Prokuroria e Krimeve të Rënda ka urdhëruar sekuestrimin e llogarive bankare me vlerë rreth 1 milion euro në emër të një shqiptari të dënuar për trafik droge në Greqi dhe familjarëve të tij.
Pasuritë e sekuestruara mësohet se i përkasin shtetasit Roland Shembitrasi, i cili është vrarë në vitin 2017 në Athinë, raporton Ora News.
Pas një hetimi 8 mujor Prokuroria tha se ka urdhëruar sekuestrimin e shumave që në vlerë totale kapin rreth 1 milion euro.
Shumat monetare mësohet se janë sekuestruar në dy banka të nivelit të dytë në Shqipëri në emër të vetë të dënuarit për trafik droge Roland Ahembitrasi dhe tre familjarëve të tij.
Policia e shtetit në një deklaratë për median theksoi se ky sekuestrim është bërë në kuadër të operacionit “forca e ligjit”.
Në qarqet e drogës, apo “mafia shqiptare” në Athinë, sikurse i quan shtypi grek, Roland Shëmbitrasi njihej me nofkën “Tenxherja”.
Ai ishte bashkëpronar i tre lokaleve, dy prej të cilave janë luksoze dhe ndodhen në lagjen “Kalithea” të Athinës.
Në këto lokale nate shkojnë rregullisht këngëtarë të njohur grekë.
Në vitin 2012, Shëmbitrasi ishte arrestuar nga policia pasi kishte punësuar një ekip prej 10 personash që shpërndanin kokainë me motora tek klientët VIP të 39-vjeçarit.
Dy autorët e vrasjes së tij u shfaqën në lokal dhe shkuan direkt tek tavolina ku po qëndronte 39-vjeçari shqiptar me miqtë e tij.
Njëri prej tyre ju drejtua Shëmbitrasit me ton të lartë: “Mua do ma hedhësh”?
39-vjeçari iu përgjigj ashpër: “Ik mos të të fus ndonjë”!
Në këtë moment, dy atentatorët nxorrën armët dhe qëlluan me tre plumba Roland Shëmbitrasin, duke e lënë të vdekur.
Ndërsa mbetën të plagosur shqiptari tjetër Gjergji Kapaj që ishte në tavolinë dhe dy grekë, klientë të lokalit.
Policia greke dyshon se shqiptari është ekzekutuar pasi kishte marrë një sasi droge dhe nuk kishte paguar furnizuesit e tij.
Njoftimi i Policisë
“Forca e Ligjit” – Sekuestrohen rreth 1 milionē euro të dyshuara si të përfituara nga trafikimi i narkotikëve në Greqi
Në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, në vijim të punës për gjurmimin, evidentimin dhe sekuestrimin e aseteve dhe llogarive bankare që dyshohet se rrjedhin apo janë përfituar nga veprimtari kriminale, pas procedimit nr.443 të vitit 2017, Policia e Shtetit bazuar edhe në shkëmbimin e informacioneve me partnerët, referoi materialet e para në Prokurori për fillimin e procedimit pasuror për shtetasin R.Sh. Në vijim u regjistrua edhe procedimi pasuror me nr.8, i vitit 2018.
Departamenti i Policisë Kriminale, Drejtoria Hetimore Qendrore, u informua nga agjenci ligj zbatuese për veprimtarinë e kundërligjshme të shtetasit R.Sh. Bazuar në materialet e dërguara nga Policia e Shtetit, me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda vendosi sekuestro preventive për llogari bankare të shtetasit të lartpërmendur dhe familjarëve të tij.
Kështu në gusht 2018 u bë ekzekutimi pranë një banke të nivelit të dytë, i vendimit për vendosjen e sekuestros së llogarive bankare në emër të shtetasve: K.Sh. R.Sh. V.Sh. dhe A.Sh., në vlerën 42.000.000 lekë.
Pranë një tjetër banke të nivelit të dytë, u bë ekzekutimi i vendimit të gjykatës për vendosjen e sekuestros së llogarive bankare në emër të shtetasve:
K.Sh. në shumën 17.033.337 lekë;
B.Sh. në shumën 924.922 lekë;
R.Sh. në shumën 51.444.350 lekë.
Në total u sekuestrua shuma 111.402.609 lekë, të cilat dyshohet se janë produkt i veprimtarisë kriminale të shtetasit R.Sh. në fushën e “Trafikimit të lëndëve narkotike”, në Greqi. Hetimet vazhdojnë për të verifikuar pasuri të luajtshme apo të paluajtshme si dhe llogari bankare të dyshuara me prejardhje kriminale.
Gjatë periudhës Nëntor 2017 – Gusht 2018 janë kryer 14 goditje në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, si dhe ka nisur hetimi penal lidhur për asetet e paligjshme të tyre.
Operacioni “Forca e Ligjit” me te vdekurit.Mbaruan te gjallet?
Po mire kur do e bejne gazetaret tane dallimin midis biznesit dhe trafikut te paligjshem ? Pse biznesmen eshte ky ?
“Forca e Ligjit” edhe Likja shkon te laje mekatet ne Malin e Tomorrit pa ju dridhur qerpiku per cfare i ka bere ketij vendi..? Pse veni per 1 milion ju pederasta, shkoni tek Likja edhe do nxirrni miliarda $$$
po likja rama she berisha harrova Jan gjall,hallall forca e ligjit
Këta nuk quhen “biznesmenë” ,por trafikantë droge,ore degjenerata.
Likja ka dhe florinj.Mundohet Rama tja kaloje prandaj dhe Likes i vjen inat.
Forca e leshit saliu Rama metà Jane akoma aty kush i lontrollon