos kalojne organet e reja te gjyqsorit sepse sheh fundin tragjik te saj.

  6. Kalec Dega says:

    Mun Mun ka te drejte, e ka fjalen per mizat Ce Ce….. sh.Lu Lu.JU ban t’fala nga Kyrgistani afen Afganistanit e Turkenistanit.

  7. Thanasi qe ta plasi says:

    Ik more idiot!

  8. asdreni says:

    Kjo qe opozita po kerkon te ngrihen sa me shpejt organet e reja te Drejtesise nuk e di ku e ka lexuar Donald Lu.Ata po thone qe Vettingu ka deshtuar dhe shpresojne te ngelet pergjysem.Ketu Ambasadori tallet me ta se e di fare mire qellimin e tyre.

  9. Dani says:

    Faleminderit per gjithshka z.Ambasado

  10. Ha Ha says:

    mos censuroni komentet o miqte e LULITKINEZ

  11. Dalip says:

    Likja Basha Rama Berisha kane vjedh per 50 breza dhe kush ka pare ne kapitalizem eshte i paprekshem.Kur tu mbarohen parate dhe florinjte atehere ka shpresa se mund te denohen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje