PD sërish akuza ndaj Ballës: Bego ka fituar miliona nga buxheti i shtetit

22 Gusht 2018, 14:32Politika TEMA

Partia Demokratike ka vazhduar të akuzojë numrin dy të Partisë Socialiste Taulant Balla duke e konsideruar si të implikuar me biznesmenin Edmond Bego i arrestuar dhe liruar sot në Greqi.

Përmes kreut të grupit parlamentar të PD-së Edmond Spaho, PD ka publikuar edhe dokumente që sipas saj faktojnë se Edmond Bego ka fituar miliona nga buxheti i shtetit falë lidhjeve me politikën.

“Arrestimi i trafikantit ndërkombëtar të drogës, Edmond Bego, mik familjar i kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla është dëshmia më e freskët sesi Edi Rama ka kriminalizuar gjithçka, që nga zyra ku punon, deri tek paratë që u merr shqiptarëve me taksa gjithnjë e më të larta.

Partia Demokratike po publikon sot një provë zyrtare sesi buxheti i shtetit është vënë në shërbim të mikut kriminel të Taulant Ballës, i cili tha dje se nuk ishte përdorur si mburojë politike për ish anëtarin e bandës së Lushnjës.
Të dhënat zyrtare tregojnë se kompania ‘Inerte Express’, me pronar trafikantin e drogës dhe mikun e familjes së Taulant Ballës, nuk ka përvojë në ndërtimin e nënstacioneve elektrikë dhe se këtë funksion ai e shtoi në fund të dhjetorit 2017.

Pak muaj më vonë, kompania pa përvojë e mikut trafikant droge të Taulant Ballës përfitoi një tender publik nga Operatori i Sistemit të Transmetimit

Sipas tij, ‘dokumentat tregojnë se tenderi i OST-së me vlerë 100 milionë lekë i është dhënë trafikantit të dënuar me 21 vjet burg për drogë, në fillim të verës, në zemër të zonës elektorale të Taulant Ballës, në Librazhd’, tha Spaho. (TemA)

3 komente në “PD sërish akuza ndaj Ballës: Bego ka fituar miliona nga buxheti i shtetit”

  1. Belal Mziu says:

    Me Tualet Pallen krenohet nje Shqiperi e tere, mjafton ajo forma e kaptines tij.

  2. Kalec Dega says:

    Ne vend qe te kerkojne hetim per tenderat e fituara, me ndihmen e Partive Bandite/Mafjoze e Politikaneve Horra e Kriminele, Hajdaret e PDse na servirin estrade dhe thashetheme per koleget e majte shoke ne krim.

  3. ce says:

    Ore gjalle qenka ky plaku i pjerdhur Spaho,,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje