Dokumenti: Si survejoheshin gratë e huaja në Tiranë deri në dhomën e tyre të gjumit…

22 Gusht 2018, 09:19Politika TEMA
Dokumenti: Si survejoheshin gratë e huaja në Tiranë deri në

Ekskluzive/ Publikohet letra e vitit 1963 dërguar Rita Markos, ku sekretari i organizatës bazë të partisë të Kooperativës së Artizanatit në Tiranë, Kadri Xhaxhiu, e informon lidhur me nënpunësin Mihallaq Lamani dhe marrëdhëniet që ai kishte me gruan e tij bullgare.

Letra: Mihallaqi fsheh lëvizjet e gruas së tij që e kanë parë në plazh në Durrës dhe e mohon një gjë të tillë.

Nga Dashnor Kaloçi, TemA

Prishja e marrëdhënive zyrtare të Shqipërisë komuniste me Bashkimin Sovjetik dhe vëndet e tjera të Evropës Lindore në fillimin e viteve ’60-të, do të shënonte fillimin e një kalvari të madh vuajtjesh edhe për një numër të madh grash të huaja që ishin të martuara me shqiptarë dhe që kishin krijuar familjet e tyre duke jetuar dhe punuar në Shqipëri.

Në atë periudhë kohe dhe më pas, gjithë mllefin e dufin që kishte grumbulluar regjimi komunist i Tiranës ndaj Bashkimit Sovjetik e vëndeve të tjera të Lindjes Komuniste që i akuzonte se “për 500 aspra ishin shitur te Perëndimi”, duket se i zbrazi ndaj shtetasve të tyre, kryesisht gra, që ishin martuar me shqiptarë. Kështu, si rezultat i kësaj politike represive që po ndiqte Tirana zyrtare ndaj tyre, në vitet 1961-’62, pjesa më e madhe e grave, ruse, bullgare, polake, hungareze, çeke etj, që ishin në Shqipëri, kryesisht në Tiranë, u detyruan të ndaheshin e divorcoheshin nga bashkëshortët e tyre, duke prishur përfundimisht familjet dhe të ktheheshin në vëndet prej nga kishin ardhur së bashku dhe me fëmijët që u kishin lindur në Shqipëri.

Mes dhjetra e dhjetra familjeve të tilla që përjetuan këtë dramë të madhe, janë të njohura tashmë edhe rastet artistëve të njohur, si p.sh. ajo e shkrimtarit të famshëm, Dritëro Agolli, skulptorit Thanas Papa, bashkëshortet e të cilëve bashkë me fëmijët u detyruan të merrnin rrugën drejt Rinasit, për të mos u kthyer më kurrë në Shqipërinë që e kishin ëndërruar dhe dashuruar aq shumë…?!

Por fati i atyre grave që u larguan përgjithmonë nga Shqipëria, do të ishte ku e ku me ato gra të tjera që nuk pranuan të ndaheshin e divorcoheshin nga burrat e tyre shqiptarë dhe vendosën të qëndronin përsëri në Shqipëri. Me ndonjë përjashtim të vogël, pjesa më e madhe e tyre iu nënshtruan një survejimi të rreptë të organeve të Sigurimit të Shtetit dhe pothuaj të gjitha përfunduan burgjeve dhe internimeve të regjimit komunist të Enver Hoxhës, duke përjetuar kështu një ferr të vërtetë së bashku me familjet e tyre.

Si p.sh. polakja Barabara Orgocka (bashkëshortja e Vaskë Orgockës, vëllait të aktorit të famshëm korçar, Dhimitër Orgocka), polakja tjetër, Barbara Mullaj, ruset Natasha Pengili dhe Inja Tarasova Dyrzi, etj etj gra të huaja që fati i keq i përplasi në një prej regjimeve më staliniste të Evropës. (Historitë e trishta të këtyre zonjave në Shqipërinë komuniste, pjesa më e madhe e të cilave vinin nga familje aristokrate, kanë frymëzuar shkrimtarin e njohur Ismail Kadare për të shkuar veprën “Sorkadhet e trembura”, mbi skenarin e të cilit është në proces realizimi një film artistik ruso-franko-shqiptar, nga kineastët e njohur rus me famë botërore si Juri Arabov dhe Aleksandër Sokorov. Apo rasti tjetër i regjizores së njohur bullgare, Adele Pieeve, që ka realizaur një film-dokumentar për historinë tragjike të tre garave ruse në Shqipërinë komuniste).

Lidhur me këto, bën fjalë edhe ky dokument arkivor i vitit 1963, i cili është shkëputur nga një dosje voluminoze me siglën “Tepër secret”, ku sekretari i organizatës bazë të partisë së Kooperativës së Konsumit të Artizanatit në Tiranë, Kadri Xhaxhiu, informon sekretarin e Komitetit Qëndror të PPSH-së, Rita Marko (në atë kohë mbulonte organet e Diktaturës së Proletariatit), lidhur me Mihallaq Lamanin, i cili kishte bashkëshorten bullgare.

Siç do të shohim edhe nga dokumenti në fjalë të cilin po e publikojmë të plotë dhe ekskluzivisht për gazetën TemA, survejimi ndaj tij dhe bashkëshortes bullagre, ka qenë tepër i rreptë, në çdo hap që ata bënin, madje deri në dhomën e tyre të gjumit….?!

LETRA E KADRI XHAXHIUT PER RITA MARKON

ORGANIZTA BAZE E PARTISE Tiranë, më 5.X.1963

BASHKIMI QENDROR I KOOP. ARTIZANATIT

KOMITETIT QENDROR TE PARTISE PUNES SHQIPERISE

(Drejtorisë Industri-Ndërtim)

T I R A N E

Ju informojmë për disa gjëra që kanë të bëjnë me Mihallaq Lamanin, nënpunës i këtij dikasteri, me detyrë kryetar dege, i pa Parti.

Ky asht i martuar me një grua bullgare që më parë ka punuar në ambasadën bullgare, kjo nuk u largua nga Shqipëria edhe mbas prishjes së marrëdhënieneve, megjithëese i shoqi pretendon se me të nuk ka pasur marrëdhënie të mira dhe në përgjithësi nuk shkon mirë dhe sipas pretendimeve të tij ky ka dy vjet që jeton si i ndarë me të. Por nuk ndahet zyrtarisht për arsye se nuk bien dakort se kush ta marrë fëmijën e tyre.

Për këtë çështje dimë se ky nuk del me të shoqen dhe në fakt nuk i kemi parë. Por ky vetë nuk na ka thënë asgjë me përjashtim të kohëve të fundit, që deklaroi se unë nuk kam shkuar mirë me gruan. Këta e tha kur u thirr nga ana jonë lidhur me marrëdhëniet që ne dyshonim se kishte me një nëpunëse në zyrën e tij.

Ne kemi faktuar se këta kur dalin nga shtëpia nuk dalin të dy, por puna është se disa shokë nga tanët kur kanë shkuar në shtëpinë e tyre, i kanë gjetur të dy në një dhomë, megjithëse ky thotë që ne nuk bashkëjetojmë.

Për të gjitha lëvizjet që bën e shoqja, ky asnjëëherë nuk n a ka informuar, megjithëse thotë se unë jetoj me të vetëm për hir të fëmijës dhe se me të ka marrë funt çdo gjë. Atëhere del pyetja, përse kjo vazhdon të bashkëjetojë me të duke patur këto marrëdhënie? Ne kemi të dhëna nga komunistët tanë se të shoqen e këtij e kanë parë në plazh në muajin Gusht, ndërsa kur të shoqit i thotë rastësisht një shok se gruan tënde e kam parë në plazh, ky i përgjigjet nuk është e vërtetë, gruaja ime nuk ka qenë në plazh, kjo tregon se ky i fsheh lëvizjet e saj, për arsye se përderi sa këta jetojnë bashkë, sido që t’i ketë marrëdhëniet me të, është e pamundur se mos të dijë se ku vete e shoqja.

Përveç këtyre gjërave, ne kemi dyshime edhe për mënyrën e jetesës së saj, për arsye se përderi sa këta jetojnë të ndarë siç pretendon i shoqi, me çfarë të ardhurash e përballon kjo jetesën e saj, kur kjo vetë nuk është në punë. Kemi vënë re disa herë se kur i shoqi ka shkuar me shërbim dhe nuk është ndodhur datën e marrjes së rrogës, rrogën e tij nu ka ardhur ta atërheqë e shoqja, por e ka tërhequr ay vetë kur është kthyer nga shërbimi, atëhere ku i gjen kjo shpenzimet për veten e saj dhe të fëmijës?

Përveç këtyre ne kemi vënë re tek ky ndryshime në jetën e tij, sidomos vitin e fundit dhe për këtë kemi biseduar disa herë. P.sh. ky në punë nuk është i hedhur siç ishte më përpara, ka treguar shenja nervozizmi, nuk shoqërohet me ansjeri, ose shok, është bërë si i hutuar, i vrazhëd dhe i mërzitur, aq sa ka rënë në sy.

Ne mendojmë se edhe për rastin e fundit që e shoqja shkoj në pritjen e bullgarëve, ky ka pasur dijeni dhe ne nuk u informuam për asgjë.

SEKRETARI I ORGANIZATES BAZE TE PARTISE

(Kadri Xhaxhiu)

13 komente në “Dokumenti: Si survejoheshin gratë e huaja në Tiranë deri në dhomën e tyre të gjumit…”

  1. Lulkuqja says:

    O zot cfare tmerri!!! Cfare raportimi….ta marresh e ti hysh me dajak ku i dhemb e ku i djeg….. I ziu ai cpaska hequr…..

    1. Sandokan says:

      E ka gje Rezarin ky Xhaxhiu spiun i ndyre???

    2. shvejku says:

      Ky Kaloqi do beje mire te ruaje gruan dhe vajzat e tij e jo te merret me ato te botes!
      Ky gomar perdor llogjike komuniste per te gjykuar njerezit e asaj kohe!

    3. ju kripsha trute says:

      Njerez te trashe! A e dini se Shqiperia, por dhe gjysma e botes,atehere jetonin ne kohen e Luftes se Ftohte!? A keni idene per cfare behet fjale!? Lufta e Ftohte nuk ishte produkt shqiptar, por pasoje mbareboterore dhe shkak i Fuqive te Medha. Shqiperia ndodhej ne mes te rrjedhave historike, donte apo s’donte ajo! Shqiptaret do duhej te benin detyrat e tyre ne nje realitet te tille boteror. Shteti shqiptar dhe shoqeria shqiptare ishte e organizuar ne ate menyre qe te mbrohej nga cdo rrezik. Nje e huaj natyrisht qe ishte nje rrezik eminent dhe mbahej nen vezhgim. Kjo tregon organizim te mire te shtetit dhe ndergjegjesim shoqeror. Ishin kohe kur cdo gje funksiononte ne Shqiperi dhe askush nuk kishte shanc te thyente ligjin! Kur cdo gje u prish, Shqiperia mori tatepjeten dhe e dime ku perfundoi!
      Sjellje te tilla jane te sigurta qe ndodhnin ne te gjithe vendet, te cilat dashur padashur ishin pjese e Luftes se Ftohte, si ne lindje si ne perendim. Kemi te bejme me LUFTE, pavaresisht qe fatmiresisht mbeti e Ftohte! Cdo vend kishte menyrat dhe mjetet e tij per te realizuar sigurine e brendshme. Kush ka dyshim per kete, eshte thjesht trupeshk dhe i goditur nga propaganda.
      Sa per informacion : shkoni provoheni te dilni vetem ne rruge ne Amerike (jashte zonave qendrore te qyteteve), per 5 min e ke makinen e policise te kembet, qe te ve prangat dhe ha nja 5-6 ore ne biruce derisa te behen verifikimet personale, kush je ca po ben ku shkon ku punon pse po shkon nga po shkon etj etj. Kush ka dhen informacion? Komshiu …

  2. Ageli says:

    merumi me ekonomine dhe mirqenien e ketij populli,ai brez qe pergjoi dhe u pergjua ,po e mbyllin historine dale nga dale,mir ose keq ,historia do e tregoj,por tani si kur jane shtuar divorcet,semundjet pergjimet,vrasjet,droga semundjet mendore,papunesia,anslfabetzmi,injoranca,prostitucioni e shume vese semundje.Meruni me keto semundje te shoqerise,dhe me te ardhmen e ketij populli,qe me siguri nga 4milion te katandiset ne 800,000 sac ishte ne 1944.

  3. Jud Demokrati says:

    Po sot n demokraci a ka spiuneri?

  4. Jud Iskariot Demokrati says:

    Ky burri paska mbajt qendrim t mir sepse nuk e paska spiunu grun ke shteti.ishte koh diktature.
    Sepse tash n demokraci spiuno gruja burrin,dashnorja dashnorin shoku shokun.
    Kur e pyeten para gjyqit te fundit ministrin e brendshem komunist,se perse ai kishte drejtu spiunimin e njerzve ne diktaturen komuniste ai u pergjigj si skenderbeu :”spiunimin nuk ee shpika un.
    ate e mora te gatshme nga demokracija”

  5. Zylo says:

    Ky dashnori ngeli nga kaluci nga kaluci.Nuk dua te merren shume me llafollogjine por ne cdo sistem,njerzit jane te survejuar ne baze te te dhenave te derguar nga te ashtequajturit sigurimi i shtetit.Edhe sot ka femra qe survejohen nga sigurimet e fshehta te shteteve perkatese.Pra Z Kaloci ata thjesht kane bere detyren,prandaj gjej dicka per te qene mos u merr me cicerrina

  6. atdhetari says:

    Mire ja u bente te huajve.Ishim Zot ne token tone

  7. Lumi says:

    Sistem muti dhe parti idiotesh, nuk merreshin me pune po me grat e njeri tjetrit, prandaj perfundoi ne hale. Keshtu I mesoi Enveri, si tja fusnin njeri tjetrit. A nuk ja futi Mehmetit me fejesen e cunit.

  8. Cobo says:

    Cfare thua more Atdhetar? Ti Zot s’ke qene kurre po ndonje sigurims, o thjesht nje cope car.

    1. Tafuti says:

      Cari te hyfte o Cobo Rrapushi ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje