LSI-ja mund të ringrihet po denoncoi 2008-n!

22 Gusht 2018, 20:40Politika TEMA

Nga Ben Andoni

Goditja që ka marrë LSI-ja, paçka rezultateve të zgjedhjeve të fundit, është goditje në bosht. Është e vërtetë që LSI është ngritur që nga themelimin i saj dhe pika e saj e kthesës ishte pak muaj pasi hyri viti 2009, kohë kur LSI-ja përfitoi pikërisht nga ajo që kishte anatemuar më shumë. Më 2008 në kohën kur dy partitë e mëdha bën flirtin për ndryshimin e Reformës Zgjedhore, akt që po e rëndon edhe sot politikën shqiptare, ishte LSI-ja, që me shumë konsekuencë luftoi për denoncimin e saj. Ishte ky momenti, kur kjo parti do të ngjitej pa fund në skakierën e politikës shqiptare. Paradoksalisht, ai sistem që e kishte nxjerrë teorikisht nga loja, fatmirësisht e ndihu që me ndihmën e vetëm katër votave, kjo forcë e vogël, të dominonte në skenën politike shqiptare.

Ajo zuri mesin e artë nga ku mund të ndikonte direkt në politikën shqiptare dhe madje të mendonte dhe për fuqizimin e saj në kurriz të atyre që e kishin përbuzur. LSI-në e shfrytëzoi këtë sistem, që fillimisht e anatemoi, dhe atë që bëri duke u bashkuar me PD-në më 2009, e përsëriti pa skrupuj pas pak vitesh me PS-në, në një lidhje që për hir të së vërtetës i shërbeu vendit, sepse u ndërmorën shumë reforma.

Realisht reformat përmbanin në thelb fuqinë e votës së masës së PS-së dhe peshën artificiale të numrave të LSI-së, që moralisht ishte bjerrur nga qeverisja e gjatë me PD-në. Krisja kish filluar sepse pozicioni i kësaj partie nuk ishte real. Në të dy qeverisjet, paçka shumë dikastereve që mbajti, LSI-ja do të mbahet mënd më shumë si një parti e favoreve dhe tarafeve. Kjo i bën të dy partitë e mëdha që të mos u vinte keq kur e lanë pas dere në marrëveshjen e tyre të pak muajve më parë dhe që sot pothuaj nuk e llogarisin, paçka se lidërshipi i saj po shikon me kujdes trandjet e PD-së nga njëra anë dhe të çarat nga mund të futet në ndërtesën e PS-së për të qëndruar në strehën e saj.

LSI-së, sot, i mbetet një rrugë pas humbjes së krejt fizionomisë së saj. Me ato që kanë ndodhur, dhe me zbehjen e fuqisë së liderave të saj tashmë i duhet të fillojë atje ku nisi ngjitjen, që është denoncimi i ashpër i këtij sistemi zgjedhor, mu këtij që e denoncoi dikur dhe që e mbajti paradoksalisht në këmbë.

Kjo forcë politike duhet të denoncojë dhe të luftojë për ndryshimin e sistemit zgjedhor për të krijuar një mundësi që të ketë garë dhe për forca të tjera politike në vend. Ky hap mund të kurojë imazhin e saj të drobitur dhe fjalët e tepërta dhe shpesh pa sens të njerëzve të saj. LSI-ja duhet t’i kthehet racionalizmit politik dhe jo interesit të ngushtë me të cilën u familjarizua për fatin e saj të keq në vitet e fundit. Është një ndërmarrje e vështirë porse në thelb mund të kurojë atë pak gjë që ka mbetur nga partia, që shërbeu si patericë në dy legjislatura për dy forcat që e dominojnë politikën shqiptare. (Javanews)

23 komente në “LSI-ja mund të ringrihet po denoncoi 2008-n!”

  1. Dilo says:

    LSI-ja,është KANCER.!
    KANCERI , nuk shërohet.!?

    1. Sikur says:

      Nuk ka klase politike ne shqiperi por ka nje organizate mafjoze e ngritur ne pushtet majtas djathtas dhe leshelia ku pastrohen leket e mafjes shqipetare

  2. C'vete more says:

    Une mendpj qe LSI duhet te rithemelohet ne burgun e Recit. Kryetar te zgjidhet ai qe ka denimin me te rende (sepse keshtu nuk nderron duar)

  3. raul says:

    Leshi dhise dhe leshelia eshte particka e sharebajgave te dala nga haremi veror i Jales dhe kjo cizme particke e ka marre rrugen e mutit dhe zoti me zbritur ne toke nuk i ben me derman. Kjo eshte forca me e urryer ne shqiperi dhe shkaku eshte korrupsioni i madh qe aplikuan drejtoret e leshitdhise dhe baxhella me cizme ne prlament qe e beri gjithe popullin ta urreje per vdekje Nafijen e Xha brahos….

  4. Gri says:

    Ben! Ka kaluar shume uje! Sepse kjo parti njihet e korruptuar ne nivel militsntesh! Gje qe s’ka ndodhur me miltantet e Pd ose te Ps.
    Ne kohen kur lsi ishte ne pushtet, militantet e saj pervecse gjenin pune, por edhe vidhnon shume. E mbas kesaj shfaqeshin arrogant fhe te pacipe!

  5. Beni mendon vete says:

    More Andoni ik e Ben ndonje pune qe ja vlen, nderto, ose kujdesu per ndonje lope ose dele, se nga politika nuk merr vesh! Ulesh e harxhon kohen duke shkruajtur shkrime naive per parti private qe i kane pire gjakun Shqiptareve nder vite.

  6. Sali says:

    Gazetare leshi.Keta o Nuk jetojne ne shqiperi o Jane koruptuar.Lsi eshte nje organizate familjare e lindur per te rembyer

  7. alphade says:

    Sikur,pjeserisht ato qe komentoni ju eshte e vertete:
    Cilat jane keto te verteta ? E para,qe kupola e se djath-
    tes ka qene dhe mbetet nje ,jo parti ,por nje bande ma-
    fioze dhe per kete jemi dakort qe te gjithe. Faktet qe ver-
    tetojne kete jane te panumurta. Por ne gazetari pothuaj-
    se eshte anashkaluar fakti qe kjo bande nuk eshte vetem
    mafioze por edhe terroriste. Dhe kete cilesim te dyte po-
    thuajse e kishim harruar ,por fale zotit Mero Baze qe e
    evidentoi nje fakt te tille qe ishte lene ne harrese. Tash
    me afrimin e zgjedhjeve te kryebashkiakut te Tiranes u
    fillua me “cungen e zjarrit” ndaj kopshteve e cerdheve te
    femijve si dikur kunder shtyllave te telefonave qe vinte
    banda e Vicidolit dhe tash e ka filluar me cerdhet e kop-
    shtet e femijve. Terrorizem alla ISSIS ! Me nje dallim shu-
    me te vogel se eshte gjetur momenti kur ne keto institu-
    cione nuk kishte femije. Por akte te tilla te bandes se Monstres
    se Vicidolit mund dhe duhet te kthehen ne bumerang per kete
    kobzeze qe “fali e zot se s’dine cka bejne” -Bibla.!!!!

  8. Une says:

    Me falni por Ben Andoni eshte naiv apo medioker apo dhe i vene ne sherbim te pastrimit te LSi Metes ne vecanti!

  9. ILIRET says:

    Keni qene ne Jale. Tek kampi i te rinjve te LSI-se. Ne hyrje eshte nje flamur i LSI, eshte nje tabele rrugore me shenjen e ktheses majtas si dhe me e forta, nje tabele ku zhkruhet: ,- BUKE PER TE TERE.
    Kur po nisnim te filmonim, tre te rinj na u versulen. – Mos filmo. Hiqe telefonin.
    – Pse cfare eshte ketu, repart ushtarak?
    Kjo i revoltoi pa mase ushtaret e LRI-se dhe filluan te shanin.
    Turpi eshte per Monen, te rinjte, por me shume per prinderit e tyre.
    Shpresojne te ecin ne jete nga hajduteria politike, sepse vete nuk arrijne te mbarojne as shkollen….

  10. Kosta says:

    Shife Likja si rrote kari mbi tavolina.O zot o zot ke beri president Rama!!!!!.Te rente bruceloza o Rami.

  11. Lennard says:

    Ia ke fut KOT Plako!!!.LSI eshte Alias Mafia e Like Floririt dhe e Mona Baxhelles…..Nuk i Le Gjalle Vetingu i Daje Samit

  12. xx says:

    Ore BEN .Cfare jane keto qe thua? Do presim reforme nga Monika dhe Vasili.Eshte partia kurve here ketej e here andej pa ideologji.ESHTE partia qe lufton vetem per pushtet.

  13. Ed tironci says:

    Te presesh ndryshim nga ky formacion politik tejet i korruptuar…eshte si te presesh bore ne gusht!!duhet veting politik sidomos per kete pseudoparti…korrupsioni qe la ne shoqerine shqiptare kjo bajge…do kete efekte si bomba e hiroshimes..ne kohe..prandaj sa seshte vone…duhet eliminuar!!

  14. Lsi mund te ngrehet dhe jo te ngrihet,sa te kete ne krye te saj familjen mafioze dhe disa sharlatane si vasili,rama,kalamaj qe vetem lehin se nuk dine te bejne gje tjeter si mehmedaj,gjosha.mjere populli me kesi drejtuesish.

  15. BRSS says:

    LSI DUHET TE SHKOJ E GJITHA NE REÇ FORCE POLITIKE ME TE SHKERDHYER NUK KA NE BOTE SALIU METÀ LULI RAMA DUHET TE VEN BE BURG DHE TU SEKUESTROHEN PASURITE E VJEDHURA

  16. Igli says:

    Meta ka vjedhur para me tonelata.Dhe me ato para te vjedhura blen pushtetin.Kjo eshte e verteta.Nuk duhen analiste e shkencetare per te bere lloj lloj aludimesh.Eshte gje e thjeshte.Ne ketu jetojme dhe e shohim.

  17. bjeri se i bie bukur says:

    LSI-së mund… t’i ringrihet, por duhet të bëjë lojën e vjetër: tiranë-durrës.

  18. raul says:

    leshi dhise ose leshelija ka ikur per lesh. lesh deshi lesh pidhi mori. tani te shkoje ne te semes se eshte forca poltike me e urryer ne shqiperi, bile me e urryer se partia nacionaliste e Miloshevict….

  19. nardi says:

    Shpifje nga te gjithe ju komentuesit!
    LSI-ja nuk ka vjedhur, populli ia dha vete me deshire pasurine…. ndryshe nuk e votonte!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje