Rishfaqet "Zoti i Luftës" në Lindjen e Mesme, bashkë me të edhe frika për më shumë gjak

23 Gusht 2018, 17:59Politika TEMA
Rishfaqet "Zoti i Luftës" në Lindjen e Mesme, bashkë me

Senatori John Bolton zbriti më datë 19 gusht në Tel Aviv për të marrë pjesë në një mbledhje të Këshillit të Sigurisë së Izraelit, përmes të cilës u konfirmua edhe një herë në këndvështrimin e shtetit hebre rreziku që shfaq prezenca e madhe e ushtrisë iraniane në Siri.

Brenda pak vitesh, ushtria e Asadit mori nën kontroll pjesën dërrmuese të territorit të Sirisë duke filuar nga Alepo në veri deri në Homs apo në zonat kufitare me Jordaninë dhe Izraelin.

Përveç disa zonave të caktuara ku ndodhet ushtria turke dhe kurdët, Asad kontrollon pjesën më të madhe të territorit të Sirisë ashtu siç ishte para shpërthimit të konfliktit më të përgjakshëm të dekadave të fundit.

E gjithë kjo nuk do të kishte ndodhur pa ndihmën nga ajri të ushtrisë ruse si edhe ndihmën në tokë të Gardës Revolucionare të Iranit.

Ata ndodhen me mijëra atje dhe kanë totalisht nën kontroll ushtrinë e Asadit si edhe zonat kyçe të sigurisë.

Pikërisht kjo është ajo që shqetëson Izraelin dhe tashmë me shkatërrimin e ISIS-it mediat ndërkombëtare raportojnë se do të fillojë faza e dytë e luftës në Siri: Ajo për të larguar përfundimisht prezencën e Iranit në kufijtë e Izraelit.

Spiunazhi izralit raporton se kohët e fundit është vërejtur edhe prezenca e shpeshtë në rajon edhe e kolonelit Qasim Suleimani, i cili thirret edhe si “Zoti i Luftës” në Lindjen e Mesme pasi Koloneli i Forcave Speciale “Kuds” të Gardës Revolucionare është prezent kudo ku Irani mbron interesat e tij.

Ky i fundit cilësohet edhe si bosi i vërtetë i Irakut të pasluftës nën kontrollin e shiitëve, ndërsa shërbimet sekrete izraelite raportojnë se po përgatitet pikërisht për çimentimin e prezencës së Iranit në Siri dhe Irak.

Raportohet se ai po heq nga rruga të gjithë ushtarakët irakianë që janë kundër një nisme të tillë, ndërsa po bën gati infrastrukturën ushtarake të Iranit në Irak dhe Siri për t’i bërë ballë një tentative të perëndimit për t’i larguar nga zona në fjalë.

Kush është Qasim Suleimani?

Ai është udhëheqësi i forcave “Kuds” të Gardës Revolucionare të Iranit.

“Kuds” janë forcat speciale të kësaj garde që operojnë për interes të Iranit jashtë territorit të vendit.

Garda Revolucionare nuk është pjesë e ushtrisë së Iranit, por merr urdhra direkt nga Ajatollah Khameini.

Qaseeim Suleimani është një burrë 61 vjeçar, babai i pesë fëmijëve.

Ai filloi të punonte në ndërtim që në moshën 13 vjeçare për të ndihmuar familjen e tij në Iranin jugor.

Revolucioni islamik i vitit 1979 në Iran e gjeti atë 22 vjeç. Me zellin e moshës dhe bindjet e tij, ai iu bashkua Gardës Revolucionare që u ngrit për të mbrojtur revolucionin e ajatollahëve.

Ai mori drejtimin e Gardës Revolucionare në fund të luftës Iran-Irak në vitin 1988 para se të bëhej drejtuesi i Forcave Speciale të saj, pikërisht ato “Kuds”.

I përkushtuar tërësisht për mbrojtjen e Republikës Islamike, ai është cilësuar si një “martir i gjallë” në vitin 2005 nga Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei.

Soleimaini është akuzuar nga SHBA-të në vitin 2008 se ishte personi përgjegjës për trajnimin dhe armatosjen e militantëve shiit në Lindjen e Mesme kundër forcave amerikane në Irak.

Izraeli pretendon se njësia që ai drejton është pas sulmeve anti-izraelite të verës 2012 si edhe bombardimeve të një qendre të bashkësisë hebraike në Buenos Aires në vitin 1994.

“Ai mbështet lëvizjen palestineze Hamas si edhe ka armatosur lëvizjet shiite në gadishullin arabik. Soleimani ka lidhje edhe në Turqi dhe e gjitha kjo ka tërbuar monarkitë arabe në Gjirin Persik. Qaseeim Suleimani imponon vullnetin e Iranit në të gjithë Lindjen e Mesme”, shkruante “The World” në vitin 2017 për të.

“E njeh Sirinë si xhepin e tij dhe ka një njohuri shumë të mirë për Irakun”, tha një burim diplomatik për AFP disa vjet më parë.

Për më tepër, “ai është jashtëzakonisht i respektuar nga njerëzit e tij falë karrierës dhe karizmës së tij”, vijon AFP.

Në vitin 2011, një zyrtar i lartë amerikan i intervistuar nga “Guardian” e krahasoi atë me “Keyser Söze”, heroi i “The Usual Suspects”.(Albeu.com)

4 komente në “Rishfaqet “Zoti i Luftës” në Lindjen e Mesme, bashkë me të edhe frika për më shumë gjak”

  1. trojani says:

    Te qafsh plaken qazimo mos e boj….
    Ju e beret qazimin sikur eshte Cezari, jeni ftohur ne byth ju te temes, nga i germoni gjithe keto shkrime.
    Sa te jete USA , izraelit do ti rruaj bythen qazimi bashke me “liderin suprem”
    edhe pa ameriken izraeli ja tregon vendin qazimazve…
    fatmiresisht eshte tjeter sherif ne qytet D.J.TRAMP.
    Gjithe kjo qe ndodhe eshte plan i
    ” pranveres arabe” qe orkestroj barak hysein bytheziu me kolapsin e shteteve nga maroku ne siri , dhe ca solli ??!! vetem viktima dhe emigrim masiv , njerez qe edhe ne evrope qe erdhen nuk do permirsojne asgje nga jeta e tyre,vetem do bejne edhe evropianet te deshperuar si vete ata.
    Problem nuk jane njerzit por politikat , dhe ne keto shtete politikat i kontrollon feja, ajo eshte problemi kryesor.
    Ku ishte irani para dy mije vjeteve ??!!
    nga qytetrimet me te civilizuara.
    Deri ne vitet 70 ishte nje shtet i emancipuar asgje me pak se nje shtet evropian, erdhi ” lideri suprem”me revolucioni islamik dhe i beri mutin.
    Zoti qe beson i ndricofte mendjen qazimit se do mare ne qaf veten dhe liderin suprem…..

  2. Free says:

    Izraeli …… karma is a bitch

  3. albi says:

    eshte gjeneral-lejtnant, jo kolonel. Ja ulet 3 grada me 5 rreshta artikull…

  4. Berti says:

    Qasem Soleimani është Major Gjeneral me grade dhe jo kolonel. Shkrimet e gazetës suaj janë shumë të dobëta nga ana cilësore. Me vjen shume keq….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje