Dy dështime të rënda për Donald Trump: Megjithatë është herët të mendosh për fundin e presidencës së tij
Nga Martin Muno
Çfarë dite në Uashington! Dy ndër më të besuarit e Donald Trumpit duhet të qendrojnë për një kohë të gjatë në burg. Ish-menaxheri i fushatës elektorale Paul Manafort gjendet fajtor në disa prej pikave të aktakuzës për evazion fiskal. Pothuajse njëkohësisht me të ish-avokati i Trumpit Michael Cohen pranon fajin para gjyqit, se ka bërë shkelje të rregullave gjatë financimit të fushatës elekotrale – e madje e ka bërë këtë nën udhëzim. Për të gjithë kundërshtarët e Trumpi këto janë lajme të mira.
Në rastin Manafort në epiqendër nuk ishte çështja, se deri në ç’masë ekipi elektoral i republikanëve ka pasur marrëveshje ilegale me përfaqësues të qeverisë ruse, për të dëmtuar rivalen e Trumpit në fushatë Hillary Clinton. Megjithatë kjo temë ende luan një rol të rëndësishëm – edhe në një proces tjetër që fillon në mes të shtatorit.
Cohen e pranoi fajin duke pohuar, se ka vepruar sipas udhëzimeve të “një kandidati” duke u paguar para që të heshtin dy grave, me të cilat siç duket Trump ka kryer marrëdhënie seksuale, “për të influencuar një zgjedhje”. Trump është përbetuar në mënyrë të përsëritur, se as nuk ka pasur kontakte seksuale dhe as nuk janë derdhur para. Nëse Cohen është fajtor në aspektin juridik, atëherë Trump është gjithsesi fajtor.
Të fala nga Watergate dhe Lewinsky
Praktikat ilegale në fushatat elektorale dhe përgënjeshtrimi i marrëdhënieve jashtë martesore – që të dyja këto lloj aferash kanë zënë tashmë një vend të rëndësishëm në librin e historisë së personaliteteve të SHBA-së: Në rastin e parë – afera Watergate-prej së cilës më 1974 iu desh të japë dorëheqjen presidentit Richard Nixon, në mënyrë që t’i shpëtonte një procedure të shkarkimit nga posti. Në rastin e dytë një proces i tillë u hap ndaj Bill Clinton, sepse ai kishte pasur marrëdhënie seksuale me praktikanten Monica Lewinsky, por e pati mohuar këtë nën betim. Procesi në fund dështoi, por reputacioni i Clintonit u cënua ndjeshëm.
Edhe pse po bëhet gjithnjë e më e qartë, që Trump ka bërë truke në fushatën elektorale, ka dhënë ryshfet e ka mashtruar, arsye të forta këto për një proces shkarkimi nga posti, ende nuk ka shenja për një veprim të tillë. Sepse për këtë procedurë fillimisht do të duhej të votonte dhoma e përfaqësuesve me një shumicë të thjeshtë dhe senati me shumicën e dy të tretave. Përderisa republikanët aktualisht kanë shumicën në të dyja dhomat një votë kundër presidentit duket e pamundur – e po ashtu është e pamundur që demokratët në zgjedhjet e ndërmjetme në nëntor të mund të arrijnë shumicën përkatëse në të dyja dhomat.
Një vend thellësisht i përçarë
Për çfarëdo që të akzuohet presidenti – një pjesë e mirë e popullsisë vazhdon ta mbështesë Trumpin. Madje njoftimet për devijime të presidentit konsiderohen nga simpatizantët e tij si propagandë dhe Fake-News të një shtypi mashtrimesh – të tilla akuza absurde lëshohen madje çdo ditë përmes tweet-ve me mllef nga vet presidenti. SHBA-ja është një vend thellësisht i përçarë: përkrahësit e Trumpit dhe kundërshtarët e tij nuk arrijnë të pajtohen as mbi një bazë të përbashkët faktesh, prrej nga mund të gjykoheshin veprimet e këtij personi – një rrethanë kjo, që na bën të shohim me shqetësim ndaj kulturës politike të kësaj demokracie me shumë traditë.
E pra mbeten gjykatat të gjykojnë: në sfondin e dënimeve afatgjata që i kërcënojnë ata, është e mundur, që si Cohen edhe Manafort të bashkëpunojnë me hetuesit. Nuk do të ishte e habitshme, nëse më pas do të bëheshin publike të tjera fakte të pakëndshme. Megjithatë, nëse do të arrihet deri në një akuzë ndaj presidentit. kjo është e dyshimtë, sepse ai gëzon imunitetin politik të postit – të paktën sa u përket akuzave që prekin detyrat e tij zyrtare. Juristët nuk duhet të grinden për çështjen, nëse ndër akuzat bëjnë pjesë edhe eskapadat seksuale të Trumpit para zgjedhjes së tij. Ai vet madje është i mendimit se ka kompetencat që ta falë vetveten. Duket pra, sikur burri në shtëpinë e bardhë pavarësisht dobësive të karakterit të tij mund ta vazhdojë i patrazuar avazin e tij politik – thjeshtë sipas motos: “meqënëse i ka dalë boja, mund të qeverisë tani lirshëm”. E ky është një lajm i keq në këtë ditë të paharrueshme në SHBA.
熟女 ラブドール サッカーの試合での事件と審査官が容疑者を解放した方法
Ti hani mune Trumpit.
Të gjith zhapiket e Klinton jan hedhur në sulm kundër Trumpit,sidomos islamikët kosovare e shqiptare?
Te gjithe liberal Media,tja rruni bolet My President Mr Trump
duam te mesojme si po ecen ekonomia amerikane , maredheniet shqiptaro – amerikane , a eshte faktike ndihma e saj ne shqiperine e renuar etj .. dashnoret e trumpit jane ne kopetencen e gruas se tij ..!
Gati per dy vjet media liberale thote se erdhi fundi i Trumpit do te vazhdojne me kyt edhe kur te fitoje mandatin e dyte
Ti rrujnei BOLET BJONDE Trumpit legenat e majte o Tema,nuk eshte nga Librazhdi ai.Kane dy vjet qe lehin si qente plerat dhe vetem nje bole i kane rruajtur,kane dhe nje akoma,ja kane lene Sorrrrrrosit kete rradhe.
Robt e ships te gjithe ju kelyshave Putiniane qe mbeshtesni kete kurve te Moskes.
Dhe ty te qifte moska rrobt e shtepise, motren lema mua…
Paskan zbritur gjithe trushplaret trumpiste ne Tema. lol… Idiotesia nuk ka brire dhe ne Shqiperi ka shtrire metastazat si semundje endemike. Keqardhje qe ne kete vend gjen bythelepirsa qe as lexojne dhe as duan te mesojne. Vetem kaperdijne pa e bluar cka ju serviret ne gavete. Ky eshte tipari themelor i trumpizmit. Prandaj “tufezat trumpiste” ketu ne blogun e Temas e kane bere cope e cike te majten amerikane. lol…..
TRUMP DO QEVERRISI EDHE GJASHT VITET E ARDHESME SE KA AFTESI. KUR MORI TRUMP DETYREN PAPUNESIA NE AMERIK ISHTE 8% TANI MBAS DY VJETESH ESHTE RRETH 3%. TRUMP PO PUNON TE ULI SHPENZIMET KOLOSALE PER MBROJTJEN NE GJITH BOTEN. TRUMP NJE DIT DO MARRI CMIMIN NOBEL PER PAQE. UNE JAM EMIGRANT POR JAM KUNDER BASTARDIMIT TE POPUJVE NGA EMIGRACIONI. UNE DO ISHA SHUM ME I LUMTUR NE NJE SHPELL NE VENDIN TIM SE NE PALLAT NE VEND TE HUAJ. PER KETE SHQIPETARET KAN NJE FJAL TE URT: VATRA E HUAJ NUK TE NGROH EDHE SIKUR ZJARRI TE JET MAL, NE VATREN TENDE TE NGROH EDHE HIRI.